Me barrikadat serbe s'është duke humbur Kosova, por po fiton shteti!

Me barrikadat serbe s'është duke humbur Kosova, por po fiton shteti!
Me barrikadat serbe s'është duke humbur Kosova, por po fiton shteti!

Fadil Maloku

  • 23 December 2022 - 07:39

Shkruan: Sociologu - Fadil Maloku

Është pak paradoksale, por është edhe më se e vërtetë që në "barrikadat serbe" të veriut të Kosovës, ka edhe një fatlumi tejet interesante e domethënëse! Në fakt, duhet konstatuar se atje nuk po zhvillohet "beteja" për të DREJTAT e serbëve, ngase ata gëzojnë më shumë të drejta se çdo serb në Serbi, por për KONTROLLIN e resurseve marramendëse që i posedon Trepça dhe Ujmani. Resurse, këto që sipas CIA-s amerikane, e arrijnë vlerën monetare të 500 (pesëqind!) miliard dollarësh!

-Faltlumia interesante, ka të bëjë me aktin dhe me faktin se ky "barrikadim i serbëve", përveç tjerash e ka reduktuar dukshëm konsumin mallrave nga Serbia, ku thuhet që diku rreth 400-500 milion€ shkojnë në "xhep"të saj, por edhe të krimit dhe korrupsionit midis grupeve kriminale Serbi -Kosovë; Verifikuar dhe vërtetuar lojalitetin e qytetarëve të ndershëm serb që shkaku i frikës dhe shantazhit iu kanë bashkëngjitë histerisë së kundërshtimit të pushtetit legal dhe legjitim të Kosovës; Vështirësuar qarkullimin e hyrje-daljeve të kontrabandistëve serbo-shqiptar në pikat kufitare; Ashpërsuar "kriterin për rekrutimin e paramilitarëve dhe mercenarëve serbo-rus;Pamundësuar korrespodencën mediale dhe atë sociale midis grupeve rusofile, brenda dhe jashtë Serbisë; Konsumuar skajshmërisht frustrimin (e improvizuar!) të qytetarëve serb të Kosovës;

Kalkuluar me saktësi milimetrike gatishmërinë e yryshit të Serbisë, po edhe yryshin tonë për t'u ri ballafaquar edhe një herë.

Qeveria e Republikës se Kosovës, anipse e paguan rrymën elektrike për serbët lokal, ata nuk e njohin këtë autoritet suprem! Askund në botë nuk ndodh që një komunitet si pakicë absolute të marr dy rroga! Të vetmit janë pakica serbe që merr; një nga Republika e Kosovës dhe një nga Republika e Serbisë!?.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".