Kultura e mos ndëshkimit dhe e pa përgjegjësisë, të merr fund në shoqërinë dhe institucionet kosovare

Kultura e mos ndëshkimit dhe e pa përgjegjësisë, të merr fund në shoqërinë dhe institucionet kosovare
Kultura e mos ndëshkimit dhe e pa përgjegjësisë, të merr fund në shoqërinë dhe institucionet kosovare

Agim Bajrami

  • 03 December 2022 - 08:17

Shkruan: ANALISTI -  Agim Bajrami

Kultura e mos ndëshkimit dhe e pa përgjegjësisë, të merr fund në shoqërinë dhe institucionet kosovare. Vrasja e gruas shtatzënë në ambientet e QKUK-së,përveç kryesit ,duhet të pason, përgjegjësia penale edhe për: Kryetarin e gjykatës kompetente, që ka lëshuar ' urdhrin mbrojtës' dhe nuk e ka mbikëqyrë; Gjyqtarin e rastit, dhe prokurorin e rastit;- Drejtorin e stacionit policor, i cili mbulon rajonin e vendbanimit të gruas së vrarë, dhe kryerësit; Qendra për punë sociale dhe reparti i gjinekologjisë. Të gjithë ,duhet menjëherë të 'suspendohen e të arrestohen, për mos kryerjen e punëve në kuadër të përgjegjësive ligjore e profesionale.

Çuditërisht, problemi i dhunës,nuk trajtohet, në fillimet e shkaqeve të cilat e determinojnë dhunën, por shpesh ,dhuna trajtohet në pasojat e saja. Atëherë, cilët janë faktor që e determinojnë shtyrjen e dhunës në shoqërinë kosovare?

1. Faktori sociologjik; komuniteti kosovar, identitetin e vetë e ka të ndërtuar në ballafaqimin me vështirësitë ekonomike,me shtypjen shekullore,me të jetuarit në shoqërinë te familjeve patriarkale,me një arsimim më tepër romantik e folklorik, se sa real dhe i mirëfilltë...

2. Nga religjionet e politizuara;

Shoqëria kosovare, kurrë nuk ka arrit të ketë apo të përfiton diçka nga besimi fetar, ndonjë vlerë shpirtërore,ngase edhe religjionet në Kosovë dhe predikuesit e tyre nuk ofrojnë vlera shpirtërore por më tepër ndiqen dogma të tejkaluara abstrakte, dhe të pakuptimta, për pjesëmarrësit,

madje,tempujt e besimeve fetare janë të largëta nga predikimi i të mirës njerëzore, dhe besimin shpirtëror e shtjellojnë sipas doktrinave politike e manipulative;

3. Mediet; Përhapin të pa vërteta, koncepte përçarëse, përcjellin dhe krijojnë në publik ,jo vlera ,pa siguri,dëshpërim,

huti, konfuzitet, lansojnë gënjeshtra dhe lakmi materiale;

4. Institucionet shtetërore; Përfaqësohen nga kjo shtresa e ndikuar dhe formuar nga devijimet në komunitet dhe politika,e nuk kanë kapacitete, dije, aftësi dhe vizion për tu përball me problemet e shfaqura, dhe pastaj problemet e shfaqura, neglizhohen dhe kur eksplodojnë në pasoja fatale.

5. Institucionet e arsimit,thuajse, figurojnë sa për paga të atyre të punësuarve,por nuk ushtrojnë apo kryejnë asnjë punë edukativo-arsimore të dobishme për shoqërinë për çka janë të themeluara dhe i kanë kompetencat e veprimit.

6. Institucionet e drejtësisë;

Janë pjesë e tërësisë së mendësisë së përgjithshme të edukimit e arsimimit ,dhe veprojnë vetëm në pasoja, dhe masa të ndryshme jo profesionale,dhe për raste të ngjashme jepen zgjidhje diametralisht të kundërta ,ndërsa masat parandaluese dhe edukative, e të cilat hynë në kuadrin e kompetencave të tyre ,thuajse,nuk funksionojnë.

7. Institucionet politike në Kosovë: Te cilat qeverisin me vendin, janë strehë e të këqijave dhe krimit në Kosovë...

Dhe kjo është pasqyra e shoqërisë kosovare,dhe jo vetëm që ka dhunë, krim, por do të ketë, shumë e më shumë dhunë e krim.

Dhe kush, ti parandalojë apo ti luftoj këto dukuri negative në shoqëri?

Kultura e mos ndëshkimit dhe e pa përgjegjësisë, të merr fund në shoqërinë dhe institucionet kosovare.

Vrasja e gruas shtatzënë në ambientet e QKUK-së,përveç kryesit ,duhet të pason, përgjegjësia penale edhe për: Kryetarin e gjykatës kompetente, që ka lëshuar ' urdhrin mbrojtës' dhe nuk e ka mbikëqyrë; Gjyqtarin e rastit, dhe prokurorin e rastit;- Drejtorin e stacionit policor, i cili mbulon rajonin e vendbanimit të gruas së vrarë, dhe kryerësit; Qendra për punë sociale dhe reparti i gjinekologjisë. Të gjithë ,duhet menjëherë të 'suspendohen e të arrestohen, për mos kryerjen e punëve në kuadër të përgjegjësive ligjore e profesionale. Mjaft më me të jetuarit e mendësisë fisnore, " të gjithë fajtor,të gjithë të pafajshëm". Secili e ka fajësinë dhe meritat, sipas veprave që bënë, e jo, tw fajësisë, meritave dhe përgjegjësisë kolektive!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".