Në luftë me agresorët neofashist serbë dhe bandat e tyre kombi shqiptar  do të jetë unik!

Në luftë me agresorët neofashist serbë dhe bandat e tyre kombi shqiptar  do të jetë unik!
Në luftë me agresorët neofashist serbë dhe bandat e tyre kombi shqiptar  do të jetë unik!

Muhamet Kelmendi

  • 12 December 2022 - 17:17

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

 

Kosova dhe shqiptarët kanë treguar çdo herë një afinitet të atdhedashurisë dhe në çdo luftë kanë pasur mobilizim të madh, si dhe kanë dhënë maksimumin e vetë. Edhe në luftën e fundit të udhëhequr nga UÇK u tregua një ndjenjë e lartë e atdhedashurisë dhe në tërësi në luftën çlirimtare morën pjesë mbi qindra e mijëra vetë. Paraqitja e një mijë policëve në pension për të vepruar në mbrojtje të Republikës së Kosovës është gjë shumë pozitive dhe domethënëse për shtetin.

 

Mirëpo, nëse vjen çështja për të vepruar në mbrojtje të Republikës, përkatësisht të atdheut, kundër shtetit neofashist serbë dhe kriminelëve banditesk, mobilizimi i kombit shqiptar do të jetë i gjerë.

Tash për tash nuk mundë të dihet se nga shtresat shoqërore si do të veprohet? Sa do të mobilizohen dhe ç’farë do të jetë reagimi i mërgatës dhe i kombit shqiptar? Megjithatë, dihet se tash është kohë tjetër. Populli ka tjera ndjenja politike dhe kombëtare. Lidhjet në mes kombit shqiptar janë shumë më të forta. Këtej edhe mobilizimi do të jetë adekuatë. Masat do të përgjigjen me mobilizim të përgjithshëm.

Jo vetëm nga Kosova, por edhe nga mërgata, sikundër edhe nga viset shqiptare nën Maqedoni, nën Serbi, nën Malin e Zi dhe kuptohet nga shteti amë, Shqipëria, do të vijnë në mbrojtje të atdheut.

Kombi do të përgjigjet në unison. Nuk do të mbetet krahinë shqiptare, pjesë e popullit tonë, pavarësisht vendit ku gjendet, qe nuk do të mobilizohet në çështjen kombëtare. Tutje nuk ka ku shkohet.

Okupatori serbomadh e ka mbushur kupën. Përgjigjja do të jetë mbarë kombëtare. Kombi shqiptar do të jetë i tëri në këmbë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".