Kjo që po ndodhë tani në Kosovë, e kam fjalën për qasjen e ndërkombëtarëve, i shkon në favor Rusisë

Kjo që po ndodhë tani në Kosovë, e kam fjalën për qasjen e ndërkombëtarëve, i shkon në favor Rusisë
Kjo që po ndodhë tani në Kosovë, e kam fjalën për qasjen e ndërkombëtarëve, i shkon në favor Rusisë

Dr. Hysni Aliu

  • 16 December 2022 - 07:36

Shkruan :Dr. Hysni Aliu

Kjo që po ndodhë tani në Kosovë, e kam fjalën për qasjen e ndërkombëtarëve, i shkon në favor Rusisë. Kjo i bije për inati të njerkës më vdektë djali. Unë besoj shumë që duhet të gjendet një mes, për atë që duan SHBA-të dhe atë që donë qeveria e Kosovës dhe vendet e BE së. Eskobar duhet ta kupton që z. Kurti nuk është e shantazhueshëm, këtë e ka provuar edhe Grenell dhe ka dështuar, andaj është mirë që në vend që të kërcënoj Kurtin me paralelizëm institucionesh e vendimesh, sikurse një qeveri në hije, do të duhej të ftonte pozitën dhe opozitën me të gjithë ekspertët e tyre për tu bashkuar në fillimin e këtij procesi për asociacion, sepse opozita e ka nënshkruar këtë dokument.

-Do të doja ta shkruaja këtë shkrim ndryshe, me një optimizëm për vendin tim dhe rajonin, por fatkeqësisht analiza ime nuk më jep mundësi për optimizëm. Lutem shumë që të jam gabim. Derisa për më shumë se 15 vite e shfrynin in zërin duke bërtite vizat vizat, tani kur BE e miratoj at liberalizim, askush në media nuk ju gëzua atij suksesi të kësaj qeverie. As paraqitjes së kërkesës për anëtarësim në BE nuk ju dha fare publicitet, sepse shpirt zinjtë frikësohen që kjo do ti jep poenë politike z. Kurtit. Kjo tregon që ish qeveritarët kurrë nuk kanë qenë të interesuar për popullin, por çdo fjalë që e kanë folur e kanë pasur fallco, mashtrim, e me dredhia.

Vizita e emisarit amerikan Gabriel Eskobar në Kosovë dhe Serbi, solli një pasqyrë të qartë të dallimeve që ekzistojnë në mes të qeverisë së Kosovës, dhe SHBA-ve nga njëra anë dhe SHBA-ve dhe Gjermanisë me shumicën e vendeve të BE-së së bashku me Britaninë e Madhe në anën tjetër. Në këtë lojë të madhe gjeopolitike, ku thyhen shpatat në mes të vendeve të mëdha dhe më të forta në botë, është e neveritshme që Kosova shfrytëzohet si trampolinë për të kërcyer aty ku dikush dëshiron të arrin.

Escobar, presionin ndaj Serbisë e përcaktoi haptas me presionin që i bëhet për të ju bashkuar psh. votimit të rezolutave kundër Rusisë etj, duke harruar që Kosova nuk është Rusi e as Serbi, e si rrjedhojë presionin në lidhje me Rusinë nuk mundet ta konsideron si koncesion për Kosovën e as të bëj koncesion për Serbinë me shtetin e Kosovës.

Ashtu siç kam shkruar edhe më herët, Bashkësia Ndërkombëtare, me deklarimet e veta, kundër vendimeve të Qeverisë Kurti, po i stimulon serbët e veriut e konkretisht Serbinë që ta bllokojnë policinë tonë atje. Po del në pah që edhe tërheqja e serbëve nga institucionet ka qenë e koordinuar me Vuçiqin, ku disa vende si SHBA- ja ka mbyllë syrin, pra i ka miratuar në heshtje këto veprime. Sot doli në pah edhe fakti që edhe Ballkani i hapur është një krijesë e përkrahur nga SHBA-të si kundër balancë ose devalvim të rolit të Gjermanisë në Ballkan e Evropë.

Sipas mendimit tim, SHBA-të janë duke punuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në shkatërrimin e planit franko gjerman, unë nuk e di arsyen përse por kështu po e lexoj. Një veprim i tillë nuk do të kalon sepse nuk do ta lejojnë as Gjermania e as Franca e as Britania e Madhe e as vendet tjera evropiane, pra duke shkatërruar planin franko gjerman do ta shkatërron edhe planin amerikan, ndërsa Kosova do i bartë pasojat. Siç po duket Eskobar ju ka kthye serish planit për ndarjen e veriut, plan të cilin tentoi ta realizoj Grenell së bashku me presidentin Trump. Realizimi i ati plani mbeti si një vrasje në tentative pikërisht duke ju falënderuar Gjermanisë me aleatët. Aty ku ka ndarje në mes të mëdhenjve, aty ka luftë, andaj unë frikësohem shumë qe kjo qasje e Eskobarit do të shkakton një luftë të tmerrshme në Ballkan.

Ti thuash një qeverie të një shteti të pavarur që ” ose formojeni ju asociacionin ose do e formojmë ne me të tjerët ” do të thotë cenim i integritetit dhe sovranitetit të atij shteti dhe atyre institucioneve, pra do të thotë një grusht shteti modern, ashtu siç bënte Trump në kohën e vetë, me grusht shtetin modern që i bëri qeverisë së atëhershme Kurti I. Kjo është gjëja ëe më së pakti i nevojitej Eskobarit. Unë nuk po mundem kurrsesi ta kuptoj se përse asociacioni tek po u dashka të formohet menjëherë e jo të jetë pjesë e dialogut final që do të përfundonte në mars te 2023. A ndërlidhet qasja e tillë amerikane me ndonjë premtim të Vuçiqit për bashkëngjitjen e tij fiktive në betejën kundër Rusisë e si shpërblim ta merr copëtimin e Kosovës, unë nuk e di, por e di që kjo që po ndodh nuk qon kah paqja.

Siç po duket SHB po ju jap serbëve të Kosovës lejen ta shpallin asociacionin e komunave ashtu siç ata duan, ose alternativa e dytë do ta rrëzoj qeverinë Kurti për ta gjetur serish një Avdullah Hoti të dytë për ta realizuar atë që ata janë marr vesh me Vuçiqin. Formimi i këtij asociacioni me organizata joqeveritare të paguara nga paret e dyshimta, do të thotë të bësh shtet brenda shtetit dhe kjo nuk kalon. Pranimi i argumenteve të listës serbe e të Vuçiqit, nga Eskobar për arsyet e barrikadave në veri, si të mirëqena dhe të arsyeshme, do të thotë pranim i ankesave të njëjta që kanë pasur rusët në Krime e Dombas, gjë për të cilën edhe filloi lufta atje. Siç po duket SHBA te po duan ta formojnë një zonë të vetë në Ballkan, një lloj federate a konfederate të famshme për të cilën kam fol më herët, e cila do të përfshinte Serbinë, Bosnjën, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Shqipërinë. Në anën tjetër kemi politikën e mençur të Kancelarit Shulc i cili e donë tërë Ballkanin në BE.

Kur SHBA dhe BE grinden, aty ka ose lufte ose bllokadë, e të shohim se cila do të ndodhë në Ballkan. Kjo që po ndodhë tani në Kosovë, e kam fjalën për qasjen e ndërkombëtarëve, i shkon në favor Rusisë. Kjo i bije për inati të njerkës më vdektë djali. Unë besoj shumë që duhet të gjendet një mes, për atë që duan SHBA-të dhe atë që donë qeveria e Kosovës dhe vendet e BE së. Eskobar duhet ta kupton që z. Kurti nuk është e shantazhueshëm, këtë e ka provuar edhe Grenell dhe ka dështuar, andaj është mirë që në vend që të kërcënoj Kurtin me paralelizëm institucionesh e vendimesh, sikurse një qeveri në hije, do të duhej të ftonte pozitën dhe opozitën me të gjithë ekspertët e tyre për tu bashkuar në fillimin e këtij procesi për asociacion, sepse opozita e ka nënshkruar këtë dokument.

E tani nuk mundet të qëndron anash e ti thotë Kurtit ke thanë s’ ka asociacion e tash të detyroi SHBA-ja e s’po ki qare pa e formua. Pra është përgjegjësi e të gjithëve e jo e Kurtit. Opozita ja la kopilin në derë Kurtit e tash i përvjelin duart për tu kthyer në pushtet e për ta vazhduar vjedhjen që ju mbeti gjysmë. Populli do të vuan, Ballkani do të vuan, Evropa do të vuan fatkeqësisht si pasojë e politikave të gabuara.

Çka do të thoshte Eskobar, nëse shqiptarët në Preshevë, myslimanët në Sanxhak, Hungarezët në Vojvodinë, serbët në Mal të Zi, do të vendosnin nesër barrikadat nëpër rrugë të Serbisë e Malit të Zi, apo edhe shqiptarët në Maqedoni? A do ti thoshte Eskobar Vuçiqit që këta kanë të drejtë, ja formoju ti shtetin në shtet ja po jua formoj unë, apo serbëve në Mal të Zi, apo shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Unë me të vërtetë po befasohem me thjeshtësinë që Eskobar ju ka qas kësaj çështje. Uroj që të jam gabim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".