Serbia do të vazhdon me mashtrime, nuk do ta pranon kurrë marrëveshjen finale me Kosovën

Serbia do të vazhdon me mashtrime, nuk do ta pranon kurrë marrëveshjen finale me Kosovën
Serbia do të vazhdon me mashtrime, nuk do ta pranon kurrë marrëveshjen finale me Kosovën

Blerim Burjani

  • 28 November 2022 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Linja jonë është demokracia perëndimore dhe kaq. Nuk duhet të ketë as strese e as nervozë, e as për asgjë s'ka nevojë të nxitimi por as nevojë të zmbrapsjes dhe hezitimit. Frustrimi është dështim në politikë, sepse kur të udhëheqësh, duhet fol pak dhe vepruar shumë në dobi të shtetit.

-Loja dhe cirku i Vuçiqit do te vazhdoj edhe më tutje në atë stilin dhe me moton nxenëm nëse mundesh të më zësh. Në mungesë të “kreativitetit” nga pala negociuese e Kosovës, Serbia arriti ti ruaj akoma targat ilegale të nxjerra nga autoritet serbe. Pra i tërë angazhimi ra poshtë. Ishte angazhim i kotë në mungesë të dijes. Kjo do të thotë që kur nuk ke strategji dhe nuk din, nuk ia vlen për të bërë probleme kot së koti.

Vuçiq shpresonte që te mbeten targat KS , po arriti madje edhe ti mbaj targat KM,UR ,PR, çfarë katastrofe e padijes. Janë gënjeshtra të Vuçiqit që do të ketë konflikt në veri të shtetit të Kosovës, ky është iluzion serb sepse askujt në Kosovë nuk i intereson konflikti ,dhe askush nuk merret me veriun përveç Serbisë . Gënjeshtrat e tyre janë monotone dhe bajate. Janë shumë absurd komentet e Vuçiqit për konflikt. Ai konflikt ekziston vetëm në kokën e Aleksandër Vuçiqit dhe serbëve të dehur nga propaganda nacionaliste dhe iluzioni i tyre. Nuk ka konflikt. Pala kosovare duhet të jetë shumë e kujdesshme dhe e konsultuar në çdo veprim me faktorin ndërkombëtar, mbështetësit e pavarësisë së Kosovës. Kur je në pushtet duhet me fol shumë pak me nxjerr vendime të mençura për shtetin, jo për të bërë analiza.

Politika nuk udhëhiqet me frustrime dhe panik, pushteti aktual akoma duket sikur është në panik. Duhet liruar nga kjo ndjenjë sepse nuk ka nevojë për strese, por duhet udhëhequr politikën në pajtim me standardet perëndimore. Linja jonë është demokracia perëndimore dhe kaq. Nuk duhet të ketë as strese e as nervozë, e as për asgjë s'ka nevojë të nxitimi por as nevojë të zmbrapsjes dhe hezitimit. Frustrimi është dështim në politikë, sepse kur të udhëheqësh, duhet fol pak dhe vepruar shumë në dobi të shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".