Serbia po vdes bashkë me gardën e UDBASH-ve të sojit të Rrahman Morinës, Azem Vllasit, Ali Shukriut dhe Baton Fazli Haxhiut

Serbia po vdes bashkë me gardën e UDBASH-ve të sojit të Rrahman Morinës, Azem Vllasit, Ali Shukriut dhe Baton Fazli Haxhiut
Serbia po vdes bashkë me gardën e UDBASH-ve të sojit të Rrahman Morinës, Azem Vllasit, Ali Shukriut dhe Baton Fazli Haxhiut

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 16 December 2022 - 16:05

Shkruan:ANALISTI-Reshat Badallaj Zhurjani 

 

 

Pos provokimeve Serbe, sebep i këtij shkrimi u bënë edhe ata shpirtshitur, langonjtë, tradhtarët, që i kanë marr dhe i marrin thasët me para, për Ballkanin e Hapur, të cilët dua ti pyes a e kuptuan tani kush është e çka është Serbia? Serbia është në shtratin e vdekjes dhe po jep shpirt përgjithmonë. Provokimet e kohëve të fundit që i bënë për të frikësuar  Kosovën, se do të kthehet në Kosovë, nuk janë asgjë tjetër pos pallavra, se ajo shtriga  fashiste këto i bënë sa për të mbajtur dhe mashtruar popullatën serbe që jetojnë  në Kosovë dhe Serbi.

 

Kjo Serbi fashiste, është e vetëdijshme se nuk mund të ndezë luftë në Kosovë për këto arsye: e para, e di se ka punë dhe i del telashe me NATO-n dhe se e dyta, Kosova nuk është me ajo që e mbronte veten duke hedhur gur dhe nuk trembej nga zinxhirët e tankeve dhe avionët luftarak, tani është Kosova ndryshe që të mos mendoni se mund të kaloni pa therë në këmbë dhe po ashtu, mos mendoni se shqiptarëve ju del gjak dhe juve ujë. Kanë ikur ato kohë dhe këtë ju fortë mirë e dini që po ashtu; nuk ka më shqipfolës e tradhtar të sojit të Rrahman Morinës, Azem Vllasit, Ali Shukriut Baton Fazli Haxhiut e langonjve tjerë që i kishin e kanë rrotull, që Kosovën e qiten për ta shitur si plaçkë pazari. Ata janë xhenaze të vdekura dhe xhenaze të gjalla, janë mercina për korba që kanë ndotur vendin, mirëpo, shqiptarët ja kanë treguar shkopin dhe i kanë çuar fjalë që t´i bartin thasët me veti për t´i mbledhur eshtrat. Ata kanë ikur dhe do të ikin me damkën e zezë të tradhtisë dhe dora e mallkimit do i ndjek kudo që të shkojnë. Por, ku duhet pasur kujdes Kosova? Nuk them se Kosova të rri  dhe të bëj gjumë të rehatshëm se "Uji fle e hasmi s´fle", se ju jeni të PABESË, sepse nuk ka më pushtim kurrën e kurrës, por një gjë është e sigurt dhe duhet të ketë kujdes. Serbia fashiste dhe krerët e tyre gjak zi do i fusin në Kosovë Shërbimin sekret, pra kjo është më e rrezikshme se ajo që lehin do i dërgojmë 1000 ushtarë në Kosovë, punë që s´bëhet. Sepse e di se si i del hesapi. Po, shërbimi sekret serb e rus bashkë mund ta destabilizojnë Kosovën  dhe kinse po i´a lë  këmbët e arushës" edhe kjo pykë e kësaj “rrospie” nuk shitet më.

Kam shkruar shumë më herët se Jugosllavia e qenit plak Titos, kupto Serbia, kishte dërguar në Ballkan 2200 spiune dhe nga ky stan kishte zbarkuar në Kosovë 720 lëngoj më të rrezikshëm, dhe mjerisht nga këta langonjtë që vraponin për një kockë kishte edhe shqiptar të shitur. Çetniket e Drazh Mihajlit, i kishte veshur me tirq e kopuran, i kishte bërë tebdil, kinse janë shqiptar dhe kishte bërë batërdi dhe kasaphane në Kosovë.

Ndërkaq, tani, po ja mësyni Kosovës nuk do të del gjallë nga këto troje sepse do të ndizej flakë Ballkani dhe do e bëjnë PIFTI. Pra, unë, më shumë i frikësohem kësaj që thash do i shpërndan spiunët, pra shërbimin sekret të UDB-së, BIA-s dhe KGB-së. Këtu duhet pasur kujdes shumë dhe duhet të jemi syhapur. Për të mos e zgjatur shumë dhe për të thënë shkurt e shqip, a mjafton tani që të mos lehin ata langonj që marrin para me thasë nga Serbia e Rusia për Ballkanin e Hapur. A e kuptuat tani se kush është Serbia fashiste? Gabojnë ata që e mendojnë se këta nuk e kanë kuptuar. Këta e dinë më mirë se ne, por, parat që i marrin me thasë nga Serbia e Rusia, për shërbimet që i´a bëjnë... kjo ishte e para dhe e dyta po ju çoj fjalë edhe atyre zagareve tjerë që lehin si qentë pas hënës, le ti lënë zënkat, po të bëhen bashkë dhe të rijmë karshi kundër Serbisë fashiste. Nuk duhet të gëzohemi që ndodhë ndonjë ZULLUM e t´ia lëmë Qeverisë. Nuk e kam hallin unë ta mbrojmë Qeverinë, po e kam hallin ta mbrojmë vendin. Dhe, krejt në fund fare, po e hekë një ves për gjithmonë: Taman  si Serbia që ka dhënë dhe po jep shpirt për të ardhur në Kosovë edhe ju që keni ikur për HAJNI, që e keni vjedhur vendin 25 herë më shume se çetnik e Drazhes, kurrë nuk keni për të ardhur në pushtet. Pra, t´i lëmë hajnit dhe dallaveret, ti lëmë ato që i keni në gja, k pushtetin e hajnin. Mjaft e keni vjedhur dhe i keni ra sakicë e hanxhar prapa kurrizit dhe e keni prekur mish e asht. Tani për të shëruar plagët nuk na duhet asgjë, pos BASHKIMIT!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".