Bashkësia ndërkombëtare përsëri në sprovë të mbrojtjes së shtetit të Kosovës, mbështetje për zhvillim dhe integrim në BE!

Bashkësia ndërkombëtare përsëri në sprovë të mbrojtjes së shtetit të Kosovës, mbështetje për zhvillim dhe  integrim në BE!
Bashkësia ndërkombëtare përsëri në sprovë të mbrojtjes së shtetit të Kosovës, mbështetje për zhvillim dhe  integrim në BE!

Agim Bajrami

  • 12 December 2022 - 17:42

Shkruan:ANALISTI-Agim Bajrami

 

Vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet të anëtarësohen si bllok në BE, përndryshe, vetë BE-ja me fajin e saj, do të merret me menaxhimin e krizave të konfliktit dhe mendësisë ballkanike

 

SHBA-ja, NATO dhe  BE-ja , mbështesin integritetin,sovranitetin dhe rendin kushtetues, ndaj sulmeve me armë të grupeve kriminale serbe, dhe formacionet paramilitare ruso- serbe dhe të 'Republikës Srpska' në Banjallukë, kundër policisë së Kosovës dhe policisë së EULEX-it ,të cilat dirigjohen, kontrollohen, dhe financohen,nga regjimi kriminal i Vuçiqit serb. Diplomacia ndërkombëtare i kërkon 'fashistit serb Vuçiq' ,që menjëherë ,të bënë tërheqjen e grupeve kriminale dhe barrikadat e instaluara në veri të vendit ,dhe të mundësohet ,lëvizja e lirë e gjithë qytetarëve dhe mallrave, në gjithë territorin e Kosovës, dhe t'u mundësohen, autoriteteve shtetërore të Kosovës ,ushtrimin e autorizimeve të tyre kushtetuese ,në tërë territorin e Kosovës,dhe njëherit përkrahet KFOR-i dhe EULEX-i në kryerjen e detyrave të tyre të sigurisë. Në anën tjetër mbështetin , masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës ,duke treguar,pjekuri, syqeltësi , dhe urtësi politike, ndaj provokimeve të 'shtetit kriminal serb i cili  po ushtron agresion, ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial e kushtetues të Kosovës.

 

Tani është koha që  BE-ja, për  vendet e Ballkanit  Perëndimor, të del me ofertë konkrete, pa retorikë boshe. Bashkimi Evropian(BE), duhet të largohet nga retorika e saj abstrakte , " se vendet e Ballkanit Perëndimor, e kanë perspektivën e qartë dhe të pa kufizuar evropiane".  BE-ja , duhet të tregoj përmes projekteve konkrete zhvillimore për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke ofruar qartësi të plotë e konkrete, në zhvillimin dhe demokratizimin e tyre në përputhje me vlerat evropiane. BE- ja ,duhet të largohet nga hipokrizia demagogjike, e burokracisë evropiane , për mes nxitjes së zhvillimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor , punësimit të rinjve dhe hapjen e perspektivës ndaj tyre në vendet e tyre,duke krijuar kushtet e sundimit të demokracisë,sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë demokratike. Kjo do të bëhej përmes "planit marshall" të zhvillimit ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor , siç ka bërë pas luftës SHBA-ja , për vendet evropiane të dala nga luftërat e mundimshme me dekada. BE- ja duhet ti shmanget filozofisë politike,anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sipas qefeve dhe stereotipeve evropiane , të shpikura, dhe duke krijuar pengesa artificiale, për Ballkanin Perëndimor, me dëshirën e tyre, për tu anëtarësuar. Vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet të anëtarësohen si bllok në BE, përndryshe, vetë BE-ja me fajin e saj, do të merret me menaxhimin e krizave të konfliktit dhe mendësisë ballkanike... Shembulli konkret është , si trajtohet , 'liberalizmi i vizave për kosovarët' duke shpikur e krijuar pengesa artificiale ,kur asnjëri ,nuk e ka të qartë ,se pse? Alanofobi, kosovofobi apo çka? Kjo është BE- ja e sotme , që ballkanasit me patjetër kërkojnë të anëtarësohen , ndërsa, ka vende të lindjes të anëtarësuara , e të cilat kërkojnë të largohen ,nga burokracia e hipokrizisë evropiane! 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".