Opozita i ka lënë anash interesat për shtetin nga lakmia e egër për ta kapur edhe një herë pushtetin

Opozita i ka lënë anash interesat për shtetin nga lakmia e egër për ta kapur edhe një herë pushtetin
Opozita i ka lënë anash interesat për shtetin nga lakmia e egër për ta kapur edhe një herë pushtetin

Arsim Aziri

  • 26 December 2022 - 07:36

Shkruan: ANALISTI - Arsim Aziri

Opozita e tanishme, ndër më të dobëtat në të gjitha mandate e parlamentarizmit në Kosovë, e ka humbur tërësisht logjikën e të bërit politik, duke kujdestaruar dhe kritikuar qeverinë aktuale për të gjitha ato skandale dhe të cilat po vazhdojnë të shpërfaqen gjithandej në jetën publike dhe institucionale, si pasojë e gjenezës së kapjes së shtetit për dy dekadat e kaluara me qeverisje korruptive, e kriminale. Madje disa deputet, shumica opozitare, kanë harruar që janë në Kuvend për me i fol e debatuar, për të marr vendime për problemet e qytetareve tonë, dhe jo me qëndrua aty si statista e me u sjell në mënyrë absurd, të pa kulturuar, sit ë ishin përgatitur për humorist banalista.

-Kuvendi është institucioni i përfaqësimit të popullit, jo edhe i përfaqësimit të naivitetit, shpirtngushtësisë, inateve politike dhe pasivitetit, ngathtësisë profesionale dhe cektësisë intelektuale . Disa deputet të kuvendit, më mirë është me e pa kuvendin prej TV-s sesa ne me i pa ata në TV duke qëndruar ulur në Kuvend dhe duke irrituar me sjelljet e tyre qytetarët që kanë votuar Kuvendari nënkupton përmbajtësi morale, profesionale dhe intelektuale dhe formalitet e sjellje me banalitet!

Në mungesë të kreativitetit, dijes, logjikës së shëndosh opozitare, për gjithçka po sulmohet Qeveria dhe Kryeministri, për secilën ekses apo gabim që e bënë dikush në cilindo cep të Kosovës, në cilin do institucion, qendror apo lokal, vjen reagimi i opozitës me akuzat dhe kualifikimin më banal! Shtrohet pyetja se çka ka kryeministri , kur një e keqe, qoftë edhe aksident ndodh në komunikacion, apo një skandal tjetër në një shkollë, një zyrtar i karrierës prej dy dekadash i punësuar në një nga mandatet e kaluar kapet me korrupsion e krim të organizuar. Në tërë këtë rrëmujë, të shthurjes njerëzore në Kosovë, shtrohet pyetja ku është faji i kujdestarisë së kësaj qeverie dhe i kryeministrit aktual?

Madje kulmi i absurdit i ofrohet edhe tradhtisë ndaj shtetit, me sjelljet e kësaj opozite të inkriminuar e cila edhe kur Kosova sulmohet nga Serbia, kjo opozitë me devijime nga tërësia e formimit të vetë njerëzor, bëhet me Serbinë, dhe sulmon Qeverinë e Kosovës për të këqijat të cilat vetë i ka mbjell në shoqëri dhe e ka prurë shoqërinë dhe shtetin para kapitullimit. Kjo është opozita, që të këqijat që i ka prodhuar vetë, dhe ia ka bërë shoqërisë dhe shtetit, mundohet të ua vesh të tjerëve. Dhe shtrohet çështja, sa janë duke u vetëdijesuar qytetarët për të qenë akoma më të gatshëm për të ndëshkuar dhe diferencuar, pse ka akoma votues që ende e përkrahin dhe e votojnë, një opozitë të tillë, me devijime të vlerave njerëzore...sepse, të devijuarit, manipulantët.

Të gjitha këto elemente po shfaqen hapur dhe paturpshëm edhe në procesin vendimmarrës në Kuvend, aty ku po refuzohen ligjet për reformim, dekriminalizim dhe profesionalizim të shtyllave kryesore të shtetit, të kapura nga rrjetet kriminale të opozitarëve ta tashëm që dje ishin në krye të pushtetit. Me këto sjellje kundër interesit publik, me egon e përfitimit për interesin e ngushtë personal e politik, kjo opozitë e degjeneruar edhe shumë mandate të tjera do të mbetet pa pushtet nga qytetarët e ndëshkuar, sepse ka ardhur koha e ndryshimeve kur askush më nuk ka votë për ti dhuruar ati që me dekada është treguar i dështuar apo i korruptuar në pushtetin me të cilin është abuzuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".