Idiotët e lidhur me nëntokën kriminale  nuk janë duke besuar se sa thellë është kapur sistemi i drejtësisë nga krimi i organizuar! 

Idiotët e lidhur me nëntokën kriminale  nuk janë duke besuar se sa thellë është kapur sistemi i drejtësisë nga krimi i organizuar! 
Idiotët e lidhur me nëntokën kriminale  nuk janë duke besuar se sa thellë është kapur sistemi i drejtësisë nga krimi i organizuar! 

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 12 December 2022 - 17:27

Shkruan:ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhuriani

 

Shih sa dallaveret janë bërë dhe se çfarë pazaresh me këtë farë  Ramiz Buzhalën, po sa raste të tilla ka në Kosovë, fjalën e kam në sistemin e drejtësisë, po sa vite kanë ndodhur këso far pazaresh dhe as që i ka kontrolluar kush. Po, të kishte kontroll se çka po ndodhë në këtë stan të drejtësisë do e shihni se sa ishin në burg se të mos flasim për vërejtje disiplinore ose përjashtim nga puna.

 

 

 

Kudo dhe në çdo dikaster ku bëhen pazare,  dhe pazare në dëm të qytetarit,  janë të dëmshme. Mirëpo, kur bëhen pazare dhe dallevere në drejtësi dhe mjekësi, që në të dyja kanë të bëjnë edhe me jetë njeriu, padyshim se janë shumë më të dëmshme. Gjithmonë e kam thënë në shkrimet e mia të njëpasnjëshme se pazare në këtë kupolë të marres së zezë, në sistemin gjyqësor janë të shumta, dhe ndoshta vetëm ndonjë idiot ose vagabond nuk e ka pëlqyer dhe besuar. Po të ishte ky pazari i pistë i këtij farë zotërie Ramiz Buzhala do thosha se ka qenë ndonjë rastësi, ose me të njohshëm. Por, ka raste e raste që vetëm burgu mund t´i qetësoj atje dhe këtë pa më të voglin dyshim. Por, fati i këtyre është që i kanë mbrojtur kryebanditët dhe krye vagabondët e bandave politike dhe ndoshta akoma ka super budallenj dhe thonë se nuk është përzier politika në këtë kupolë të marres së zezë. Kur them e marres së zezë se pikërisht këta na e kanë qitur marren e zezë si shqiptar në botën demokratike dhe të qytetëruar. Këta super budallenj vetëm fjalë e kanë se çdo qytetar është i barabartë para ligjit, dhe se e kanë dhënë besimin sipas kushtetutës së vendit. Ne tani po merremi me këtë rast dhe me gjakftohtësi dhe esëll por e mendojmë. Shih sa dallaveret janë bërë dhe se çfarë pazaresh me këtë farë  Ramiz Buzhalën, po sa raste të tilla ka në Kosovë, fjalën e kam në sistemin e drejtësisë, po sa vite kanë ndodhur këso far pazaresh dhe as që i ka kontrolluar kush. Po, të kishte kontroll se çka po ndodhë në këtë stan të drejtësisë do e shihni se sa ishin në burg se të mos flasim për vërejtje disiplinore ose përjashtim nga puna. Sa e sa raste kanë ndodhur në Kosovë dhe sa për sy e faqe është ngritur aktakuzë dhe i kanë bërë publike dhe pas kësaj me dallavere i kanë futur në sirtarët e tyre diku thellë që të mos shihen fare dhe të mos flasim për zhvatje e zhvatje. Por, duhet futur hetimet në këtë stan të marres së zezë dhe do shihni se çka do të del, së pari, brenda se e sa dallevere, sa shkelje ligji, sa punësime familjare. Por, pa u futur këtu hetimi ata nuk do të zbulohen edhe pse ju garantoj se mos besoni se këta janë rehat. Këta e dinë se do vjen një ditë dhe do të ulen në bankën e zezë për shkelje ligji, për dallavere, ryshfet dhe lidhjet  me krimin e organizuar të kanaleve të nëntokës kriminale. Dhe, të më thonë si mund të ketë besim qytetari në këta, nuk kanë besim se vërtetë është kështu edhe biseda që kam me qytetar të rëndomtë kudo unë i shtroj pyetje pa e ditur ata që më intereson se a kanë besim në këtë sistem drejtësie, nuk e besoni se çka thotë çdo njeri, nuk mund të beson edhe pse ka kohëve të fundit që thonë se kanë filluar të lëvizin diçka, se në të kaluarën të mos flasim fare që besimi është zero(0). Dhe, për të pasur besim qytetari domosdoshmërish duhet bërë ndryshim rrënjësor në këtë stan të drejtësisë duhet reflektuar, pra duhet bindur qytetarët dhe kur shohin qytetarët se ata banditët e bandave politike që kanë qenë të veshur në xhaketën e shtetit, që kanë qenë leckaman para lufte dhe janë bërë super milionerë dhe nuk i konfiskohet pasuria haram, nuk burgoset nuk ka se si mund të besoj qytetari. Qytetari nuk do vetëm fjalë, por do vepra e veprat duhet të shihen.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".