Pse nuk po zbardhen atentatet në Kosovë, a janë duke u strehuar atentatorët në Serbi?

Pse nuk po zbardhen atentatet në Kosovë, a janë duke u strehuar atentatorët në Serbi?
Pse nuk po zbardhen atentatet në Kosovë, a janë duke u strehuar atentatorët në Serbi?

Muhamet Kelmendi

  • 02 December 2022 - 16:52

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Në kuadër të luftës kundër vrasjeve mbi baza politike, atdhetare dhe ekonomike, kemi dështime të rënda të tërë sistemit juridik dhe të sigurisë në Kosovë. Nga përfundimi i luftës çlirimtare, në vitin 1999, e deri më tash u bënë me dhjetëra atentate  kundër veprimtarëve të shumtë në vend.

 

Atentatet kanë qenë të rënda dhe me karakter të urrejtjes së lartë, sidomos atëherë kur mbi baza atdhetare është kryer vepra. Kështu është rasti i atentatit ndaj heroit te popullit, Qerim Kelmendi. Heroin e ekzekutuan në pritë dhe pastaj e djegën edhe trupin. Vrasjet e tilla vijnë nga disa anë dhe ekzekutohen nga grupe të ndryshme kriminale: 1. Urrejtja e madhe naofashiste ndaj atdhetarëve për humbjen e pësuar në Kosovë të shtetit serb. 2. Hakmarrja mbi baza politike, ekonomike dhe të tjera. 3. Ekzekutimi i vrasjeve nga grupet kriminale internacionale. 4. Mungesa e bashkëpunimit rajonal midis organeve të luftimit të krimit të tillë dhe 5. Lejimi dhe organizimi i krimit të tillë nga shteti serb. Ka edhe shumë fakte tjera, të cilat kanë ndikuar që vrasjet e tilla kriminale mos të zbulohen. Mirëpo, fakti kryesor është te shteti serb. Serbia nuk e lufton krimin kundër shqiptarëve. Për më tepër,nga Beogradi dhe BIA serbe janë organizuar atentate dhe janë bërë edhe ekzekutime. Ka edhe atentator të ndryshëm që janë strehuar në Serbi. Mendoj se këtu është shkaku pse atentatet e bëra në Kosovë nuk janë zbardhur.
 
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"