Kjo është rruga e plotë me sfida për Kosovën derisa të arrihet statusi i vendit kandidat në fazat e procesit të anëtarësimit në BE!

Kjo është rruga e plotë me sfida për Kosovën derisa  të arrihet statusi i vendit kandidat në fazat e procesit të anëtarësimit në BE!
Kjo është rruga e plotë me sfida për Kosovën derisa  të arrihet statusi i vendit kandidat në fazat e procesit të anëtarësimit në BE!

Agim Bajrami

  • 17 December 2022 - 08:07

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Shtetet potenciale , të cilat aspirojnë anëtarësimin,BE-ja, i ka saktë dhe precize, të formuluara kriteret e plotësimit, që shkojnë aq thellë, sa që gjatë fazave të proceseve për anëtarësim, duhet, që shteti potencial të bëjë ndryshime, edhe përveç, përmirësimeve, të kritereve; politike,ekonomike,lirive dhe të drejtave të njeriut,dhe të atyre kulturore ,por edhe, deri të formimi i identitetit me 'mendësi paqësore' e të dashurisë evropiane.

Kosova tani duhet ta di mirë se cilat janë detyrat e shtëpisë që duhet të realizohen pas aplikimit për anëtarësim në BE. Këto janë krejt çka kërkohet për shtetin potencial i cili aplikon, për statusin e vendit kandidat:

- Të plotëson formularin e aplikimit dhe te dorëzoj në zyrën e pranimit të BE-së;

- Të jetë shteti aplikues që ka shtrirje gjeografike evropiane;

- Të shprehë vullnetin, për t'u bërë anëtarë i BE-së;

- Të ketë nënshkruar, dhe të jetë në procesin e fazave të implementimit të MSA me BE.

Komisioni Evropian,pasi të pranon aplikimin e shtetit potencial, do të bëjë në tërësi një ekzaminim të hollësishëm për vendin aplikant,dhe varësisht nga vlerësimi,i propozon Këshillit Evropian;

- aprovimin e statusit të vendit kandidat;

- refuzimin e statusit të vendit kandidat,duke shpjeguar arsyet;

- Kërkimi nga vendi aplikant ,plotësimin e kushteve për fusha të caktuara,që do të duhej ,që pas fazës së caktuar ,Komisioni të jep rekomandime mbi kushtet e plotësuara,për të pasuar që KËSHILLI I BE ,të aprovon,shtyn, kërkon kushte tjera, apo e refuzon,statusin e vendit kandidat. Të gjitha këto faza të zhvillimit dhe kërkimit të plotësimit të kushteve, dhe kohëzgjatja e procedurave evropiane për vendimmarrje,nëse gjithçka shkon sipas rregullave normale, Kosova, statusin e vendit kandidat mund të merr në kohëzgjatje nga pesë deri në dhjetë vite, apo edhe mund të refuzohet, ose edhe të pasivizohet, ose edhe duke mos u marr vendimi, siç quhet në praktikë, çështja në procedim!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".