Në pritje të marrëveshjes finale me Serbinë nuk e kemi luksin për konfrontim, është koha për bashkim

Në pritje të marrëveshjes finale me Serbinë nuk e kemi luksin për konfrontim, është koha për bashkim

Gani Qarri

  • 28 November 2022 - 15:30

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri

 

Pas gjithë situatës alarmante që u krijua artificialisht nga Serbia dhe arritjes së marrëveshjes për targat ilegale serbe mes Kosovës dhe Serbisë më 23 nëntor, është koha që më në fund, të mobilizohet dhe unifikohet klasa politike e Kosovës, pozitë dhe opozitë, për tu akorduar në pritje të vazhdimit intensiv të dialogut për marrëveshjen finale me Serbinë hegjemoniste.

 

Krye diplomati evropian, Josep Borell, pas marrëveshjes për targat, paralajmëroi se në ditët në vijim do t’i ftojë liderët e të dyja shteteve në Bruksel për të diskutuar për “Propozimin e Brukselit”, një dokument që është duke qarkulluar, që nga muajt e fundit  të verës , nëpër duart e zyrtarëve të Kosovës e Serbisë dhe fillimisht u quajt plani franko-gjerman i mbështetur nga Franca dhe Gjermania, projekt i cili sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian, ka për qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Projekt i mbështetur nga Franca dhe Gjermania, por që zyrtarët e BE-së e quajtën “propozim evropian”, i cili ende nuk ka dalë zyrtarisht në opinion, nga goja e politikanëve në Kosovë, përderisa në Serbi, kanë dalë detaje të pjesshme, por të  rëndësishme, të vlerësuara pozitivisht dhe të pranueshme nga pala kosovare, ndërsa të kontestuara nga ajo serbe, megjithëse të dy palët janë ftuar në Bruksel, për shqyrtimin e tij dhe arritjen e një marrëveshje të mundshme deri në mars të vitit 2023 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë agresore, e cila tregon hapur se nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve, por për gllabërimin me forcë dhe shantazhe të territoreve më vitale të Kosovës.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".