Provokimet e Vuçiqit me kërkesën për futjen e ushtrisë serbe në Kosovë lojë banale për efekte elektorale

Provokimet e Vuçiqit me kërkesën për futjen e ushtrisë serbe në Kosovë lojë banale për efekte elektorale
Provokimet e Vuçiqit me kërkesën për futjen e ushtrisë serbe në Kosovë lojë banale për efekte elektorale

Dardan Grapci

  • 20 December 2022 - 15:49

Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci 

 

Serbia ia ka  dorëzuar  kërkesën fizike KFOR-it për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, por kjo kërkesë  nuk do të shërben asgjë më shumë se  një storje mashtruese për vetëkënaqësinë e Aleksandër Vuçiqit,  për marketing politike.  Vuçiqi duhet ta pranon realitetin dhe  të largohet nga lojërat  me demagogji politike, kartë të cilën po vazhdon ta përdorë presidenti serb, besnik I politikës së Milosheviqit. Kthimin e trupave serbe në Kosovë duhet ta harron njëherë e përgjithmonë.  Për sigurinë e shtetit të Kosovës kujdeset  NATO dhe KFOR,  derisa mbështetja politike e strategjikë është e  garantuar  nga shumë ambasada fuqishme që  janë Republikën e  Kosovës. Nuk ka vend për ushtri të shteteve armike, sikur është Serbia me ambicie pushtuese, në shtetin I cili e ka shpallur deklaratë e pavarësisë  dhe ajo është  verifikuar edhe me interpretimin e  GJND-së. Njohja e Kosovës ka  firmat e  mbi 100 vendeve te rëndësishme.

 

Demagogjia serbe dhe kishës serbe nuk ndezin më.

Tani më për ushtrimin e sovranitetit dhe ligjshmërisë Kosova e ka ushtrinë e vet , e ka policinë , forca që po ngritën e  profesionalizohen dita ditës, por mos të harrojmë se I ka edhe varret ende  të freskëta me  krimet serbe. Bota demokratike e ka humbur durimin me Serbinë dhe Kosovën. Duhet të jemi bashke me SHBA-të që të mbyllet njëherë e mirë çështja e bisedimeve me aleatin më të ngushtë të Rusisë dhe Kinës në Evropë dhe Ballkan, pra me Serbinë. Kjo nuk është hera e parë e as nuk do jetë e fundit që Serbia po bënë propagandë kundër Kosovës. Krejt këto po ndodhin sepse Serbia e ka vërejt që është duke i ardhur fundi. Prandaj këto propaganda që i ka lëshuar Aleksandër Vuçiq është se e ka parë që Kosova po mbështete nga shumica e shteteve të Bashkimit Evropian dhe Amerika, që Kosova po planifikon të anëtarësohet në BE. Sa ju  përket 1000 forcave  nga Serbia që po flitet ditëve të fundit në media,  është thjeshtë sa për ti frikësuar banorët Serb në Veri të Mitrovicës, sepse Vuçiqi e din se nëse hyjnë këta 1000 ushtare gueril në Kosove, Serbia do bëhet rrafsh me Toke brenda 24 orëve nga ushtarët amerikan dhe NATO. Kështu që partitë opozitare duhet të jenë të bashkuara me mazhorancën në pushtet kundër armikut, e jo indirekt të duket se po e përkrahin armikun, vetëm për interesa politike. Sot është momenti që të jemi NJË, dhe ta largojmë armikun nga vendi ynë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".