Lufta speciale ruso serbe në Ballkanin Perëndimor, rrezik serioz për shtetin e Kosovës

Lufta speciale ruso serbe në Ballkanin Perëndimor, rrezik serioz për shtetin e Kosovës
Lufta speciale ruso serbe në Ballkanin Perëndimor, rrezik serioz për shtetin e Kosovës

Agim Bajrami

  • 19 December 2022 - 07:45

Shkruan:ANALISTI - Agim Bajrami

Serbia,me metoda dhe instruksione perfide, po zhvillon dhe zbaton politikat luftarake ruse, ndaj vendeve ballkanike, përmes formave shumë perfide, të hapura e gjysmë të hapura , nga metodat e luftës hibride, e të strukturave të para formacioneve ushtarake , duke i financuar,dhënie të instruksioneve, frikësimit të popullatës vendëse me etni serbe, nëpër shtete si në; Kosovë, Mal të Zi ,dhe Bosnje dhe Hercegovinë.

-Maqedonia e veriut, i ka mbyllur shkollat, nga kërcënimet me bomba nëpër institucionet e arsimit dhe ato shtetërore. Ajo ka kërkuar ndihmën e NATO-s për të zbuluar nga vinë kërcënimet. NATO, është përgjigjur se po zhvillohet lufta hibride nga Rusia në vendet e Ballkanit perëndimor. Shqipëria, po përballet me luftën hibride të sulmeve kibernetike, në databazen shtetërore të Shqipërisë, nga sulmet kibernetike të Iranit, ku i cili është i koordinuar me partnerin e aleancës gjeopolitike dhe strategjike , Rusinë. Mali i Zi , po ashtu është në tensione të destabilizimit nga komuniteti serb malazez, i koordinuar nga kisha sllave serbe, për tu pavarësuar nga shteti malazez,e i cili po e konteston shtetin malazez, dhe përcaktimin e saj ,si pjesë e strukturave euro-atlantike.

Bosnja dhe Hercegovina, është në vëllimin e tensioneve të destabilizimit shtetëror, nga kërcënimi e brendshme të 'Republikës srpska ' për shkëputje dhe bashkim me Serbinë. Politika e liderit serb/boshnjak, Dodik , përqendrohej në bllokimin e funksionalitetit të shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe pengimin e saj, në proceset e integrimeve në strukturat euro-atlantike. Këto ditë BE-ja, ia miratojë Bosnjës dhe Hercegovinës, kandidaturën e ' shtetit kandidatë ' për anëtarësim, kurse lideri serb Dodik me orientim pro ruso -serb po e kundërshton këtë. Serbia,me metoda dhe instruksione perfide, po zhvillon dhe zbaton politikat luftarake ruse, ndaj vendeve ballkanike, përmes formave shumë perfide, të hapura e gjysmë të hapura , nga metodat e luftës hibride, e të strukturave të para formacioneve ushtarake , duke i financuar,dhënie të instruksioneve, frikësimit të popullatës vendëse me etni serbe, nëpër shtete si në; Kosovë, Mal të Zi ,dhe Bosnje dhe Hercegovinë. Dhe qëllimi i Serbisë është,destabilizimi i shteteve ballkanike dhe realizimi i projektit ruso-serbe,për Ballkanin "bota serbe" e që do të thotë ,krijim i Serbisë së madhe sllave ,duke vra dhe shkatërruar popujt tjerë ballkanas e sidomos të shqiptarëve autokton ,me qëllimin e pushtimit të territoreve dhe zgjerimit të shtetit sllav serb.

Kosova , këto ditë është e atakuar me të gjitha mjetet nga Serbia fashiste, duke i vendosur në veri të vendit ,strukturat paramilitare ruso-serbe, duke ushtruar presion tek popullata civile, përmes grupeve kriminale serbe në veri të vendit ,me urdhërimin e daljes nëpër barrikada, sulmeve të forcave policore të Kosovës, ndalimit të mësimit të nxënësve dhe studentëve të etnisë serbe, me qëllimin e krijimit të frikës, pasigurisë e të gjendjes së luftës, duke penguar qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave nëpër rrugët e Kosovës. E gjithë kjo e komanduar, kontrolluar, mbikëqyrur e financuar nga Serbia, të strukturave e grupeve kriminale serbe të vendosura nëpër vendbanimet serbe e sidomos në veri të Kosovës.

Nga qëllimi i krijimit të situatës destabilizuese në Kosovë,dhe krijimi i rrethanave destabilizuese, nga Serbia të largohej nga plani franko-gjerman i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, largimin e presionit ndërkombëtar për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë,si dhe largimi i opinionit të brendshëm serb nga vështirësitë e problemeve reale,si;mos funksionimi i demokracisë,mos luftimi i korrupsionit dhe kriminalitetit,mungesa e sundimit të ligjit,qeverisja diktatoriale, mungesa e lirisë së medieve, mos zgjidhja e të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi në kuadër të standardeve evropiane, e të tjera.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".