Psikopati Putin në Ukrainë dhe ortaku i tij Aleksandër Vuçiq në Beograd po duan ti ndezin flakët e luftës në mes të Evropës

Psikopati Putin në Ukrainë dhe ortaku i tij Aleksandër Vuçiq në Beograd  po duan ti ndezin flakët e luftës në mes të Evropës
Psikopati Putin në Ukrainë dhe ortaku i tij Aleksandër Vuçiq në Beograd  po duan ti ndezin flakët e luftës në mes të Evropës

Skender Mulliqi

  • 19 December 2022 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Tragjedia e një populli është kur pushtetin e marrin budallenjtë dhe psikopatët. Të tillët tentojnë të zhdukin popujt dhe shtetet për rreth , të zhdukin edhe popullin e vet e shtetin e vet, dhe në fund e asgjësojnë edhe veten. I tillë ishte Hitleri, i tillë ishte Millosheviqi, është Putini ,Vuçiqi e ndonjë tjetër. Gjithmonë njerëzit e tillë e dëshirojnë fuqinë mbi të gjithë, dëshirojnë më çdo kusht territoret e huaja , ku numri i të vdekurve iu duken lojë.

-Është tragjike të njohësh njerëzit e tillë , të cilët i ndalë në marshimin e tyre makabër vetëm forca. Me forcë u ndalë Hitleri, më forcë u ndalë Millosheviqi, më forcë duhet të ndalët edhe Putin, dhe ndonjë diktatorë i vogël. Për tiranët nuk kanë rëndësi varret, nuk kanë rëndësi qytetet e rrënuara , nuk kanë rëndësi as të ikurit civilë të luftës. Këtyre nuk iu intereson as populli i vet, pos rolit të tyre historik çfarëdo qoftë ai. Psikopatët në pushtet janë bërë problem botëror. Më ta nuk ka zhvillim të dialogut, dhe nuk ke as për çka të bisedosh .Nuk iu intereson asgjë vetëm pushteti i tyre absolut.

Egoja e tyre është e sëmur rënd, e pa shërueshme. Njerëzit normal nuk zezojnë në mënyrë shkatërrimtare. Pak kush ka besuar që tirani Putin do të bënte një invazion ushtarak pushtues mbi një vend sovran në shekullin 21. Nëse njerëzve të tillë iu lëshohet shumë terren për pushtim, ata nuk ndalën në apetitet për pushtime të reja. Kështu ka ndodhur në Luftën e Parë dhe në Luftën e Dytë Botërore. Të tillët më çdo kusht duhet mposhtur në frontin e luftës.

Na kujtohet të gjithëve mirë së çka dëshirojë Millosheviqi më rastin e shkatërrimit t ë ish-Jugosllavisë. Dëshirojë që më çdo kusht ti arrin objektivat pushtuese për formimin e Serbisë të Madhe, që të njëjtin synim e ka edhe sot presidenti Aleksandër Vuçiq. Psikopati Putin më psikopatin e vogël serb, Vuçiq, ushqehen mbi vuajtjet e popujve të tjerë. Në luftën agresive nuk ka asgjë racionale. Këta dinë më vra , më rrënua, më zhdukë civil në istikame të luftës, më përndjekë…Putin në Ukrainë dhe Vuçiq në rajon po kërcënojnë më luftë bërthamore, dhe më ndërhyrje ushtarake në Ballkan.

Këta njerëz dhe përkrahësit e tyre irracional e agresiv , i ndalë vetëm forca .Këta as që mendojnë racionalist të gjejnë ndonjë dalje paqësore nga lufta .Më këta është vështirë të zhvillohen bisedime për paqen. Idetë e tilla arrogante e psikopatike duhet asgjësuar sa më parë bota përparimtare. Putin duhet ndëshkuar e izoluar sa nuk është bërë tepër vonë , siç kishte ndodhë në Luftën e Dytë Botërore, dhe më rastin e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, ku u intervenua pak më vonesë. Nëse dorëzohet Ukraina, është dorëzuar Evropa. Nëse Ukraina fiton , Evropa është e sigurt. Edhe Putin duhet të përfundon si Hitleri në bunker, apo si Millosheviqi në Hagë. Kur u hoqë qafe Hitleri Evropa dhe bota morën frymë lirshëm. Kur Millosheviqi shkojë në Hagë gjithë rajoni u qetësua. Nëse Ukraina vazhdon ta çliron territorin e vetë, do të jetë fundi i Putinit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".