Kjo është origjina krizës në Veri, të veprohet urgjentisht me vlerësimin dhe masat e zgjidhjes

Kjo është origjina krizës në Veri, të veprohet urgjentisht me vlerësimin dhe masat e zgjidhjes
Kjo është origjina krizës në Veri, të veprohet urgjentisht me vlerësimin dhe masat e zgjidhjes

Agim Bajrami

  • 12 December 2022 - 07:26

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Kosova,duhet të jetë e vëmendshme me Veriun e Kosovës, ngase në vetë veti, e bartë origjinën e pazgjidhur që nga viti 1999, kur forcat ndërkombëtare kanë marr për sipër, administrimin dhe kontrollin e Kosovës, nga edhe u dëbuan forcat dhe administrata okupuese e Serbisë nga Kosova.

-Që nga atëherë , politikë bërësit kosovarë , nuk janë marr me çështjen e Veriut të Kosovës ,por ata, politika shqiptare, u përqendruan në privilegjet e lavdet që i bënin vetë vetit, se kush ka merita më së shumti për lirinë e Kosovës ,duke u përqendruar, në gara dhe rivalitete të ashpra me njëri tjetrin, siç e quanin në atë kohë , “krahu i luftës” ,apo “ krahu i paqes” që identifikohej me politikën paqësore të Rugovës , dhe siç njihej në publik " rugovistët" , që edhe shpesh kalonin në përplasje, të represioneve, dhunës e madje edhe të vrasjeve,ende të pa zbuluara ,autorët e atyre veprave kriminale. Shtet ndërtimi po thuajse, nuk ishte në agjendat e tyre të veprimit politikë apo të politikës kombëtare kosovare. I gjithë përqendrimi, i forcave politike të atëhershme, mbështetej, se kush të konsiderohej tek faktori ndërkombëtarët më i rëndësishëm , për ti zënë pozitat e privilegjet politike të institucioneve në Kosovë.

Serbia, situatën , dhe faktorin politik të Kosovës,i konsistuar, nga injoranca, padituria, e pa përgjegjësia e tyre kombëtare dhe shtetërore, dhe nga kaosi dhe anarkia e mos funksionimit të institucioneve dhe shoqërisë, nga viti 1999, e përdori, në programin e saj politik kombëtar serb , kundër lirisë,pavarësisë dhe shtet ndërtimin e Kosovës. Serbia, duke parë gjendjen e tillë të pas luftës, u përqendrua, që minoritetin serbë kosovarë, të instrumentalizoj, duke e ushqyer me mitin e programit serb kundër shqiptarëve, dhe Kosovës së lirë.

Dhe Beogradi zyrtar, përmes formave dhe mënyrave të veprimit nëpër vendbanimet serbe , e sidomos në veri të Kosovës, instalojë segmentet e saja paralele të shtetit serb , për ti mbajtur të përqendruar 'komunitetin serb' në përkrahje të 'politikave shtetërore serbe' kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Serbia me mjeshtri, përdorte edhe 'kishat dhe manastiret e Kosovës' , si "trashëgimi e tyre kulturore ortodokse serbe" që në të vërtetë,ato , janë trashëgimi e kulturës iliro-shqiptare, dhe në kanalet ndërkombëtare i paraqiten shqiptarët, si rrezikun e fundamentalizmit të ekstremit islam në Kosovë. Dhe kur, edhe bota e civilizuar po ballafaqohej me kërcënimin nga terrorizmi i fundamentalizmit islam.

Serbia ,nëpër xhamitë e Kosovës, kishte infiltruar njerëz dhe para të konsideruara për të shfaqur radikalizmin islam,përderisa në anën tjetër, lidershipi partiak kosovarë, si ai i konsideruar i krahut të luftës , dhe ai paqësor , ishin mbyllur në vetë veti, dhe tërë luftën e bënin në mes veti se ,kush e çliroi Kosovën dhe kush është më patriot,kush ka merita më shumë në këtë drejtim ,dhe kush është forca politike që duhet të pyetet nga ndërkombëtarët. Ndërsa,veriu i Kosovës,shtet ndërtimi dhe konsolidimi i shoqërisë nga traumat e luftës,nuk trajtoheshin nga faktorët politik kosovarë,madje në vetë veti, kishin formuluar mendimin , se Kosova në çështjen e konsolidimit, e demokratizimit apo edhe të shtet ndërtimit i takon përgjegjësisë ndërkombëtare.

Klasa politike e Kosovës, bënte për çështjen e Kosovës, vetëm, kur ishte e shtyrë nga agjendat e mëdha të gjeopolitikës ndërkombëtare për Kosovën, në New York,Washington apo në qendrat e vendosjes evropiane. Klasa politike kosovare në referim të kohës,ishte përqendruar, në aktivitetin e brendshëm, nga 'krahu i luftës' në mbajtje përkujtimore, dhe ngritje të përmendoreve, të te rënëve gjatë luftës, e të krijimit të listave të veteranëve dhe dëshmorëve të luftës, ndërsa 'krahu tjetër politik i paqes rugoviane' , bënte,lojën e viktimës, siç ata donin të thonin në publik , dhe tek ndërkombëtarët , " viktima të krahit të luftës" , kurse kur ishte në pyetje, të qeverisin bashkërisht me institucionet e Kosovës , nuk ishin "viktima të krahit të luftës" .

Dhe në tërësi , klasa politike ,kishte instaluar, mendësinë politike dhe shoqërore , të "PA PËRGJEGJËSISË", dhe Kosova Veriore ,që nga atëherë, (1999) është lënë çështje e pa zgjidhur! Dhe tani,për zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës duhet pranuar faktorët relevantë të lojës së zgjidhjes së çështjes. Faktori i brendshëm kosovar dhe ndërkombëtare, Kosova do të humb nëse nuk trajtohen faktorët e shkaktimit dhe të zgjidhjes së problemit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".