Për reformim dhe dekriminalizim të sistemit të drejtësisë duhet të ketë unitet veprimi dhe vullnet bashkëpunimi mes pozitës dhe opozitës

Për reformim dhe dekriminalizim të sistemit të drejtësisë duhet të ketë unitet veprimi dhe vullnet bashkëpunimi  mes pozitës dhe opozitës
Për reformim dhe dekriminalizim të sistemit të drejtësisë duhet të ketë unitet veprimi dhe vullnet bashkëpunimi  mes pozitës dhe opozitës

Arsim Aziri

  • 23 December 2022 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Arsim Aziri

Mendojë se në përgjithësi, për reformën në Drejtësi, qeveria dhe opozita duhet të jenë të unifikuar edhe pse shpesh herë kjo temë i ka përplasur mes vete partitë politike. Sundimi i ligjit në vend nuk ka kuptim pa Vetting në nivele të larta të drejtësisë ku edhe qytetarët duhet ta japin mbështetjen e tyre, pa dyshim, meqë tani Komisioni i Venecias ka miratuar të shtunën e kaluar ndryshimet në Projektligjin për Byron Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

-Zhvillimet e fundit në këtë proces janë hap me vend dhe shumë gjatë i pritur për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, dhe nga fakti që komisioni i Venecias i ka dhënë dritë të gjelbër Projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, do të thotë se jemi në rrugë të mbarë si institucione ndonëse siç e dimë një projektligj i tillë e ka pas fatin që nga opozita të kritikohet e pengohet, të provohet të sabotohet, ndonëse Qeveria dhe Kuvendi ishin të vendosura ta çonin përpara si mekanizëm i veçantë për sundimin e ligjit dhe jo vetëm.

Tani certifikimi i këtij Projektligji nga Komisioni i Venecias është një armë e fuqishme e shtetit për të vepruar kundër nëntokës së krimit të organizuar dhe luftimin e korrupsionit të profilit të lartë, që kështu të ecet drejtë ndërtimit të shtetit ligjor dhe demokratik, integrimit të tij në proceset evropiane. Drejtësia nuk mund të ndalet dhe është momenti i fundit që të përdorë mekanizmat e nismat e duhura për të vepruar ndaj atyre që janë pasuruar jashtëligjshëm dhe në kurriz të fondeve publike.

Megjithatë, Ende ka dyshime se një organi i ri si ky do ta bënte luftën kundër korrupsionit vërtet më efektive. Ky proces pritet në praktikë të shihet se çfarë rezultatesh do të sjellë në të ardhmen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".