Vetëm Amerika zyrtare na ka çliruar me 1999 duke e përzën më luftë Serbinë nga Kosova, kujdes e maturi për shtetin nga politika e Kosovës!

Vetëm Amerika zyrtare na ka çliruar me 1999 duke e përzën më luftë Serbinë nga Kosova, kujdes e maturi për shtetin nga  politika e Kosovës!
Vetëm Amerika zyrtare na ka çliruar me 1999 duke e përzën më luftë Serbinë nga Kosova, kujdes e maturi për shtetin nga  politika e Kosovës!

Rexhep Shahu

  • 26 November 2022 - 16:57

Shkruan: ANALISTI - Rexhep Shahu

Ne shqiptarët nuk e fituam vetë Kosovën, nuk e nënshkruam ne vetë, dhe asnjë shqiptar nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e kapitullimit të mundjes së Serbisë në Kumanovë në qershor 1999. E kanë nënshkruar ndërkombëtarët, amerikanët dhe ata kanë domosdo tagrin edhe sot të na udhëzojnë sepse ata kanë luftuar për ne, kanë bërë 78 dite luftë nga ajri kunder Serbise dhe mijëra ditë luftë politike e diplomatike për në shqiptarët.

-Çështja e targave serbe ishte një flakë kashte që për pak dogji Qeverinë e Kosovës, ishte një gote uji në të cilën desh u mbyt qeveria e Kosovës. Sepse ishte çështje aq e vogël dhe nuk ishte punë e qeverisë por punë e policisë rrugore, punë shumë teknike dhe vetëm administrative e policisë rrugore. Dikush që vozit në një shtet me targa të huaja, për atë shtet duhet të zbatoje legjislacionin vendor e ndërkombëtar. Policët rrugor e dinë më mirë se çfarë u kërkojnë atyre që vozisin me targa të huaja. Ndërsa po shkohet drejt fundit të durimit dhe fundit logjik të mbylljes së bisedimeve mes Kosovës e Serbisë, duhet të jemi të kthjelltë se shqiptaret janë fitues real e serbët humbës, të mundur.

Serbëve u është marrë Kosova nga bashkësia ndërkombëtare dhe u është dhënë shqiptarëve. Shqiptarët e kanë Kosovën dhe Amerika e NATO ua dhanë shqiptarëve. Ne shqiptarët nuk e fituam vetë Kosovën, nuk e nënshkruam ne vetë, dhe asnjë shqiptar nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e kapitullimit të mundjes së Serbisë në Kumanovë në qershor 1999. E kanë nënshkruar ndërkombëtarët, amerikanët dhe ata kanë domosdo tagrin edhe sot të na udhëzojnë sepse ata kanë luftuar për ne, kanë bërë 78 dite luftë nga ajri dhe mijëra ditë luftë politike e diplomatike për në shqiptarët. Besoj se tani do t'ia lidhin gryken thesit dhe do ta mbyllin një marrëveshje. Kosova do tu mbetet shqiptarëve siç e kanë, serbëve lokale që e pranojnë shtetin e Kosovës dhe jetojnë në Kosovë mund tu shtohet ndonjë e drejtë, por nuk u humbet asgjë shumicës shqiptare që posedon dhe qeveris Kosovën, shumicës shqiptare që qeveris edhe serbët e Kosovës.

Besoj se do të funksionoje ajo qe thoshte presidenti Rugova se duhet një fund i bisedimeve pasi nëse nuk do të mbyllen bisedimet do të pësojmë fatin e bisedimeve pa bisedime pa fund e maje mes palestinezëve e izraelitëve. Amerikanët janë prani edhe kur nuk janë për punët e Kosovës. Ata dirigjojnë edhe në mungesë punët e Kosovës. Çdo shitje mendsh amerikanëve është poshtërim i vetes pasi çdo shqiptar duhet ta dijë se ende sot e gjithë ditën sigurinë dhe territorin na e mbron dhe siguron Amerika.

Çfarëdo marrëveshje që të ofrohet nga BE apo kushdo, duhet verifikuar a janë dakord amerikanët dhe kaq,. sepse amerikanët aktualisht janë mbikëqyrësit e suksesit të tyre dhe tonin njëkohësisht. Kosova para se me qenë një histori suksesi shqiptare, është mbi të gjitha një histori suksesi amerikane. Sido që të jetë plani evropian për marrëveshje, plan franko-gjerman apo çfarëdo, vetëm të jenë dakord amerikanët dhe shqiptarët duhet të nënshkruajnë. Asnjë zyrtar shqipar sot nuk mundet të dalë me patriot shqiptar se sa Amerika zyrtare që e ka çliruar dhe po e mbron Kosovën. Kështu kamë menduar dje, para dy dekadash, dhe kështu mendoj edhe sot.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".