Aktet terroriste në veri drejtohen kundër zgjedhjeve

Aktet terroriste në veri drejtohen kundër zgjedhjeve
Aktet terroriste në veri drejtohen kundër zgjedhjeve

Muhamet Kelmendi

  • 12 December 2022 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Rendi kushtetues dhe integriteti territorial janë të pa negociueshme në Republikën e Kosovës. Është pritur që në veri të Kosovës bëhen veprime kriminale dhe terroriste. Këtë e ka deklaruar edhe vetë krimineli i luftës, terroristi Aleksandër Vuçiq. Ai tha: " Veriu nuk duhet të lejoj pushtet tjetër. Ata ( shih: qytetarët serb) duhet të veprojnë me mjete adekuate". Me këtë u bë thirrja për veprime kriminale dhe terroriste në veri të Republikës. Dhe, natyrisht hedhja në erë me bomba dhe me granata të disa qendrave të votimit është pasoj e thirrjes terroriste të Aleksandër Vuçiqit.

Shteti i Kosovës është i rregulluar juridikisht. I ka normat kushtetuese dhe e ka për detyre ruajtjen e rendit juridik dhe të sovranitetit e të integritetit territorial. çdo shtet vepron me mjete shtetërore kur kërcënohet me akte terroriste rendi juridik. Veprimet në veri janë kriminale. Ato e dëmtojnë rendin kushtetues dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe pasurin e vendit. Dënimet janë deri me burg të përjetshëm.

Normat janë të qarta. Republika kërkohet të vepron. Shteti kërkohet ti heton rastet dhe të kapi terroristët. Ata nuk duhet lejuar të veprojnë dhe të dëmtojnë e rrezikojnë jetën dhe pasurinë e shtetit. U bënë disa akte terroriste. Kudo këto akte luftohen. Edhe në Kosovë nuk duhet lënë pa përgjegjësi. Nuk ka fare rëndësi se kush i kryen. Ndërsa, zgjedhjet domosdo duhet të bëhen. Aktet terroriste drejtohen kundër zgjedhjeve dhe ndarjes së kësaj pjese të Kosovës dhe bashkimin e saj me shtetin serb. Këtu nuk duhet të tërhiqet shteti. Vendimi për zgjedhje ekziston dhe ato duhet domosdo të zhvillohen sipas vendimit. Shteti nuk duhet të tërhiqet. Tërheqja e dëmton shtetin. Kështu fiton terrori serbomadh. Këtë nuk duhet lejuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".