Qendrat e thirrjeve CALL CENTER në Kosovë duhet trajtohen me ligje, të hetohen kush qëndron mbrapa tyre dhe po mashtron dhe të mbyllen

Qendrat e thirrjeve CALL CENTER në Kosovë duhet trajtohen me ligje, të hetohen kush qëndron mbrapa tyre dhe po mashtron dhe të mbyllen
Qendrat e thirrjeve CALL CENTER në Kosovë duhet trajtohen me ligje, të hetohen kush qëndron mbrapa tyre dhe po mashtron dhe të mbyllen

Dardan Grapci

  • 06 December 2022 - 15:24

Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci 

 

Qendrat e thirrjeve në Kosovë, të ashtu  quajtura CALL CENTER, këtyre 6 viteve të fundit janë duke u hapur sikur lulet në bashqe. Askush nga qytetarët nuk po e din se kush janë pronarët dhe cili është qëllimi i këtyre qendrave të thirrjeve (CALL CENTER), askush nuk po e din se kush po qëndron prapa këtyre qendrave dhe kush janë viktimat e mashtrimit përmes krimit.



Kur është fjala dhe pyetja rreth kësaj piramide të krimit, lejimit të pa pendueshëm të funksionimit të shtëpive të mashtrimit Call Center,  e kam një pyetje për prokurorinë dhe policinë e Kosovës - "A keni informata se kush po qëndron prapa këtyre qendrave të thirrjeve (CALL CENTER)?, nëse po pse s’po filloni me hetime në tërë territorin e Kosovës dhe ti mbyllni mbi 80% prej tyre, duke e ditur që shumë nga këta po i mashtrojnë qytetarët e huaj gjithandej Evropës!?".

Shumë prej këtyre qendrave të thirrjeve (CALL CENTER) janë të destinuar për thirrjet drejtë Gjermanisë, kurse ka edhe në gjuhën Turke dhe Italiane. Qendrat e thirrjeve CALL CENTER në Kosovë duhet me ligj të trajtohen dhe hetohen. Qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë duhet të kenë kujdes nga këto thirrje, sepse shumica prej tyre ja u marrin paret, kurse shërbimin asnjëherë nuk jua kryejnë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".