Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është gabimi më i madh historik që po na kushton, sfidon dhe rrezikon shtetin

Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është gabimi më i madh historik që po na kushton, sfidon dhe rrezikon shtetin
Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është gabimi më i madh historik që po na kushton, sfidon dhe rrezikon shtetin

Muhamet Kelmendi

  • 20 December 2022 - 07:38

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është vdekjeprurëse për Kosovën. Asociacioni është mjet për ndarjen e Kosovës. Nuk ka rëndësi se a është ky subjekt me kompetenca ekzekutive apo jo. Çdo komunitet që ka një bashkim që e tregon një status ka mundësi që në vazhdim të vendos me referendum apo në mënyrë plebishitare për të ardhmen.

-Asociacioni i komunave me shumicë serbe e krijon një bazë politike që kjo pjesë e popullit ta shpall Republikën dhe si e tillë të vendosi për të ju bashkuar Republikës së Serbisë. Në këtë anë, nuk ka rëndësi se a respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Edhe pa të asociacioni është një formë e bashkimit për të vendosur. Kosova ka bërë gabime të mëdha në të kaluarën. Beri dhe i nënshkroi dy marrëveshje me shtetin kriminal serb për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Marrëveshja e vitit 2013 dhe ajo e vitit 2015. Kjo e fundit u shpall antikushtetuese dhe mbeti në fuqi ajo e vitit 2013, me disa këshilla që i dha Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Në kuptimin juridik asociacioni është një bashkim me bazën statutare që regjistrohen pranë ministrisë kompetente në bazë të ligjeve të shtetit. Në Kosove kemi këso shoqatash. Ato janë në fushën e kulturës, të sportit dhe të ekonomisë. E Kemi edhe Asociacionin e Komunave të Kosovës. Këtu duhet të futen edhe komunat me shumicë serbe. Këtë nuk po e duan në Beograd. Shteti kriminal serb po kërkon Asociacion me kompetenca politike dhe ekzekutive, që në fund shpie te shkëputja e kësaj ane nga Kosova dhe bashkimi me shtetin serb Këtu është pikësynimi i Serbisë dhe, në këto qëllime, po luan mirë komuniteti serb. Serbët kanë krijuar grupe të armatosura. Po bllokojnë rrugët dhe sheshet e qyteteve. Sulmojnë organet e rendit. Bëjnë sulme me bomba etj. Serbët u larguan nga organet e pushtetit. Po bëjnë thirrje për luftë. Takohen në Beograd me kriminelin Vuçic dhe paraqesin kushte. Situata është e rëndë. Shteti i Kosovës kërkohet të veproj. Nëse duhet asociacion, atë duhet ta paraqes si shoqatë, jashtë çdo pushteti. Shoqatat kanë karakter shoqëroro-kulturore e sportive, mundet edhe arsimore. Çdo element tjetër për shoqatë është antikushtetues.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".