Republika e Kosovës është kompetente për të vendosur për veriun vetëm në bazë të Kushtetutës

Republika e Kosovës është kompetente për të vendosur  për veriun vetëm në bazë të Kushtetutës
Republika e Kosovës është kompetente për të vendosur  për veriun vetëm në bazë të Kushtetutës

Muhamet Kelmendi

  • 29 November 2022 - 07:52

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Pas marrëveshjes së bërë në Bruksel, nuk do të thotë që kërkohet në mënyrë automatike të rikthehen të dorëhequrit nga grupi neofashist serb i Vuçiqit në punë. Dorëheqjet kanë karakter dhe efekt juridik të pa revokueshëm. Shteti nuk mund të luaj me normat e veta kushtetuese.

-Të dorëhequrit e komunitetit serb nuk janë detyruar nga Kosova me masa dhunuese që të largohen nga puna. Nuk është bërë presion mbi ta. Nuk kemi as një masë të ndërmarr për ti detyruar të dorëhiqen.

Janë thjeshtë dorëheqje vullnetare të karakterit neoshovenist serbomadh. A do të rikthehen në punë varet nga vendimi i shtetit të Kosovës. De-jure shkaku i dorëheqjes, edhe pse me presion të Beogradit, merret vendimi për targa!!??

A do të lejohen varet nga Prishtina!?

Janë disa çështje që e vështirësojnë këtë çështje.

1. Shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës.

2. Zëvendësimi i deputetëve të dorëhequr nga kandidatët tjerë të të njëjtës listë apo të partive tjera të minoritetit serb.

3. Dorëheqjet pa revokim dhe

4. Lidhja e çështjes së Kosovës veriore me shtetin serb.

Çështjet e tilla e vështirësojnë gjendjen e tillë. Ato e bëjnë të vështirë retroaktivitetin e tërë situatës së bërë.

Nuk ka mundësi që Beogradi të vendos për Prishtinën.

Duhet thënë qartë : Tërë çështja varet nga qëndrimet e shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".