Kjo është Mjekësia Ligjore e krimit

Kjo është Mjekësia Ligjore e krimit
Kjo është Mjekësia Ligjore e krimit

Naim Miftari

  • 10 December 2022 - 08:13

Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari

Emërtimi Mjekësi ligjore është vetëm një shprehje e kamuflimit sepse kemi të bëjmë me mjekësi ligjore të krimit.

E kam cekë publikisht edhe para shumë viteve disa herë, se nga pas lufta 1999-2022 mjekësia Ligjore e Kosovës ka qenë në dorën e krimit të organizuar dhe PRONTO MAFIAS.

-Një shembull, ishte vrarë, mbytur nga dajaku me stupca, shufra metalike, stupc bejsbolli, një qytetar i Hajvalisë me emrin Naim.. vrasje e bërë për prona, vrasjen e kishte bërë një familje problematike që merren me ndërtimin dhe shitjen e banesave, punojnë me klanin e Behgjet Pacollit dhe të Isa Mustafës, dhe miku i Hashim Thaçit që ishte kryesori në mjekësinë ligjore.

Pasi e merr një banesë si dhuratë nga të akuzuarit, jep analizë se qytetari fatkeq nuk kishte vdekur nga dajaku, por nga sulmi në zemër! I njëjti ekspert kishte falsifikuar edhe rastin e masakrimit të Dino Asanajt, i njëjti ekspert kishte heshtur edhe faktet bashkë me një Spanjoll të UNMIK-ut të mijëra kufomave civile shqiptare (sipas krye patologut Amerikan) të vrarë gjatë luftës ju kishin heq organet e brendshme nga serbët para se të përfundonin në varre masive!

Mjekësia ligjore KGJK dhe KPK, kanë qenë aleate dhe bashkëpunëtorë të ngushtë në fshehjen të fakteve të mijëra vrasjeve që Serbia i bëri kundër civilëve shqiptar. Mjekësia Ligjore ishte direkt edhe bashkëpunëtorë, edhe në vrasjet që i bënte MAFIA POLITIKE E PRONTOS dhe aleatëve të saj dhe krimit të organizuar pas luftës në Kosovë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".