Po i vjen fundi pasurimit nëpërmes kriminalitetit, pasuria që ju vodh popullit nga politikanët hajna së shpejti do i kthehet shtetit

Po i vjen fundi pasurimit nëpërmes kriminalitetit, pasuria që ju vodh  popullit nga politikanët hajna  së shpejti do i kthehet shtetit
Po i vjen fundi pasurimit nëpërmes kriminalitetit, pasuria që ju vodh  popullit nga politikanët hajna  së shpejti do i kthehet shtetit

Dardan Grapci

  • 22 December 2022 - 07:54

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Këto dy javë kanë qenë me ndryshime pozitive për Kosovën, e para ka të bëjë me liberalizimin e vizave dhe tani lajmi për dritën e gjelbër që e ka dhënë Komisioni i Venecias për konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme. Me këtë ligj pritet që shumica e zyrtarëve të lartë politik dhe shërbimit publik do të hetohen për pasurimin e tyre të dyshimtë dhe do të përballen me drejtësinë. Tani Grupi Punues i Komisionit për Legjislacion në bashkëpunim me Komisionin e Venecias duhet që sa më shpejtë ta posedojnë për aprovim final dhe shpallje të këtij ligji nga ana e presidentes, sikur që e parasheh Kushtetuta për të filluar aksionin dhe hetuar zyrtarët e lartë politik për korrupsion dhe për pasuritë e tyre të bëra nëpërmjet rrugëve ilegale. Uroj që Kosova me këtë ligj të pastrohet nga peshqit e mëdhenj dhe ata të dalin para drejtësisë.

-Duhet thënë se Kosova tash e tutje do të futet një kthesë të madhe në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, me fillimin e zbatimit të Projektligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, një projektligj në të cilin aq shumë është punuar nga Qeveria dhe Kuvendi, dhe qa shumë ka rezistuar opozita për ta miratuar, madje duke provuar edhe për ta sabotuar dhe pamundësuar. Rrethi i lojës po ngushtohet, po afrohet më në fund edhe në Kosovë momenti kur shumë koka të krimit të organizuar të pasuruar në mënyrë të kundërligjshme, të përballen me drejtësinë, të ju konfiskohet pasuria dhe kthehet qytetarëve përmes buxhetit të shtetit, për të mos e shfrytëzuar ata që e zhvatën për plot dy dekada të mandateve në qeverisjen e kaluar.

Është një meritë e madhe për Qeverinë e Kosovës që është koordinuar ngushtë me ekspert ndërkombëtar, prandaj edhe Komisioni i Venecias ka miratuar të shtunën ndryshimet në Projektligjin për Byron Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Në këtë përpjekje duhet çmuar dhe versuar edhe rolin dhe konsistencën e Kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca i cili më 19 nëntor, i ka dërguar në Komision të Venecias amendamentet e Projektligjit për Byron Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Tani më certifikimi i këtij Projektligji është një hapje e të gjitha mundësive për të vepruar kundër nëntokës së krimit të organizuar, për të hetuar secilin zyrtar të shtetit të pasuruar në bashkëpunim dhe bashkëveprim me krimin e organizuar, më mafio bizneset që janë zhvilluar me para të pista të cilat politika dhe drejtësia e inkriminuar ju kanë mundësuar shpëlarjen e tyre në fushat të cilat ata kinse i kanë investuar. Pranimi i këtij ligji nga Komisioni i Venecias është hapje e një rruge të sigurt për të arritur në cakun e duhur, sepse ky ligj i jep drejtësisë në dorë armën e fuqishme të luftimit të krimit, dhe është një arritje tjetër e kësaj qeverie në zotimin e fuqizimit të shtetit të së drejtës dhe luftës kundër krimit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".