Serbia mashtron edhe kur dialogon, vetëm anëtarësimi i shpejtë i Kosovës në NATO është zgjidhja e lojës që përfundon

Serbia mashtron edhe kur dialogon, vetëm anëtarësimi i shpejtë i Kosovës në NATO është zgjidhja e lojës që përfundon
Serbia mashtron edhe kur dialogon, vetëm anëtarësimi i shpejtë i Kosovës në NATO është zgjidhja e lojës që përfundon

Blerim Burjani

  • 03 December 2022 - 16:07

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

S’ka gjë prej temës së njohjes nga Serbia. Kosova duhet të hyjë sa më shpejtë në NATO, për të ndalë iluzionin e çmendur serb, se mund të kthehen në Kosovë. Për tu realizuar sa më shpejtë ky projekt, NATO duhet të ndërtojë një bazë të fuqishme ushtarake në Kosovë. Ky do të jetë fundi i kësaj drame tragjiko-komike. Vuçiqi atëherë do ta ketë fatin e Millosheviqit.

-Optimizmi është veti pozitive njerëzore por gjasat janë te vogla,tash dikush nuk po te tregon te vërtetën,
Serbia mohon se ka afat të limituar për tu arritur marrëveshja, Kurti e thotë të kundërtën,logjikisht Serbia luan në letrën e njëjtë logjike dhe me status quo. Nuk mund të ketë afat kohor po ose jo për tu arrit marrëveshje. Pra duke pas parasysh lojën serbe dhe cirkun me të gjithë botën kishe po dialogun, që e vërteta është se Serbia kaherë ka ikur nga dialogu, e ka sabotuar atë dhe nuk i shkon mendja për të pranuar zgjidhje të qëndrueshme serioze, por bënë një lojë fëmijërore dhe cirk. Kjo është e padurueshme, është për tu çuditur deri kur do të lejohet të bëj hajgare me BE-në dhe SHBA-të. Kjo s’do ketë limit fare. Kjo tash po shihet kaherë si cirk, si hajgare. Kjo është një lloj loje si macja me miun, ndjekum nëse mundesh të më nxësh e të tjera hiperbola serbe.

Prandaj unë mendoj q akoma dhe nuk besoj se do të ketë shpejtë marrëveshje finale. Do të ketë diskutime, dialog, monotoni politike dhe fytyra të pakënaqura. Po ashtu unë mendoj që edhe BE-ja e di që nuk do të ketë marrëveshje të shpejtë, por kjo më tepër është thjeshtë sa për të përmbushë obligimin për ndërmjetësim dhe nuk ka shpresë që Serbia do të pranojë ndonjë propozim i cili tani po qarkullon në kanalet diplomatike dhe po apostrofohet nga figurat e ndryshme politike.

Vuçiqi qysh tash është deklarua se nuk a ka ndërmend ta njoh Kosovën, prandaj unë mendoj se është humbje kohe edhe nga BE por edhe nga SHBA me u merr me këtë temë dhe me u marr me Serbinë. S’ka gjë prej temës së njohjes nga Serbia. Kosova duhet të hyjë sa më shpejtë në NATO, për të ndalë iluzionin e çmendur serb, se mund të kthehen në Kosovë. Për tu realizuar sa më shpejtë ky projekt, NATO duhet të ndërtojë një bazë të fuqishme ushtarake në Kosovë. Ky do të jetë fundi i kësaj drame tragjiko-komike. Vuçiqi atëherë do ta ketë fatin e Millosheviqit. Skenari perëndimor do të jetë i njëjtë sikur me Millosheviqin. Nuk ka nevojë të bombardojë Serbinë, por t’i vendosë sanksione ekonomike dhe politike, por edhe NATO të ndërtoj një bazë ushtarake në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".