Loja e fundit me turp e BE-së në finale të liberalizimit të vizave me kushtëzim për qytetarët e Kosovës

Loja e fundit me turp e BE-së në finale të liberalizimit të vizave me kushtëzim për qytetarët e Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 29 November 2022 - 15:59

Shkruan:ANALISTI-Hajrullah Tërnava 

 

Shtetet e BE-së, që në shumicë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, tani me këto pengesa të stërzgjatura që po i bëhen Kosovës, që kemi mbetur shteti më i izoluar në botë, po e marrin një përgjegjësi në veti, sepse Kosova megjithatë i takon Evropës, nuk është e drejtë të izolohet  në këtë mënyrë. Kjo është dobësi dhe mangësi e vetë shteteve të BE-së, e sidomos atyre pesë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën. Përgjegjësi serioze kanë edhe shtetet e BE-së të cilat e kanë njohur Kosovën si shtet të pa varur sepse ato ishte dashur të bëjnë një trysni më të madhe në pesë shtet hezituese për njohjen e Kosovës, sepse Evropa është kontinent i të gjitha shteteve që e përbëjnë atë.

 

Tani vazhdimi i zvarritjes së liberalizimit të vizave , siq po planifikohet, deri në janarin ne vitit 2024 tregon mungesë uniteti dhe sinqeriteti brenda vendeve të BE-së. Këto sjellje të shteteve të BE po e marrin përfundimisht epilogun e mbajtjes në izolim të shtetit të Kosovës me vizat, me një vonesë tepër të madhe. Propozim vendimi këshilltarëve në Bruksel për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, për të cilin nga Presidenca çeke është bërë e ditur se janë afër kompromisit që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar 2024 sado që duhet pranuar, është mjaft i vonuar dhe duket sa kë për qëllim edhe një proces që ndërlidhet me tema  politike që e mbajnë të kushtëzuar. Me situatat me të cilat jemi ballafaquar ne si Kosovë deri me tani, edhe mundë të përdoret edhe ky afat i tej zgjatur, edhe si një karrot e joshjes por edhe presionit shtytës në fazën dinamike të dialogut mes Kosovës dhe te Serbisë, për një kompromis plus në arritje të marrëveshjes finale. Data 1 janar 2024 thuhet të ketë qenë kërkesë e Spanjës, shtet i cili nuk e ka kundërshtuar si proces liberalizimin e vizave, pavarësisht faktit që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Janari 2024 po shihet si një kompromis për të pasur vendim unanim me konsensus, derisa Republika e Çekisë e cila aktualisht udhëheq Presidencën gjashtëmujore të BE-së kishte kërkuar që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023, pra diferenca është vetëm për një muaj. Një kërkesë e tillë e Spanjës kishte ardhur me arsyetimin se çështja e liberalizimit të vizave nuk dëshiron të jetë në agjendë në kohën sa me Presidencën e BE-së udhëheq Spanja, vend ky që nuk e njeh shtetësinë e Kosovës. Spanja do të udhëheqë me Presidencën e BE-së nga korriku deri më 31 dhjetor 2023. Ky do të jetë vit i plotë në pritje, edhe një fazë tjetër serioz, për institucionet e Republikës së Kosovës, për tu dëshmuar nga qeveria dhe institucionet e drejtësisë, në qasjen serioze të sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Prandaj Kosova duhet të jetë gjithnjë e gatshme dhe në vepër të tregohet se i lufton të gjitha të këqijat e llojeve kriminale në vendin e saje, dhe është e përkushtuar që sa më parë të jetë anëtare e shteteve të BE-së.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".