Kosova ti kthehet kultivimit zhvillimit të identitetit të vetë paqësor!

Kosova ti kthehet kultivimit zhvillimit të identitetit të vetë paqësor!
Kosova ti kthehet kultivimit zhvillimit të identitetit të vetë paqësor!

Agim Bajrami

  • 27 November 2022 - 08:47

Shkruan:ANALISTI-Agim Bajrami

 

Kosova, me dekada ka investuar duke ndërtuar identitetin e vetë paqësor e konstruktiv në proceset zhvillimore në rajon dhe më gjerë, dhe vetëm përmes politikave paqësore mund të arrij ti ruaj miqtë dhe partnerët ndërkombëtar e të arriturat e përbashkëta në,lirinë tonë në krijimin dhe ndërtimin e shtetit tonë të përbashkët të Kosovës. Kosovës, nuk i duhen ndjekja e politikave izoluese të çrregullimeve, dhe as të politikave komuniste enveriste, për të luajt rolin e të fortit ,kur nuk jemi dhe nuk na duhet ,"roli i të fortit".

 

Kosova, nuk guxon të rrëshqet në rolet e politikave destabilizuese për vendin dhe rajonin, dhe shtyrjes së vendit në pozitën e menaxhimit të konflikteve nga bashkësia ndërkombëtare. Kosova, duhet të ndjek 'vizionit e mençurisë rugoviane' të politikave shtetërore e kombëtare,të cilat ofrojnë; paqe,siguri dhe mirëqenie të përgjithshme shoqërore. Asnjëherë,përmes politikave konfrontuese e të kundërshtimit të vrazhdë, e të gjithçkaje, do të sjellin ngurtësi e vrazhdësi në marrëdhënie ndërkombëtare dhe në politikën e jashtme si tërësi,dhe nga kjo, Kosova nuk do të fitoj asgjë.  Dhe përmes qasjeve të tilla, ndryshohen rolet e marrëdhënieve ndërmjet ,Kosovës dhe Serbisë ,ku Kosova, nga subjektiviteti i saj paqësor, kalon në atë destabilizues, ndërsa, Serbisë i mundësohen, të prezantohej, si subjekt paqësor, në politikat e saja diplomatike. Kosova, me dekada ka investuar duke ndërtuar identitetin e vetë paqësor e konstruktiv në proceset zhvillimore në rajon dhe më gjerë, dhe vetëm përmes politikave paqësore mund të arrij ti ruaj miqtë dhe partnerët ndërkombëtar e të arriturat e përbashkëta në,lirinë tonë në krijimin dhe ndërtimin e shtetit tonë të përbashkët të Kosovës. Kosovës, nuk i duhen ndjekja e politikave izoluese të çrregullimeve, dhe as të 'politikave komuniste enveriste, për të luajt rolin e të fortit ,kur nuk jemi dhe nuk na duhet ,"roli i të fortit". Situata nëpër të cilën po kalon vendi dhe  përtej kësaj edhe rajoni, e shtron një pikëpyetje të madhe :Ballkanasit, në luftë apo paqe?! Ballkanasit, të predispozuara me mendësinë e tyre për lufte, paqja po duket se është jashtë konceptit të formimit të tyre njerëzor.

Përendemi,është vënë në vrull të angazhimit për ti ndal 'bishat e egërsuara ballkanase', të mos luftojnë në mes veti,ku secili, duke u thirrur në mendjet e arsyetimet e tyre të çmendura, sipas të vërtetave të tyre primitive. Në Bruksel ,të dy palët ,Kosova dhe Serbia, në takimin e parafundit aksidentalisht  i thanë jo paqes, jo dialogut, jo bashkëpunimit, jo respektit, dhe jo besimit të ndërsjellët, duke shkuar në zgripc për  ti thënë, "PO luftës" , dhe për çka, njeriu normal vështirë e ka ti kuptoj mendjet e tyre të sëmura, e sidomos, të politikës të lidershipit ballkanas, “të sundimit e dominimit kundër njërit tjetrit”. Dhe tani janë vënë në lëvizje maksimale, diplomacia amerikane dhe ajo e perëndimit, në hulumtimin e hapësirave, për të bë të mundshme PAQEN E BALLKANASVE të mendjeve të tyre të sëmura. Dhe a është e mundur , mbetet të shihet në vijim. Prandaj Kosova ti kthehet identitetit të vetë paqësor, nuk guxon të rrëshqet në rolet e politikave destabilizuese për vendin dhe rajonin!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".