SHBA-të dhe BE-ja duhet thënë qartë Serbisë se Kosova është shtet i pavarur dhe i lirë

SHBA-të dhe BE-ja duhet thënë qartë Serbisë se Kosova është shtet i pavarur dhe i lirë
SHBA-të dhe BE-ja duhet thënë qartë Serbisë se Kosova është shtet i pavarur dhe i lirë

Muhamet Kelmendi

  • 15 December 2022 - 07:36

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Kosova dhe shqiptarët shumicë në këtë shtet e kanë obligim kushtetues ndaj shtetit që të mbrohen me çdo mjet ne dispozicion ndaj secilës tentativë për destabilizim të brendshëm apo agresion të jashtëm kundër sovranitetit dhe integritetit territorial.

Veprimet e tashme të kriminelëve terrorist serbë, të udhëhequr nga terroristi Aleksandër Vuçiq, ka fituar elan pikërisht nga disa forca të BE-së dhe më gjerë, kuptohet me qëndrime të dyanshme në raportet Kosovë-Serbi. Sidomos qëndrimi i BE-së, i shprehur nëpërmjet z. Borel dhe Lajqak, i ka dhënë krah kriminelit të luftës, Aleksandër Vuçiqit, që të rritë veprimet terroriste dhe të shfaqë qartë pretendimet territoriale mbi Kosovën.

Krimineli Vuçiq dëshiron që të futet me ushtri në Kosovë. Kërkesa që po e bënë për 1000 ushtarët serbe ka për qëllim hapjen e perspektivës ushtarake për agresion. Në fakt krimet dhe terrori i organizuar në veri janë të shtetit serb. Beogradi i ka organizuar dhe i financon e armatosë. Tërë kjo për të krijuar gjendje luftarake dhe për të bërë të mundshme një Donenz e Lohan në katër Komunat me shumicë serbe. Këtej e larguan pushtetin e Kosovës nga komunat, me qëllim ndarjen e kësaj pjese të Republikës dhe bashkim me shtetin serb. Ky është pikësynimi fillestar. Mirëpo, Beogradi nuk ka hequr dorë kurrë as nga pushtimi i tërë Kosovës. Kudo po quhet Republika e Kosovës: "Kosova i Metohia". Po vlerësohet në " vend serb"dhe po akuzohen shqiptarët në fajtor dhe në terroristë.

BE dhe SHBA-të i dinë të gjitha këto veprime. Kriminelët terrorist serbë sulmuan policinë e Kosovës me armë. Bënë sulme me bomba dhe edhe mbi policët e EUKEX- it të cilët nuk u kursyen por u atakuan. Vendosën barrikada dhe kurrë nuk po e pranojnë Republikën. Kanë mbetur të njëjtë në krime dhe në pretendime agresive fashiste. Megjithatë, në deklaratën e z. Borel dënohet sulmi ndaj EULEX-te, e jo ndaj policisë së Kosovës. Plagoset polici shqiptar nga sulmi terrorist serbë dhe nuk kërkohen masa ndaj Serbisë.

Vendosen barrikada dhe nuk ndalohet shteti serb. Në pikë të diellit kërcënojnë me armë dhe agresion dhe nuk u kërkohet distancim. Shkohet edhe më thellë: Barazohet në fjalorin e Këshillit të Evropës dhe të z Borel e të z. Lajqak Kosova me Serbinë për gjendje të rëndë para luftarake. Tamam sikurse Kosova mos të ishte shtet. Këtë gabim e beri UE dhe perëndimi edhe me gjendjen e vitit 2014 në Luhansk e në Donez.

U hapë lufta agresive dhe tash kemi luftë të egër me agresorin rusomadh ndaj Ukrainës. Këtë nuk duhet lejuar BE dhe SHBA-të që ta bëjë Serbia dhe krimineli Vuçiq në Kosovë. Shteti serb duhet të ndalet. Të ndalet me deklarata luftënxitëse, kriminale dhe neofashiste, sikundër edhe me organizimin e bandave terroriste, si dhe me armatosjen e financimin e bandave kriminale në katër komunat në veri të Kosovës. Gjendja është e rëndë. Me thirrje të njëjta ndaj palëve nuk ndalet shteti dhe krimineli i luftës Vuçiq. Serbisë duhet bërë të qartë pasojat. Serbisë duhet thënë qartë se Kosova është shtet i pavarur dhe mbetet i lirë dhe vetëm kështu duhet të futet në dialog me Kosovën. E këtu duhet të rritet roli i SHBA-së. BE pa SHBA nuk bënë asgjë. Mirëpo, për dialog efektiv, lypset largimi i bandave kriminale nga Kosova dhe të hiqet dorë ga pretendimet territorial ndaj Kosovës. Përndryshe, duhet thënë, shqiptarët dhe Kosova nuk kanë ku shkojnë. Mbrojtja do të jetë e gjithanshme dhe e vendosur. Rruge tjetër nuk ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".