Pas Malit të Zi edhe Shqipëria e Maqedonia duhet t’i thonë JO të madhe Ballkanit të hapur të Aleksandër Vuçiqit!

Pas Malit të Zi edhe Shqipëria e Maqedonia duhet t’i thonë JO të madhe Ballkanit të hapur të Aleksandër Vuçiqit!
Pas Malit të Zi edhe Shqipëria e Maqedonia duhet t’i thonë JO të madhe Ballkanit të hapur të Aleksandër Vuçiqit!

Dardan Grapci

  • 29 November 2022 - 16:31

Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci

 

Mendoj që tani ka ardhur koha që edhe Maqedonia e Veriut duhet të veproj njësoj sikur Mali i zi, e pastaj Shqipëria, sepse mos të harrojmë, se Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq kanë qenë ata që i kanë bërë presion Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në këtë projekt.

 

Më në fund e kanë kuptuar Malazezët planin e Aleksandër Vuçiqit, prandaj kurrë nuk është vonë për t’ larguar nga një plan i cili ka për qëllim shkatërrimin e rajonit, në këtë rast të Ballkanit. Është një veprim i guximshëm dhe i qëlluar qe Kuvendi i Malit të Zi është larguar nga Ballkani i Hapur, sepse me këtë projekt jo vetëm që do kishin pasur dështime, por edhe konflikte kulturore, politike dhe ndër-etnike, në këtë mes Shqiptarëve dhe Serbëve, si dhe mes të Malazezve – Serbëve e- Shqiptarëve. 

Mendoj që tani ka ardhur koha që edhe Maqedonia e Veriut duhet të veproj njësoj sikur Mali i zi, e pastaj Shqipëria, sepse mos të harrojmë, se Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq kanë qenë ata që i kanë bërë presion Maqedonisë së Veriut për tu anëtarësuar në këtë projekt.Kosova qysh në fillim ka bërë mirë që është distancuar nga ky plan shkatërrimtar, sepse po të kishte pranuar, sot numri i të rinjve që do ishin larguar nga Kosova, do rritej deri mbi 50%.  Vuçiqi duhet ta kuptoj se më nuk ka forcë për ta udhëhequr Ballkanin e Hapur, nuk e ka më atë respekt sikur në vitet e 80 - 90 , kur në atë kohë Jugosllavia jepte urdhra, tani jemi në vitin 2022, dhe koha e ish-Jugosllavisë ka kaluar, prandaj më vjen keq për popullin serb që janë duke rënë në grackën e Aleksandër Vuçiqit, sikurse që ka ndodhur viteve 91-97 kur serbët kanë rënë në grackën e Sllobodan Millosheviqit. Ajo se çka duhet të ceket është se sot rinia e komunitetit serb në Kosovë dhe Serbi janë duke u distancuar nga politikat e Vuçiqit gradualisht, prandaj me gjithë ato djegie të veturave po tenton të përhapë frikë përsëri tek Serbët, dhe duke i fajësuar shqiptarët kosovar.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".