KFORI dhe EULEX-i ti japin mbështetje  me serioze Policisë  së Kosovës për neutralizimin e bandave kriminale në  veriun e vendit

KFORI dhe EULEX-i ti japin mbështetje  me serioze Policisë  së Kosovës për neutralizimin e bandave kriminale në  veriun e vendit
KFORI dhe EULEX-i ti japin mbështetje  me serioze Policisë  së Kosovës për neutralizimin e bandave kriminale në  veriun e vendit

Gani Qarri

  • 18 December 2022 - 08:53

Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri

 

Se bandat kriminale serbe, të organizuara nga grupe terroriste që në Kosovë janë futur ilegalisht nga Serbia dhe Rusia, po shtohen e forcohen çdo ditë e më tepër, e dëshmon shtimi i bllokadave të rrugëve në veri, si dhe vet e dhëna se bandat terroriste serbo-ruse tanimë kanë filluar ti torturojnë edhe vet pjesëtarët e pakicës serbe në veri të Kosovës, siç u dëshmua edhe me rasti i të riut serb në veri, të cilin kriminelët e veriut nuk e lejuan që ta dërgonte as nënën në spital, për të fajësuar pastaj shqiptarët, si kinse ata, po i rrezikojnë qytetarët serb!?

 

Duket që  faktori ndërkombëtar është duke e nënçmuar rëndë fushën kryesore të rendit dhe atë të Sundimit të Ligjit, që po atakohet qëllimisht nga bandat kriminale serbe, me situatën e tensionuar në veri të Kosovës, duke vazhduar me tolerancë tërësisht të pa justifikuar ndaj bllokimit të lirisë së lëvizjes nga grupet kriminale të serbëve të organizuar, të cilat vazhdojnë të stimulohen me të madhe edhe nga Beogradi, duke i trimëruar edhe me inskenime apokaliptike si paralajmërimet për kthimin në Kosovë të forcave të ushtrisë dhe policisë serbe!

Madje sikur mos të mjaftonte situata e përkeqësuar e sigurisë, vetëm në veri të Kosovës, edhe shefi i EULEX-it, në Kosovë Lars Gunnar Vigemark, frynë shumë propagandës speciale agjenturore serbo-ruse, dhe mbjell panik të porositur nga Serbia e ndoshta edhe nga Borell e Lajçak, duke i "këshilluar" publikisht serbët në jug të Kosovës, që të veprojnë si ata në veri, me ç`rast, sipas fjalëve të tij, gjendja e tensionuar, mund të bëhej edhe më keq nëse edhe serbët nga jugu largohen nga institucionet dhe bashkohen me serbët e Veriut, gjë që nuk është deklaruar decidivisht, as nga vet përfaqësuesit e serbëve në jug të Kosovës, deri më tani, madje Rashiq, Trajkoviq etj i janë bashkuar Qeverisë së Kosovës, për çka kjo e fundit edhe po trajtohet në mënyrë kriminale nga policët serb në kufi.

 

Për aq më tepër shefi i EULEX-it, në vend se të kontribuojë në qetësimin e gjendjes dhe largimin e barrikadave të kriminelëve serb, të cilët, para hundëve të KFOR-it dhe EULEX-it, kanë bllokuar rrugët kryesore që qojnë në pikat kufitare në veri, ai fut huti në opinion sikur edhe EULEXI kooperon me bandat serbe në veri, duke deklaruar pa fije turpi se megjithëse patrulla e EULEX-it, është sulmuar në afërsi të barrikadave në Rudar të Mitrovicës, ku kishte popullatë serbe, "nuk dihet" saktësisht se kush e hodhi bombën shokuese?! Ndaj me plot arsye lind pyetja dhe shtohet kureshtja e pafund, që të kuptohet saktësisht nga qytetarët e Kosovës, se pse shefi i EULEX-it, paska harruar që në atë pjesë të vendit tonë, veprojnë grupet e maskuara terroriste serbe dhe ruse, të cilat, pas deklaratave të tilla, rritin edhe më tepër dyshimin se mund të kenë marrë edhe pajtimin e heshtur të EULEX-it, për djegie zyrash të KQZ-së, hedhje bombash, sulme ndaj policisë së Kosovës, bllokim rrugësh dhe akte tjera nga arsenali i gjerë i veprimeve terroriste të bandave kriminale serbe të dirigjuara nga vet Gebelsi i Millosheviqit A. Vuçiq, në veri të Kosovës.

 

Madje sikur EULEX, të mos mbante kurrfarë përgjegjësia dhe në Kosovë, të jetë vendosur nga BE, vetëm për të bërë tifo dhe luajtur rolin e spektatorit të akteve kriminale të terroristëve serb dhe rus, ai pa asnjë fije përgjegjësie dhe në mënyrë tërësisht jo-profesionale, rritë edhe më tepër panikun dhe defetizmin, veçanërisht në veri, duke deklaruar se numri i barrikadave në këtë pjesë të Kosovës, jo vetëm që nuk është zvogëluar, por ato po shtohen dita ditës nga bandat serbe, veçanërisht në rrugën nga Mitrovica për në Leposaviq dhe Jarinje.

Gjithashtu, ai flet sikur të ishte i vendosur në stacionin hapësinor të NASA-s dhe jo që është me detyrë për stabilizimin e gjendjes dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, se paska edhe disa barrikada të tjera, duke krijuar kështu jo vetëm një klimë edhe më defetiste, por edhe frikë e pasiguri tek popullata vendase e më gjerë, si për pjesëtarët e pakicës serbe aq më tepër për shqiptarët në veri të Kosovës, pasi që atje, aktualisht ka një vakum sigurie.

Për situatën e acaruar në veri të Kosovës dhe mungesën e akteve për ta shtensionuar situatën nga faktori ndërkombëtar, ka reaguar edhe Kryetarja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s Jovlle Garriaud-Maylam, e cila ka shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, që nga kërcënimet e aktet e përsëritura të dhunës, terrorit dhe frikësimit nga kriminel të armatosur deri në sulmin e kësaj fundjave ndaj një patrulle zbuluese të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit të quajtur si EULEX në Kosovë. Kryetarja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka kërkuar që barrikadat e ngritura në veri të Kosovës të hiqen menjëherë, dhe rruga përpara të përshkruhet përmes negociatave të vazhdueshme e konstruktive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke vlerësuar pozitivisht dhe në funksion të qetësimit të gjendjes, vendimin e fundit të institucioneve të Kosovës, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore si një hap konstruktiv në kontekstin aktual. Kështu që, ky është momenti kyç, kur edhe Qeveria dhe organet e sigurisë së Kosovës, do të duhej koordinuar më afër dhe shumë më mirë, me KFOR-in dhe EULEX-in për të mënjanuar të gjitha barrikadat e ngritura prej grupeve kriminale të banditëve serbo-rus të cilët po vërtetohet botërisht, se janë të telekomanduar drejtpërsëdrejti nga krimineli Aleksandër Vuçiq dhe qeveria e Serbisë hegjemoniste, përmes kriminelëve ordiner të ardhur nga Serbia dhe organizata terroriste ruse "Wagner", të cilët shihet hapur se terrorizojnë edhe vet pjesëtarët e pakicës serbe në veri dhe nuk e kanë mbështetjen e shumicës së serbëve lokal të Kosovës! 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".