Prokurorët tanë në lidhje me krimin dhe korrupsionin nuk i kapin kriminelët serb në veri të Kosovës!

Muhamet Kelmendi

  • 12 December 2022 - 17:30

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Organet kompetente në Kosovë, në këtë çështje prokuroria, sigurisht ka bërë hetime. Provat gjenden ndoshta në prokurori. E megjithatë, kurrë nga Prokuroria Speciale e Kosovës nuk u lëshua asnjë akuzë!

Hetime ka edhe nga ana organeve të luftimit të krimit dhe të korrupsionit. Pra, prova dhe fakte duhet të ketë!

Ka kohë, për të mos thënë, që nga viti 2000, që në Kosovë diskutohen grupet kriminale në veri të vendit. Këto grupe janë dhe veprojnë me masa dhe me mjete të rrezikshme kriminale. Grupet e tilla kriminale janë të organizuara, të armatosura dhe udhëhiqen nga shteti serb. Qëllimi është ndarja e kësaj pjese të vendit nga Kosova dhe bashkimi me shtetin serb. Për këto qëllime, grupet kriminale serbe, kanë vrarë, djegur, shkatërruar dhe kërcënuar çdo forcë pro Republikës së Kosovës.

Baza e këtyre grupeve është dhe vjen nga "Lista Srpska". Edhe vetë udhëheqësit, deputetët dhe përfaqësuesit e kësaj liste, veprojnë në kundërshtim me rendi juridik dhe udhëhiqen nga krimineli i luftës, Vuçiq. Bllokimet e rrugëve, sulmet nëpër objekte, vrasjet dhe djegiet janë të shumta. Aktet e tilla dërgojnë  domosdo te pyetja, se pse nuk kemi kapje dhe dënim të këtyre kriminelëve? Si është e mundur që askush mos të akuzohet nga Prokuroria e Kosovës? Ku qëndron çështja!

Organet kompetente në Kosovë, në këtë çështje prokuroria, sigurisht ka bërë hetime. Provat gjenden ndoshta në prokurori. E megjithatë, kurrë nga Prokuroria Speciale e Kosovës nuk u lëshua asnjë akuzë!

Hetime ka edhe nga ana organeve të luftimit të krimit dhe të korrupsionit. Pra, prova dhe fakte duhet të ketë!

Pse, nuk kemi arrestime dhe akuza?

Këtu ka shumë dyshime. Mendohet:

1. Prokuroria ka frikë të ngritë aktakuza kundër krimineleve në veri nga shpërthimet që mundë të vijnë.

2. Prokurorët kanë vetë lidhje me krimin dhe me korrupsionin, i cili i mbanë nën kontroll.

3. Prokurorët nga Prokuroria janë vegla të grupeve të ndryshme informale.

4. Prokuroret dhe kompetentët tjerë kanë përfitime të mëdha financiare, pra, janë të korruptuar. Faktet e tilla janë reale.

Ndryshe nuk kuptohet fakti se askush nga kriminelët serb në veri nuk kapet, nuk akuzohet dhe nuk përgjigjet. Dihet se sistemi i tillë juridik është i pavarur. Mirëpo, me diskutuar në Kuvend çështjen dhe me kërkuar politikisht nga Prokuroria të marrin masa, këtë nuk mund të ndaloj askush. Kuvendi dhe ekzekutivi nuk duhet të heshtin me këto shkelje të rënda dhe pa presedan të prokurorëve.  Ata nuk janë të paprekshëm. Edhe subjektet politike duhet të reagojnë. Shoqëria civile dhe çdo grup a individ i shoqërisë. Nuk duhet lejuar gjendjen e tillë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".