Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar reagojnë ashpër kundër zvogëlimit të pagave të tyre, janë mësuar të privilegjuar e të  pasuruar në mënyrë të pa merituar

Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar reagojnë ashpër kundër zvogëlimit të pagave të tyre, janë mësuar të privilegjuar e të  pasuruar në mënyrë të pa merituar
Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar reagojnë ashpër kundër zvogëlimit të pagave të tyre, janë mësuar të privilegjuar e të  pasuruar në mënyrë të pa merituar

Dardan Grapci

  • 04 December 2022 - 15:12

Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci 

 

Reagimi i shpejtë dhe vendimi i gjykatës kundër Qeverisë së Kosovës na e dëshmon  si këta njerëz të instaluar në sistemin e drejtësisë , janë të vendosur dhe të prirë  për të menduar vetëm për veten e tyre kur ndihen të rrezikuar. Duke qenë  të dështuar por të pasuruar duke u korruptuar, sillen dhe marrin vendime të padrejta,  mundohen ta mbrojnë veten e tyre nga drejtësia duke i keqpërdorë dhe abuzuar  edhe me ligjet ne fuqi.



Kryeministri Albin Kurti me të drejtë ka thënë - “Ne nuk mund të merremi me vendimet të cilat i bënë gjyqësori, por më duhet të konstatoj me keqardhje që kur vije puna për vetvete po dalin të jenë shumë efikas, për dallim prej lëndëve të panumërta që janë pluhurosur në sirtarët e Pallatit të Drejtësisë, që lëngojnë aty e nuk trajtohen as me kohë e as siç duhet. Pra, është për të ardhur keq që shpejtësinë dhe efikasitetin po dëshmojë atëherë kur kanë interes vetë, interes të ngushtë“. Kjo është një e vërtetë e hidhur të cilën e ka konstatuar kryeministri Kurti dhe askush nuk mundet për ta mohuar. Janë dërguar nëpër prokurori dhe gjykata individ  që nuk e mbrojnë ligjin por duke u korruptuar mendojnë sa më shpejtë për tu pasuruar, madje edhe duke bashkëjetuar atu me nëntokën e krimit të organizuar. Kjo deklaratë e Albin Kurtit është e  vërtetë, dhe tani shtrohet pyetja - Pse Gjykata themelore ne Prishtinë nuk ka reaguar aq shpejtë për skandalet e mëparshme kur i ka bërë ish pozita, që tash është në opozitë dhe pa pushtet,  apo pse nuk kanë reaguar me këtë ritëm për ti arrestuar njerëzit që janë të arrestuar, por me shumë vonesë,  për vrasje, dhunim, ngacmim seksual, korrupsion, etj, por po reagojnë brenda pak orësh duke u ankuar në masat ligjore të drejta të Qeverisë për pagat,  sepse është e natyrshme dhe normale që edhe atyre  po ju zbrazet xhepi dhe llogaria bankare. Për mua kjo është një skandal i dyfishtë, ta drejtosh gishtin nga Qeveria e cila e ka obligim bërjen e ligjit, edhe pse  vetë ata janë fajtor. Kjo është shumë e pa kuptueshme dhe e turpshme, e pa tolerueshme.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".