Nëse vazhdohet me ledhatime të Beogradit gjendja vetëm do të përkeqësohet, por çfarë duhet bërë Kosova

Nëse vazhdohet me ledhatime të Beogradit gjendja vetëm do të përkeqësohet, por çfarë duhet bërë Kosova
Nëse vazhdohet me ledhatime të Beogradit gjendja vetëm do të përkeqësohet, por çfarë duhet bërë Kosova

Muhamet Kelmendi

  • 21 December 2022 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Me Serbinë është shumë afër shpërthimi i një luftë të përgjakshme. Serbia po tregon çdo ditë dhëmbët neofashist ndaj Kosovës. Është armatosur shumë dhe botërisht po pretendon pushtimin e Republikës ose ndarjen e një pjese të saj dhe bashkimin me shtetin serb. Edhe zyrtarisht paraqiti kërkesë te KFOR-i për të vendosur ushtrinë dhe xhandarmërinë serbe në Kosovë. Këto janë pretendime të qarta.

-Kosova është duke kaluar një kohe te vështire, jo vetëm me fajin e vete, por edhe te faktorëve tjerë në ndërtimi e shtetit. Veç kësaj, po ballafaqohet me Gjykatën Speciale dhe me pretendime agresive e neo shoviniste serbe ndaj Republikës. Janë këto dy çështje tejet të rënda. E para varet nga vetë Republika dhe nga faktorët tjerë që ndikojnë në ndërtimin juridik dhe në zhvillimin e vendit tonë. E dyta, nuk varet vetëm nga Kosova, por edhe nga faktorët tjerë, të cilët në fakt edhe kanë rëndësi themelore. Këtu ka shumë çështje, por janë dy më themeloret që po ndikojnë në jetën e shtetit: a. Gjykata Speciale dhe b. Dialogu me shtetin kriminal serb. a. Çështja e parë rrjedhë nga gabimi shumë i madh i qeverive të kaluara, të cilat me presion nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, në Kuvend i detyruan deputetët të votojnë këtë gjykatë.

Dihet se është gjykate një nacionale dhe tendencioze, gjë që e bënë edhe tipike antiligjore, që nuk ka rast tjetër në botë. Po vihet nën akuzë UÇK-ja që luftoi kundër pushtuesit serbomadh, duke i akuzuar disa veta. Ndërsa, kriminelët gjenocidial serb, që bënë masakra mbi shqiptarët, u amnistuan. Mirëpo, këtu e keqja është se kësaj gjykate i parapriu gjoja analiza e gjendjes në vitet 1998/99, që u morën organet ndërkombëtare, me një raport plot gënjeshtra dhe të përgatitur në kuzhinat e Moskës dhe të Beogradit, e që doli në emër të një politikani të pandërgjegjshëm, Dick Martit, në Parlamentin e Evropës. Të shtyrë nga ky raport, ra brenda BE, SHBA dhe vetë Kosova. Kosova kishte mundësi të bënte punë pozitive. Nëse jo në mos aplikim të gjykatës, atëherë me përfshirjen në gjykatë edhe të krimeve mostruoze serbe të bëra mbi shqiptarët në Kosovë.

Këtë e lëshoi Kuvendi i Kosovës. Tash varet kryesisht nga BE dhe nga SHBA-të. Jam i bindur se çështja mund të rregullohet nëse SHBA dhe Berlini, Londra e Parisi angazhohen në gjendjen reale. Po këtu lypset dënimi i gjenocidit serb dhe përgjegjësia e kompetenteve dhe ekzekutueseve serb para drejtësisë. Nëse vazhdohet me ledhatime të Beogradit gjendja vetëm do të përkeqësohet. Të gjithë e dinë dhunën dhe gjenocidin e shtetit serb në Kosovë! Pse, pra, Gjykata Speciale vetëm ndaj UÇK-së dhe shqiptarëve vepron? Kjo është një padrejtësi e madhe. Shqiptarët kurrë nuk do të harrojnë këtë monstrum ndërkombëtar që po e bëjnë ndaj një lufte të drejtë dhe legjitime. b. Çështja e dytë është shumë e madhe, sepse janë raportet me shtetin serb. Me Serbinë është shumë afër shpërthimi i një luftë të përgjakshme.

Serbia po tregon çdo ditë dhëmbët neofashist ndaj Kosovës. Është armatosur shumë dhe botërisht po pretendon pushtimin e Republikës ose ndarjen e një pjese të saj dhe bashkimin me shtetin serb. Edhe zyrtarisht paraqiti kërkesë te KFOR-i për të vendosur ushtrinë dhe xhandarmërinë serbe në Kosovë. Këto janë pretendime të qarta. Në këtë anë, dy rrugë janë. - Shkëmbimi i territoreve dhe - Asociacion serb që qon te ndarja e veriut nga Kosova. Kjo nuk pranohet. Shkëmbimi është gjë që mund të zgjidhë çështjen e raporteve midis shqiptarëve dhe serbëve. Këtu lypset qartësi.

Ujmani, Mitrovica dhe Trepça duhet të jenë për Kosovën të paprekshme, pavarësisht nga pretendimet dhe rreziqet. Ndërsa, pjesa tjetër me Leposaviçin si komunë mund të shkëmbehet me Luginën e Preshevës në tërësi, pa hequr dorë nga Medvegja, Presheva si komunë dhe Bujanovci. Ky shkëmbim është i kapshëm. Kështu përfundon edhe dialogu me Serbinë i Kosovës. Vendosen kufijtë dhe gjeneratat që vijnë do të gjykojnë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".