Rajoni i Ballkanit ka nevojë urgjente për një Gjykatë Speciale ndërkombëtare, të hartuar nga Brukseli dhe Uashingtoni

Rajoni i Ballkanit ka nevojë urgjente për një Gjykatë Speciale ndërkombëtare, të hartuar nga Brukseli dhe Uashingtoni
Rajoni i Ballkanit ka nevojë urgjente për një Gjykatë Speciale ndërkombëtare, të hartuar nga Brukseli dhe Uashingtoni

Gani Qarri

  • 20 December 2022 - 07:49

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Një Gjykatë Speciale gjithëpërfshirëse dhe pa motive të caktuara politike, e iniciuar urgjentisht nga Brukseli dhe Uashingtoni, e cila do të vepronte me një ligj të veçantë për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, që në mënyrë direkt apo indirektë janë ndikuar nga lufta e kaluar, me një ligj funksional për Gjykatën Speciale ndërkombëtare, të miratuar nga secili shtet në parlamentet përkatëse, duke amendamentuar edhe Kushtetutat e shteteve të tyre për ta mundësuar këtë drejtësi të deleguar në Hagë

Për ta paqësuar dhe dekriminalizuar përfundimisht rajonin e Ballkanit Perëndimor nga pasojat e luftërave nëpër të cilat ka kaluar ky rajon, që nga viti 1990 e këndej, është mese e domosdoshme që të formohet urgjentisht një Gjykatë e Speciale Ndërkombëtare në Hagë, e imponuar nga Brukseli dhe Uashingtoni me gjyqtar po ashtu ndërkombëtar evropian dhe amerikan të pa ndikuar nga paratë, korrupsioni dhe krimi i organizuar, si modeli i Gjykatës Speciale për krimet në Kosovë, por, jo e orientuar në baza etnike, siç është aktualisht Gjykata Speciale, e cila aktualisht gjykon vetëm shqiptarët!

Një Gjykatë Speciale gjithëpërfshirëse dhe pa motive të caktuara politike, e iniciuar urgjentisht nga Brukseli dhe Uashingtoni, e cila do të vepronte me një ligj të veçantë për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, që në mënyrë direkt apo indirektë janë ndikuar nga lufta e kaluar, me një ligj funksional për Gjykatën Speciale ndërkombëtare, të miratuar nga secili shtet në parlamentet përkatëse, duke amendamentuar edhe Kushtetutat e shteteve të tyre për ta mundësuar këtë drejtësi të deleguar në Hagë.

Vetëm në këtë mënyrë, do të mënjanohej mundësia e grupeve kriminale të profiterëve të luftës dhe nëntokës së krimit të organizuar për eliminimin e kundërshtarëve, në secilin prej këtyre shteteve që kanë një të kaluar të pa pastruar, me grupe mafioze të lidhura me rrjetet ndërkombëtare të krimit të organizuar, të të gjitha formave që nga pastrimi i parave të mafio oligarkëve të pasuruar e kthyer në multimilioner nga krimi i Organizuar.

shihet qartë se përfundimisht ka ardhur koha që Bashkimi Evropian dhe SHBA, ta bëjnë një zgjidhje të tillë urgjentisht, për ta mundësuar që edhe Ligji për gjykatën Speciale të Kosovës të ri amendametohet dhe në pakon e përbashkët të ligjit për Gjykatën ndërkombëtare për krime të luftës por edhe llojet tjera të krimit,të përmirësohet padrejtësia dhe të përshihet ndjekja dhe hetimi gjithëpërfshirës pa dallime etnike.

Një Model i tillë i gjykatës ndërkombëtare për krime me Seli në Hagë do të duhej imponuar të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, duke filluar Nga Serbia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria, siç e ka të miratuar edhe Kosova, kurse ndryshimi dhe harmonizimi i ligjeve, do të ishte një përfitim plus për ta përmirësuar gabimin e kaluar.

Duke e ditur se nëntoka e krijuar nga profiterët e luftës dhe lidhjet e krimit të organizuar, Bashkimi Evropa dhe SHBA do të duhej kushtëzuar integrimin në BE, të të gjitha vendeve që do ti kundërviheshin dhe rezistonin një modeli të tillë veprimi, duke shqyrtuar edhe mundësinë e ndërprerjes së bashkëpunimit, si dhe kufizimin e lëvizjes së lirë, më rikthim të vizave për ato shtete të cilat refuzojnë këtë formë ndëshkimi të krimeve të luftës dhe të gjithë krimeve tjera, duke filluar, qoftë edhe si tërheqje fillestare e vërejtjes, me fazat e para të izolimit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".