Demokracia funksionale nuk është ndërrimi i pushtetit vetëm për lakmi të uzurpimit të karriges  në krye të shtetit

Demokracia funksionale nuk është ndërrimi i pushtetit vetëm për lakmi të uzurpimit të karriges  në krye të shtetit
Demokracia funksionale nuk është ndërrimi i pushtetit vetëm për lakmi të uzurpimit të karriges  në krye të shtetit

Skender Mulliqi

  • 25 December 2022 - 08:46

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi 

 

Demokracia është vullnet i qytetarëve . Kosovës nuk i duhen pushtete që nuk janë demokratike , pushtete që nuk janë për integrime evropiane! Të gjitha variantet tjera janë licemerizëm , janë ide hipokrite që dobësojnë edhe kulturën dhe civilizimin e je vendi dhe një populli! Ja vlen të luftohet për një Kosovë që atë e bën me gjithçka të bukur dhe që e bënë jetën e lumtur për shumicën. Kur pushteti në kohët më të vështira varet nga poltronët dhe pa kurrizorët, vështirë të pritët që ky pushtet do të këtë besimin e popullit. Kjo tregon gjithë kompleksitetin e secilës kritikë publike apo qëndrime te ndryshme.

 

Kosovën e lirë dhe të pavarur, e sakatuan në vend që ta ndërtojnë mirë! E gjuajtën atë larg si të ishte top i futbollit! Nuk patën krenari dhe dinjitet ata që e drejtuan për dy dekada! Përjetuam skamje dhe mjerim social, pa punësim, krim , korrupsion, izolim , largim, fytyra të ngrysura dhe të pa lumtura njerëzish , të cilët Kosovën e kanë paramenduar shumë më të zhvilluar dhe të prosperuar. Kosova po të ishte gotë me venë apo raki moti do të ishte zhdukur!  Pushtet e pas luftës, nuk menduan shumë , veç hajnive dhe zhvatjes të pronës shoqërore ! Populli për çudi heshti dhe i durojë tepër gjatë këto tortura!I duroje deri më zgjedhjet e fundit nacionale! I frikësuan ,dhe i nënshtruan qytetarët si të ishin kope delesh! Por, natyrisht se ky nënshtrim nuk ka mundësi të zgjatë për gjithmonë! Po vijnë gjeneratat e reja , të cilat nuk pranojnë nënshtrimin, përbuzjen, nuk pranojnë okupimin e tyre shpirtëror dhe material !Pas çdo kohe të ligë, lind dielli!

Gjithmonë nuk është akt demokratik të votohet për rrëzimin e një qeverie. Demokracia funksionale nuk quhet ajo demokraci, që bënë të mundur rënin e një qeverie pse ashtu dëshirojnë grupe të caktuara politike. Ajo që bëhet nën kalisa, jo që nuk është demokratike , por është akt antidemokratik .Demokracia funksionale nuk është ndërrim pushteti sikur që i ndërrojmë brekët,mos më kutërbuar. Ata që bëjnë plane nën kulisa janë njerëz të totalitarizimit? Janë do persona që interesin e vet e qesin para interesit të përgjithshëm .Ka mjaftë të tillë për fat të keq sot në Kosovë. Demokracia është vullnet i qytetarëve . Kosovës nuk i duhen pushtete që nuk janë demokratike , pushtete që nuk janë për integrime evropiane! Të gjitha variantet tjera janë licemerizëm , janë ide hipokrite që dobësojnë edhe kulturën dhe civilizimin e je vendi dhe një populli! Ja vlen të luftohet për një Kosovë që atë e bën me gjithçka të bukur dhe që e bënë jetën e lumtur për shumicën. Kur pushteti në kohët më të vështira varet nga poltronët dhe pa kurrizorët, vështirë të pritët që ky pushtet do të këtë besimin e popullit. Kjo tregon gjithë kompleksitetin e secilës kritikë publike apo qëndrime te ndryshme. Rrethanat e krijuara shoqërore dhe politike bëjnë që populli të ngrihet, së nuk e beson më pushtetin, as nuk e respekton. Këtë pushtet aktual shumica po e besojnë. Ndoshta jemi në ditë më të mira, kur nuk mund të humbim pavendosmërinë tonë të veprimit , karshi situatave të krijuara në vend , dhe në relacion me Serbinë fashiste. Edhe nëse kemi shumë ngarkesa dhe dilema ekzistenciale , në asnjë mënyrë nuk guxojmë të bëjmë lëshime, të cilat do të na kushtojnë tepër shumë . Në situata të vështira në shprehje vijnë heronjtë. Beronjë janë të gjithë ata të cilët sot angazhohen për shtet dhe për komb. Heronj janë gjithë ata të cilët unifikohen, kur serish Kosova po rrezikohet , të ndahet nga Serbia dhe aleatet e saj. Sikur historia po na përsëritet, e nuk guxojmë kësaj radhe ta lejojmë një gjë të tillë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".