Pezullimi i bashkëpunimit i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Qeverisë është një shantazh i paramenduar nga kupola e drejtësisë së kapur nga krimi i organizuar

Pezullimi i bashkëpunimit i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Qeverisë është një shantazh i paramenduar nga kupola e drejtësisë së kapur nga krimi i organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 08 December 2022 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Vetë izolimi i KPK-së dhe KGJK-s nga institucionet kryesore të shtetit, për inati të vendimit për paga, është një formë tjetër perfide e shantazhit dhe presionit mbi qeverinë e Kosovës, për të hequr dorë nga vendimi i uljes së pagave për gjyqtar e prokuror, pavarësisht asaj që Gjykata themelore ka vendosur për ta pezulluar atë vendim por qeveria është deklaruar se nuk e njeh dhe nuk do të jetë i zbatuar.

-Në një shtet kur në mënyra detaje nuk janë të sinkronizuara ligjet në mënyra të përgjithshme dhe hierarkike të llogaridhënieve, që qartë dihen sipas hierarkisë se kush kujt i përgjigjet dhe në baza hierarkike për ta ditur se kush kujt i jep llogari për punët dhe obligimet ligjore që duhet ti kryejnë, sikur tani që kemi vakuume dhe zbraztësira që tani qytetari po i bartë e përjeton këto mangësi, në një shtet të tillë nuk ka drejtësi por kaos dhe sundim krimi. Një kaos i tillë po shpërfaqet ditëve të fundit edhe në institucionet e drejtësisë kosovare, sikur që është vendimi i fundit i KGJK-së dhe KPK-së, për ndërprerje të sabotimit të punës sipas vendimit paraprak të shpallur deri më 8 dhjetor, dhe kthim për vazhdim normal në punë por duke u distancuar dhe mos komunikuar fare me institucionet shtetërore të Republikës, qeverinë dhe Kuvendin, dhe trupat e tyre funksionale që kanë të bëjnë me fushën e reformës në drejtësi, par ta vazhduar punën.

Vetë izolimi i KPK-së dhe KGJK-s nga institucionet kryesore të shtetit, për inati të vendimit për paga, është një formë tjetër perfide e shantazhit dhe presionit mbi qeverinë e Kosovës, për të hequr dorë nga vendimi i uljes së pagave për gjyqtar e prokuror, pavarësisht asaj që Gjykata themelore ka vendosur për ta pezulluar atë vendim por qeveria është deklaruar se nuk e njeh dhe nuk do të jetë i zbatuar. Kjo është mënyre e kushtëzimit dhe e rebelimit të strukturave drejtuese në Prokurori dhe në gjyqësor, vetëm fillimi i kapjes nga frika dhe stresi i ballafaqimit të shpejtë me ligjin e Vettingut, i cili ndonëse për këtë vit është duke u vonuar, fillimi i vitit që vjen gjithsesi do ta ketë të miratuar, dhe do të jetë mjeti më efikas për të filluar pastrimin dhe rifreskimin e institucioneve të drejtësisë, duke i nxjerr jashtë sistemit të gjithë ata që nuk kanë qenë në krye të detyrës e zbatimit të ligjit, që nuk janë të denjë për të vazhduar tutje dhe që janë dëshmuar se kanë qenë mbrojtës ose të lidhur ngushtë me krimin. Vetëm ligji i Vettingut në pritje duhet ti zgjedhe këto mosmarrëveshje institucionale, të cilat sistemin e judikaturës e kanë çrregulluar dhe tani populli gjendet i hutuar për këto situata, prandaj tani populli me padurim po e pret jetësimin e këtij ligji të Vettingut, dhe njëherë e përgjithmonë të sinkronizohen këto qëndrime hierarkike dhe llogaridhënie ndaj atyre që e qeverisin Kosovën

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".