Stop policëve të telekomanduar nga Beogradit në policinë e Kosovës!

Stop policëve të telekomanduar nga Beogradit në policinë e  Kosovës!
Stop policëve të telekomanduar nga Beogradit në policinë e  Kosovës!

Naim Miftari

  • 01 December 2022 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari

Policët Serb të Kosovës, ata të Thaçit e Daçiqit, që e lëshuan punën me urdhër të Aleksandër Vuçiqit dhe Beogradit, nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë për tu kthyer prapë në punë, asnjëri nga ata dezertor, dhe asnjë polic që se njeh shtetin nga ku jeton dhe merr rrogë nuk ka çka kërkon ta mban prapë uniformen e policit të shtetit të Kosovës!

-Ne duhet ta kemi shumë të qartë se janë tri armët kryesore serbe me të cilat aparati shtetëror i Aleksandër Vuçiqit po lufton kundër Kosovës. Pos në Kosovë ndodh nuk ka askund në bot rast apo shtet tjetër që deputeti i shtetit punon kundër integritetit të shtetit të vet për interesa të një shteti fqinj armiqësor. Lista Serbe që pos për Beogradin punon direkt edhe nën urdhrat e kishës mesjetare Serbe. Kjo lëvizje politike serbomadhe është produkt i marrëveshjeve sekrete të Vuçiçit, Daçiçit e Thaçit kur përgatisnin edhe terrenin për ndarjen e Kosovës me Edi Ramen, Baton Haxhiun, Isa Mustafën, Skënder Hysenin, Vlora Çitakun,Jonin Bolltonin dhe Riçard Grenellin!

Ata që e duan paqen dhe lirinë e popullit të vetë duhet të jenë gjithmonë të gatshëm edhe për luftë sepse derisa ta udhëheq Serbin Kisha mesjetare Serbe normalizim i marrëdhënieve me Kosovën nuk besohet se do të ndodhë. Do të ketë vetëm një pushim para ndonjë “pushtimi” e ndonjë masakre të radhë. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbin do të bëhet vetëm në rast se Kosova do të ketë ushtrinë dhe policinë mirë të dhe shumë më të përgatitur se sa forcat Serbe!

Të vetmet armë që Serbia mundet dhe po i përdor kundër shtetësisë së Kosovës nga viti 1999 deri në vitin 2022 janë:

1 .Bisedat me Serbin, me të cilat Serbia po abuzon, dhe nuk pyet askush pse duhet medoemos Kosova me u marr vesh me çdo çmim me Serbin kur shteti Serb bisedat është duke i përdorë edhe si një armë kundër shtetësisë së Kosovës?

2. Pastaj është tregtia, blerja e qindra milion mallra nga Serbia vit për vit dhe varësia e Kosovës për mallrat dhe industrinë ushqimore Serbe!

3. Ndërsa e treta janë pushtetarët Shqiptarë me orientim proverb që deri dje ishin në pozitë, sot opozita e Kosovës dhe pushteti i Edi Ramës në Tiranë. Këtyre nuk ju intereson fare interesi strategjik kombëtar, por në fakt ju intereson vetëm interesi i tyre privat si paret, pushteti ku përmes korrupsionit dhe krimit t organizuar sot janë bërë multi miliarderë.!

Sot për sot i vetmi vend që është hapur kundër interesave serbo ruse është Britania e Madhe dhe vendi jon duhet ta shfrytëzoj këtë fakt për ta forcuar diplomacinë, policin por sidomos për ta forcuar ushtrinë tonë me armë dhe trajnime përmes ndihmës së Londrës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".