Kosova dhe Shqipëria po e marrin primatin e shteteve liderë të trafikut të drogave!

Kosova dhe Shqipëria po e marrin primatin e shteteve liderë të trafikut të drogave!

Gani Qarri

  • 01 December 2022 - 07:41

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Mjerisht ky është edhe një alarm tjetër serioz i cili flet hapur për lidhjen e fuqishme të politikës me krimin galopant, kurse drejtësia e nënshtruar dhe kontrolluar nga politika nuk bënë gjë tjetër përveçse pozicionohet shumë lehtë dhe pa hutueshëm në mbrojtje të heshtur të mafies dhe krimit të organizuar!

-Shkaku i lidhjes së drejtësisë aq ngushtë me mafien dhe krimo politikën, mos funksionimi i organeve të ndjekjes, hetuesi, gjyqësi dhe polici të kontrolluara nga oligarkia mafio-politike, është pasoja që Kosova dhe Shqipëria po e marrin primatin e shteteve liderë të trafikut dhe konsumimit të substancave narkotike, të drogave në rajon e më gjerë! Madje Qendra Evropiane e Monitorimit të Drogës, në publikimin e një raporti rajonal për përdorimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Ballkanin Perëndimor, nxjerrë shifra alarmante për të dy shtetet shqiptare, Shqipërinë dhe Kosovën dhe thekson se rajoni po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në shpërndarjen e drogës drejt Bashkimit Evropian, më së shpeshti kanabis, kokainë, heroinë dhe droga sintetike.

Situata e keqe e brendshme ligjore, e cila lidhet veçanërisht me korrupsionin, është edhe një nga arsyet pse tregtimi i narkotikëve po “lulëzon” në rajon, raport në të cilin theksohet se rrjetet kriminale nga Ballkani Perëndimor janë bërë lojtarë kyç në tregun e drogës në Bashkimin Evropian dhe shkak për këtë ndër të tjera është edhe pozicioni gjeografik i Ballkanit Perëndimor, i cili është veçanërisht i përshtatshëm për heroinën, rajon përmes të cilit kalon edhe rruga e njohur ballkanike për heroinën. E duke hulumtuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në raport konstatohet se në Shqipëri 54 për qind e të rinjve përdorin kanabis dhe 34 për qind në Kosovë, po ashtu goditja që vjen nga drogat dhe llojet e ndryshme të narkotikëve, shtete lidere të Rajonit i nxjerrë, po ashtu Shqipërinë dhe Kosovën.

Por habit fakti se përkundër vëllazërisë së Edi Ramës me Aleksandër Vuçiqin, shkalla e përdorimit të narkotikëve, në Serbi, thuhet se është më e ulët, madje vetëm 7 për qind, dhe 9 % në Mal të Zi, kurse vaji ose ekstrakti i kanabisit, del të jetë më i popullarizuari në Maqedoninë e Veriut me 27 për qind, ndërsa vendet e tjera raportuan 10 për qind ose më pak përdorues të vajit të kanabisit. Mjerisht ky është edhe një alarm tjetër serioz i cili flet hapur për lidhjen e fuqishme të politikës me krimin galopant, kurse drejtësia e nënshtruar dhe kontrolluar nga politika nuk bënë gjë tjetër përveçse pozicionohet shumë lehtë dhe pa hutueshëm në mbrojtje të heshtur të mafies dhe krimit të organizuar! Vetëm pas ndryshimeve rrënjësore që kanë ndodhur në politikën Kosovare, ku ish pushtetarët, abuzuesit dhe uzurpatorët e shtetit sunduan plotë dy dekada, ndodhi përmbysja e madhe e ndryshimit, ku ka shpresë për spastrimin përfundimtar dhe njëherë e mirë nga korrupsioni e krimi i organizuar, përmes fuqizimit të sundimit të ligjit, veçanërisht me reformat më të reja dhe Vetting-un në drejtësi!

Prandaj është momenti i fundit, që të ndodhë një ndryshim i madh edhe në Shqipëri, pasi që të gjitha të këqijat, në vijimësi vijnë nga bashkëpunimi i krimit dhe zgjerimi i tij ndërkufitar e përtej, krim i instaluar nga shteti i kapur i regjimit narko mafioz të Edi Ramës, i cili deri para pak vitesh kishte lidhje të ngushta edhe me krimo-politikën Kosovare, sidomos me mbeturinat e SHIK-ut ilegal dhe partitë e inkriminuara, të cilat për dy dekada me radhë, shpërndanë dhe thelluan gjithanshëm krimin e organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".