Një Gjykatë Ndërkombëtare e Drejtësisë për Krimet e luftës në Ballkan, formula e vetme e paqes dhe pastrimit të politikës së kriminalizuar dhe pajtimit

Një Gjykatë Ndërkombëtare e Drejtësisë  për Krimet e luftës në Ballkan, formula e vetme e paqes dhe pastrimit të politikës  së kriminalizuar dhe pajtimit
Një Gjykatë Ndërkombëtare e Drejtësisë  për Krimet e luftës në Ballkan, formula e vetme e paqes dhe pastrimit të politikës  së kriminalizuar dhe pajtimit

Dardan Grapci

  • 21 December 2022 - 07:35

Shkruan:ANALISTI - Dardan Grapci

Do ishte mirë që ti bëhet një kërkesë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që ti rimarrin në gjykim dhe ri-gjykim çështjet e ushtarëve të UÇK-s, të mbyllet me shumicë votash nga parlamenti evropian si dhe të paditet Serbia për të gjitha krimet që i ka bërë në Ballkan që nga vitet e 80-ta e deri në vitin 1998-99. Duke filluar nga krimet që i kanë bërë në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë

A është e drejtë për ta paqësuar dhe dekriminalizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor nga pasojat e luftërave qe nga viti 1990..Po është drejtë dhe e domosdoshme. Por mendoj që nuk është e nevojshme të krijohet edhe një Gjykatë e veçantë sidomos të jetë me seli Hagë, por Kjo ekzistuese të ri amendamentohet me një ligj të veçantë obligativ për miratim nga të gjitha shtetet e Ballkanit, dhe kjo Gjykatë të zgjerohet me kompetenca gjithëpërfshirëse për të gjitha luftërat që janë zhvilluar dhe pasojat që kanë prodhuar.



Do ishte mirë që ti bëhet një kërkesë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që ti rimarrin në gjykim dhe ri-gjykim çështjet e ushtarëve të UÇK-s, të mbyllet me shumicë votash nga parlamenti evropian si dhe të paditet Serbia për të gjitha krimet që i ka bërë në Ballkan që nga vitet e 80-ta e deri në vitin 1998-99. Duke filluar nga krimet që i kanë bërë në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë.

Të kërkohet dëm-shpërblim për dëmet që iu ka bërë tre shteteve Ballkanike, si dhe të sanksionohet me masa të rrepta. Tu hiqet e drejta e lëvizjes së lire pa viza të gjithë banorëve serb që jetojnë në Serbi, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë, etj.

Por nëse ndodhë që GJND-ja me u refuzua kërkesën e Kosovës, atëherë duhet tu bëhet thirrje BE-s dhe SHBA-s që ta krijojnë një Gjykatë e cila duhet të udhëhiqet nga prokurore dhe gjyqtare ndërkombëtare, përveç gjyqtarëve spanjoll, grek, boshnjak dhe serb.

Vetëm në këtë forme jam i bindur që drejtësia ndaj ushtarëve të UÇK-s të del në dritë dhe të triumfojë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".