Pas miratimit të dhe shpalljes së Ligjit Vetting, zbatimi sfida kryesore e tejkalimit të sabotimit të Qeverisë nga ana e gjyqësorit

Hasan Preteni

  • 26 December 2022 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni

Ligji Vetting mund të aprovohet shpejtë por sfidë mbetet zbatimi. Kosova sot nuk e ka problem legjislacionin por zbatimin e saj. Kjo qeveri po neglizhohet në çdo fazë të zbatimit të saj.

-Gjyqësori po e saboton Qeverinë. Jemi të vetëdijshëm se pushtetet janë të ndara por po keqpërdoret nocioni i pavarësisë nga nocioni i transparencës dhe llogaridhënies. Jeni të pavarur në veprim por jo të pavarur në kuptimin e transparencës dhe llogaridhënies. Gjyqësori duhet të veproi i pavarur nga ndikimet nga jashtë por jo të veproi si donë ai dhe si donë politika. Duhet të raportohet në kuvend, duhet të ketë transparencë, duhet të ketë llogaridhënie! Pa këto dy të parat nuk do të ketë sukses.

Është e kotë çdo përpjekje e gjyqësorit nëse nuk ka mekanizma mbikëqyrës. Jo të veprohet sipas politikës ditore por në bazë të fakteve, diferencës në mes të shtetit demokratik dhe atij anarkik. Aty ku shteti e lufton krimin ka sukses dhe Demokraci. Aty ku shteti nuk bashkërendon me drejtësinë, aty ka krim dhe mungesë demokracie.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".