Vetëm me qeveritar të pa korruptuar hapet rruga e sigurt e Kosovës për integrim në Evropën e Bashkuar

Vetëm me qeveritar të pa korruptuar hapet rruga e sigurt e Kosovës për integrim në Evropën e Bashkuar
Vetëm me qeveritar të pa korruptuar hapet rruga e sigurt e Kosovës për integrim në Evropën e Bashkuar

Dr. Hysni Aliu

  • 19 December 2022 - 07:31

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Pas vendimit pozitiv për libarealizimin e vizave, hapi i dytë që u bë këto ditë, pas një pune të madhe vetëmohuese dhe një vullneti të hekurt të qeverisë së Kosovës, ishte aplikimi për statusin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, proces i cili kurrë nuk do të fillonte pa një aplikim të tillë. Këta jam hapa gjigant dhe tepër domethënës edhe pse për opozitën janë një shfaqje elektorale që nuk vlen asgjë. Përkundër të gjitha të zezave që opozita ka bërë në të kaluarën sa ishte në pushtet, është e rëndësishme të pranojmë që ky proces ka filluar me ta dhe është shtyrë përpara po nga ata, mirëpo korrupsioni megaloman që ka mbretëruar në atë kohë e ka bllokuar quarjen përpara të këtij procesi.

-Po dua ta filloj kate shkrim si rrallë herë, me një falënderim dhe të tregoj për një kënaqësi që ndjeva kur organizatat e dala nga lufta e UÇK-së më në fund u deklaruan se qëndrojnë pranë atdheut të vetë, pranë policisë së Kosovës dhe pranë FSK-së në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë në një kohë që Serbia po mpreh armët dhe po përgatitë një luftë të re në Kosovë. Kjo do ti bënë më të fortë sesa që ishin një ditë më herët dhe do nxit sërish ndjenjën e simpatisë për ta, ndjenjë që fatkeqësisht është mjegulluar.

Në një shtet ndërtim, domosdoshmërish duhet të kemi heronj të luftës dhe heronj të paqes.

Me decenie e shekuj, ne kemi pasur heronj lufte, pore fatkeqësisht kanë munguar heronjtë e paqes.

Heroi i luftës dihet,ndërsa heroi i paqes është ai i cili nuk punon për vetveten pore punon për shtetin e vet, për popullin e vet, për sundimin e ligjit dhe ngritjen e mirëqenies sociale të secilit qytetar, pa marr parasysh se cilit komunitet i takon.

Deri në qeverinë e Kurtit, ishim mësuar me qeveri të cilat udhëhiqeshin nga milionerët, e tani kemi qeveri që udhëhiqet nga një njeri që është HEROI I PAQES, e ai është Z. Albin Kurti. Ai nuk u korruptua, ai nuk u dorëzua edhe kur e burgosën, edhe kur e torturuan, edhe kur deshën ta shpallin si terrorist, përkundrazi, me heroizmin e ti në paqe, arriti që së bashku me presidenten po aq të nderuar zonjën Vjosa Osmani ti rrëmben zemrat e mbi 50% të popullatës dhe duke u bërë kryeministri i parë që pasurin e ka librarin e shtëpisë ku dy dhomat e saj nuk mjaftojnë për ti renditur skaj murit. Kur një shtet udhëhiqet nga njerëz të librit, aty është dinjiteti, aty është qëndresa, aty është sinqeriteti, aty është përparimi e ardhmëria. Tani kryeministri ynë dhe presidentja jonë i ngjajnë e mund të krahasohet me kryeministrat dhe kryetarët e vendeve me demokratike e përparimtare në Evropë e botë, andaj edhe po hapen rrugët integruese në BE për Kosovën. Përkundër tendencës së vazhdueshme të Serbisë që në Kosovë e BE, sa i përket Kosovës, temë e vetme të jetë dialogu Kosovë Serbi apo situata në veri të Kosovës, qeveria e Kosovës në krye me z. Albin Kurtin po tregon që është e aftë të punoj në të njëjtën kohë në shumë fronte, pa e dëmtuar në kualitet asnjë aspekt të sfidave që po has në rrugëtimin e vështirë shtet ndërtues.

Përveç që u ballafaqua me krizën ekonomike për shkak të koronës, krizën energjetike dhe të shtrenjtimit të produkteve për shkak të luftës në Ukrainë, problemeve me sundimin e ligjit në veri, korrupsionin megaloman që mbretëronte në ministri të caktuara para ardhjes së Kurtit si kryeministër i Kosovës, kjo qeveri diti të udhëheq edhe me politikat euro integruese, dhe dialogun me Serbinë, duke treguar që praktikanti me shpirt e me mendje është më i aftë sesa akademiku i shitur e i korruptuar. Kjo qeveri arriti ta bind BE-në se sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk është vetëm fjalë e shkruar në letër ashtu siç ishte më herët, por është një synim, qëllim dhe vendim, të cilit po i shkohet hap pas hapi deri në fund. Është një arritje e madhe vendimi i BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën që do të hyn në fuqi me 1 janar 2024, jo vetëm sepse e heq murrin rrethues që ishte formuar rreth Kosovës, por se ndihmon edhe në procesin e njohjes së Kosovës nga 5 vendet e BE-së që nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës. Ne duhet të ju jemi shumë mirënjohës edhe këtyre 5 vendeve si Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja të cilat treguan që janë shtete demokratike dhe pavarësisht pengesave të brendshme që kanë sa i përket finalizimit të njohjes ato treguan që janë krah Kosovës dhe popullit të saj, duk pranuar faktikisht Kosovën si një anëtare të BE-së në një të ardhme jo të largët.

Pas vendimit pozitiv për liberalizimin e vizave, hapi i dytë që u bë këto ditë, pas një pune të madhe vetëmohuese dhe një vullneti të hekurt të qeverisë së Kosovës, ishte aplikimi për statusin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, proces i cili kurrë nuk do të fillonte pa një aplikim të tillë. Këta jam hapa gjigant dhe tepër domethënës edhe pse për opozitën janë një shfaqje elektorale që nuk vlen asgjë. Përkundër të gjitha të zezave që opozita ka bërë në të kaluarën sa ishte në pushtet, është e rëndësishme të pranojmë që ky proces ka filluar me ta dhe është shtyrë përpara po nga ata, mirëpo korrupsioni megaloman që ka mbretëruar në atë kohë e ka bllokuar çuarjen përpara të këtij procesi. Besoj shumë që opozita duhet të ju gëzohet edhe liberalizimit të vizave, edhe aplikimit për anëtarësim në BE, por edhe duhet të bënë pjesën e vetë të punës në procesin e aplikimit për programin e partneritetit për paqe në NATO.

Sa janë të rëndësishme këto aplikime për shtetin tonë, tregon edhe reagimi frustues i Serbisë, dhe letrat që Vuçiq e Daçiq u dërguan BE-së e posaçërisht pesëshes që ende nuk na ka njohur. Kur hyn në marrëdhënie kontraktuale me një bashkësi shtetesh siç është BE. Unë besoj që njohja faktike ekziston por nevojitet vetëm edhe aspekti formal e juridik i njohjes. Isha shumë i gëzuar kur pash reagimet e vendeve fqinjë siç janë Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia, pastaj vende tjera siç janë Finlanda e Lituani, Letoni, Estonia, Çekia si udhëheqëse e BE-së sipas radhës, që shprehën entuziazmin dhe përkrahjen e pa rezervë për këtë proces të cilin e ka filluar Kosova. Tani, kur Gjermania dhe Franca po i shtyjnë gjërat në të njëjtën kah, dhe kemi një kancelar gjerman si z. Olaf Sholc që e donë Ballkanin brenda BE-së të tërin në grup e jo shtete në veçanti, dhe një president Francez, si Emanuel Makron, që ka vizion por mbi të gjitha ka edhe njerëzi e respekt, që duket haptas kur komunikon me udhëheqësit tanë, dhe kur dimë që të gjitha vendet tjera të BE-së janë shumë miqësore me Kosovën, është kruciale që:

Të bëhet e pamundura që të punohet me 5 vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë Kosovës që Kosovën ta bëjmë të dobishme, të përshtatshme, dhe me vlera demokratike, ku ligji është mbi të gjithë dhe ku edhe ato shtete do ta gjenin interesin e vetë dhe mënyrën për ta arsyetuar para elektoratit të tyre faktin që njohja e shtetit të Kosovës, është në dobinë e tyre dhe të demokracisë evropiane pore edhe një shtyllë e fortë për ta forcuar BE-në si tërësi. Unë e lus BE-në që të investon në mediet e pa varura në Kosovë, në mënyrë që njerëzit ta kuptojnë që ata kanë nevojë për udhëheqës që janë të pasur nga mendja e ndoshta të varfër nga paraja ashtu siç është kryeministri i tanishëm Z. Albin Kurti.

E ftoj opozitën që në gjirin e vetë të sjell njerëz që janë heronj të paqes, ashtu siç është z. Albin Kurti, e zonja Vjosa Osmani, sepse vetëm ashtu do te mund të jetë konkurrente me pushtetin e tanishëm dhe vetëm ashtu do ta ndihmon shtetin e Kosovës dhe vetveten. Nuk mund të vini në pushtet me njerëz që dinjitetin e njeriut ose performancën e dikujt e përcaktojnë nëpërmes peshës, gjatësisë, apo pamjes së jashtme, kjo mënyrë e sjelljes, opozitën e sjell në një nivel të fëmijëve parashkollor të cilët munden edhe të fokusohen në gjëra të tilla nëse prindi i vetë është me një mungese totale të edukimit apo kulturës. Koha e eskortave ka kaluar, koha e bukurisë si përcaktues për vend të punës ka kaluar, koha e të qenurit mis e mister si kriter për pranim në punë ka kaluar, koha e të qenurit servil si kusht për të qëndruar në punë ka kaluar, shteti i Kosovës nuk i peshon njerëzit me kilogram apo me pasuri apo me pamje të jashtme por vetëm nëpërmes dijes, integritetit njerëzore, intelektual, dinjitetit dhe atdhedashurisë. Sa më herët që do ta kuptoni këtë aq më shumë do të ju afroheni pozitave që aq shumë i dëshironi. Unë jam dashamiri juaj, sepse jam dashamir i Kosovës dhe edhe ju jeni Kosovë. Dua të ju ndihmoj me mendjen time andaj shkrimet e mia mos i merrni si kritika por si këshilla që duhet të ndikojnë në ndërrimin e brumit tuaj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".