Gjykatat në Kosovë s’janë aq të politizuara, sa janë të varura- Vettingu është ajo “dritarja” e vetme që do mund të bëjë diçka!

Gjykatat në Kosovë s’janë aq të politizuara, sa janë të varura- Vettingu është ajo “dritarja” e vetme që do mund të bëjë diçka!
Gjykatat në Kosovë s’janë aq të politizuara, sa janë të varura- Vettingu është ajo “dritarja” e vetme që do mund të bëjë diçka!

Fadil Maloku

  • 12 December 2022 - 07:40

Shkruan: Sociologu - Fadil Maloku

Pra, “ngucakeqët” provizor e ndonjëherë edhe meskin nga garda e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që ne si publik, pak i njohim dhe pak i shohim në jetën publike, u keqpërdorën aq lehtësisht nga klasa politike, qoftë ajo qeveritare apo opozitare, sa që të mbushet mendja se sundimi i ligjit në Kosovë edhe më tej mbetet vetëm një synim dhe një objektiv i largët shpresëdhënës.

-Unë thënë të drejtën s’shoh edhe aq ndonjë rrezik të madh nga politizimi i institucioneve të “pavarura” të Kosovës, shkaku se; është një fenomen që i ka përcjellur pothuajse të gjitha vendet post socialiste, sa nga partitizimi dhe sidomos klanizimin e tyre! Themi kështu, ngase “tradita” e klanizimit dhe partizimit si frymë po edhe si përvojë e vjetër socio politike, e ka dëshmuar një fakt interesant sociologjik, atë të vonesës së rindërtimit të institucioneve të reja demokratike, gjatë procesit të shtet ndërtimit që në shumicën e vendeve post socialiste, ka dëshmuar më shumë kulturë të sjelljeve kriminogjene, se sa sosh të përvojës demokratike.

Pra, duke u nisur nga vendimet e mëhershme, mënyra e emërimeve, si edhe përvoja e raportit /lexo; servilitetit social i “prodhuar”nga “konsultat” me partitë politike qeveritare dhe opozitare që përveç stabilitetit të brendshëm… reflektuan edhe interesa rajonale! Nga kjo përvojë, kujtojë që Gjykatat po edhe prokuroritë kosovare e kanë vështirë të “shkurorëzohen”, si nga ndikimet e jashtme, ashtu edhe ato të brendshme!

Kur them ndikimet e jashtme, aludimi im është tek perceptimi i interesave që i ka faktori ndërkombëtar, sidomos ky i Brukselit, që në një mënyrë apo tjetrën, ka defekte të theksuara, sidomos në mos artikulimin dhe mos definimin e asaj se çka në të vërtetë kërkon nga institucionet kosovare! Ai amerikan duket pak më i kthjellët dhe më shumë më pragmatik, se sa praktik. Këtu, duket se interesat gjeostrategjike, po i mbizotërojnë të gjitha interesat tjerat.

Aludimet e brendshme, gjithsesi adresohen në drejtim të klaneve që kanë vënë pothuajse monopol të plotë (!)mbi shumë resurse dhe interesa ekonomike të vendit. Natyrisht, këto monopole e interesa “mirëmbahen” dhe avokohen përmes klaneve dhe grupeve joformale që vijnë nga politika nuk kanë ideologji e as interesa kombëtare e as shtetërore. Reperkusionet e mundshme, jo vetëm tani politike nga një vendimmarrje e bazuar në përvojat e mëhershme të institucioneve gjyqësore dhe prokuroriale, vetëm sa e ri dëshmuan tezën time të kahmotshme, se Kosova s’mund të bëhet as pavarur; as sovrane; e as demokratike, pa konsolidimin e kësaj forme të superstrukturës juridiko-politike.

Pra, “ngucakeqët” provizor e ndonjëherë edhe meskin nga garda e gjyqtarëve dhe prokurorëve(që ne si publik, pak i njohim dhe pak i shohim në jetën publike, u keqpërdorën aq lehtësisht nga klasa politike, qoftë ajo qeveritare apo opozitare, sa që mbushet mendja që sundimi i ligjit në Kosovë edhe më tej mbetet vetëm një synim dhe një objektiv i largët shpresëdhënës. Vettingu, ndoshta është ajo “dritarja” e vetme që do mund të bëjë diçka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".