Kjo qeveri mos të rrinë duar kryq , ti përvjeli  mëngët dhe punët të vihen në binarët normal

Kjo qeveri mos të rrinë duar kryq , ti përvjeli  mëngët dhe punët të vihen në binarët normal
Kjo qeveri mos të rrinë duar kryq , ti përvjeli  mëngët dhe punët të vihen në binarët normal

Skender Mulliqi

  • 09 December 2022 - 15:42

Shkruan:ANALISTI- Skënder Mulliqi 

 

Politikat tona krijuan njerëz të privilegjuar , krijuan monopole, korrupsion dhe kriminalitete të ndryshme .Njerëzit tanë të politikës u përcaktuan që mos të japin llogaridhënie edhe nëse këtij vendi i del flaka për të katër anët! Nuk i pranoje kush deri më sot fajet për gjendjen e krijuar jo të mirë politike dhe të rrjedhave ekonomike dhe sociale në Kosovë. Kjo kastë politike gabimet që I bën u munduan ti mbulojnë më shumë më fjalë së sa më vepra. Këto gabime në politikë bërje i kushtuan shumë Kosovës dhe qytetarëve të saj.

 

Qytetarët  janë  lodhur  për shumë vite ,nga politikat ditore , janë  lodhur nga lufta që po bëhet për fotele …të lodhur gjithashtu nga demagogjitë dhe demagogët  , nepotizmi e klientelizmi. Qytetarët  po dëshirojnë paga më të larta dhe jetë më të mirë , që janë kërkesa normale për një shtet normal. Klasa politike  u përcaktua për  politika retrograde , për koncepte politike të cilat stopojnë proceset. Politikat tona krijuan njerëz të privilegjuar , krijuan monopole, korrupsion dhe kriminalitete të ndryshme .Njerëzit tanë të politikës u përcaktuan që mos të japin llogaridhënie edhe nëse këtij vendi i del flaka për të katër anët!Nuk i pranoje kush deri më sot fajet për gjendjen e krijuar jo të mirë politike dhe të rrjedhave ekonomike dhe sociale në Kosovë. Kjo kastë politike gabimet që I bën u munduan ti mbulojnë më shumë më fjalë së sa më vepra. Këto gabime në politikë bërje i kushtuan shumë Kosovës dhe qytetarëve të saj. Madje, ju kushtuan edhe me liritë elementare njerëzore .Nuk po dëshirojnë të kuptojnë së rrota historike nuk kthehet mbrapa. Kritika si postulat\ I demokracisë na mëson dhe na motivon që të punojmë në interes të vendit, jo ta bëjmë të kundërtën e saj. Imperativ i demokracisë është rritja e pagave dhe përmirësimi I standardit jetësor të dobët që e kemi aktualisht. Si para kusht për një Kosovë të fuqishme janë edhe individët e përgatitur profesionalisht dhe moralisht. Mos vendosmëria e jonë ka bërë që këta të sillën krejt në mënyrë komode, sikur gjithçka është duke shkuar mirë në këtë vend. Kjo qeveri mos të rrinë duar kryq , por mirë të përvjelë  mëngët që punët të vihen në binarë normal. Është koha që të gjithë qytetarët të gëzojnë të drejtat që ju takojnë. Vetëm kur kemi një shoqëri të lirë dhe demokratike , mund të flasim  për  shtet ligjor e funksional! 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".