Lutjet përkëdhelëse të SHBA-ve dhe BE-së për presidentin serb Aleksandër Vuçiq e kanë humbur kuptimin, sjelljet e tij e kanë humbur besimin

Lutjet përkëdhelëse të SHBA-ve dhe BE-së  për presidentin serb Aleksandër Vuçiq e kanë humbur kuptimin, sjelljet e tij e kanë humbur  besimin
Lutjet përkëdhelëse të SHBA-ve dhe BE-së  për presidentin serb Aleksandër Vuçiq e kanë humbur kuptimin, sjelljet e tij e kanë humbur  besimin

Blerim Burjani

  • 17 December 2022 - 08:03

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Fatkeqësisht gjendja e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur e njëjtë. Vuçiqit nuk iu tërhoq as vërejtja për lojën dhe cirkun që po e luan, me dramaticitetin dhe hajgaren që po e bënë me tërë BE-në dhe me SHBA-të. Lutjet që po i bëjnë Serbisë e kanë humbur kuptimin dhe arsyen për tu marr me këtë dialog të kotë, ku Serbia me tre fshatra në Kosovë bën politik dhe budallaki me tërë bashkësinë ndërkombëtare.

-Përfundimisht nuk ia vlen me u marr me Serbin dhe tërë kohën me barrikadat politike, deri sa ti arrin qëllimet momentale e që janë lirimin e serbit të dyshuar për vepër penale dhe Asociacionin. Tash Aleksandër Vuçiq me budallallëkun që bënë , vjen dhe bënë hajgare, tash e kërkon asociacioni pastaj thotë flasim për marrëveshjen e propozuar , e pastaj serish edhe 10 vjet tjera do të vazhdon të luan. Kjo është një lojë e tmerrshme dhe një pa aftësi totale e ndërmjetësuesve për të ardhur deri te marrëveshja finle. Tani më të gjitha këto përralla të Vuçiqit duhet lënë anash dhe duhet të merremi absolutisht me zgjidhjen përfundimtare.

Është përpjekje monstruoze e Aleksandër Vuçiqit që të del me kushtëzime tërë kohën dhe kurrë mos të merret me zgjidhjen, por nën moton e “luajti macja bishtin”. Kjo është tepruar, është plotësisht edhe e bajatizuar kjo sjellje në këtë proces. Shtrohet pyetja seriozisht tani se kush ka kohë me u marr me një njeri siq është Aleksandër Vuçiqi i cili nuk duket i balancuar fare as politikisht dhe as emotivisht. Ai njeri edhe pak do të fillon të qaj sepse vetëm edhe kjo i ka mbet me ato sjelljet e tij banale, për të humbur deri në fund dhe tërësisht serioziteti i tij. Duhet ditur se lutja për vetëdijesim që i bëhet Vuçiqit është vetëm komedi hesapi.

Është e pakuptimtë të lutet Vuçiqi nga BE dhe SHBA, derisa kjo politikë komike vazhdon nga Vuçiqi, cirku i Vuçiqit nuk ka fund. Unë mendo se politika nuk është komedi por është zgjidhje, në këtë situatë dhe më emergjente. Pra nuk duhet më fare që Kosova të merret me Veriun por vetëm me zgjidhjen përfundimtare. Politika me barrikada është cirk me tërë bashkësinë ndërkombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".