Vuçiq po kërkon konflikt në veri të Kosovës, kujdes veprimi me KFOR-in në  largimin e barrikadave

Vuçiq po kërkon konflikt në veri të Kosovës, kujdes veprimi me KFOR-in në  largimin e barrikadave
Vuçiq po kërkon konflikt në veri të Kosovës, kujdes veprimi me KFOR-in në  largimin e barrikadave

Blerim Burjani

  • 27 December 2022 - 15:44

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani 

Me acarimin e situatës në veri, nga ana e palës serbe ideja është e përfitimit politik për dialog, që  nëse komplikohet shumë situata, atëherë ajo situatë  del prej kontrollit. Dhe këtë e dëshiron Vuçiq se pse ai dëshiron të përfiton maksimalisht, duke shkuar tutje për ta ndërkombëtarizuar çështjen, për çka edhe  mundë të kërkon një konferencë ndërkombëtare për statusin. Pra kjo nuk duhet të lejohet, duhet ti lihen barrikada sa të munden me qëndrua për ti bindur ata që i kanë krijuar edhe për ti eliminuar ato, sepse me kalimin e kohës do të binden e shohin që  s’ka gjë prej barrikadave.  

 

Nuk duhet të intervenohet në asnjë mënyrë, në Veri të Kosovës, për heqjen e barrikadave, pa një  koordinim të mirë planifikuar dhe koordinuar me faktorin ndërkombëtar, sepse çdo veprim që mundë të konsiderohet i njëanshëm dhe provokim po e mendon dhe po e dëshiron Aleksandër Vuçiqi. Pritja e zyrtarëve të shtetit serb, konkretisht Aleksandër Vuçiqit është  që atje të ndërhyhet me dhunë për heqjen e barrikadave  dhe me këtë ndërhyrje të acarahoet e ndërlikohet akoma më shumë situata  dhe të mos vazhdohet tutje të dialogohet sipas dinamikës që ishte menduar për tu zhvilluar dhe eventualisht arritur një marrëveshje mes dy vendeve, duke pasur  faktorin ndërkombëtar  në proces për të ndihmuar dhe lehtësuar arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Me acarimin e situatës në veri, nga ana e palës serbe ideja është e përfitimit politik për dialog, që  nëse komplikohet shumë situata, atëherë ajo situatë  del prej kontrollit. Dhe këtë e dëshiron Vuçiq se pse ai dëshiron të përfiton maksimalisht, duke shkuar tutje për ta ndërkombëtarizuar çështjen, për çka edhe mundë të kërkon një konferencë ndërkombëtare për statusin. Pra kjo nuk duhet të lejohet, duhet ti lihen barrikada sa të munden me qëndrua për ti bindur ata që i kanë krijuar edhe për ti eliminuar ato, sepse me kalimin e kohës do të binden e shohin që s’ka gjë prej barrikadave.  Kur të lodhen ata që i kanë vendosur, duke kujdestaruar përreth tyre , do të binden vetë se duhet dialog e jo barrikada. Këto barrikada janë të qëllimshme dhe të rrezikshme prandaj duhet vepruar me maturi dhe duhet kohë. KFORI nuk duhet të intervenoj edhe për një kohë, ata nuk kanë çfarë të bëjnë sepse rreziku është serioz  me mundësi  të provokimit  të  konflikt ndër etnik dhe pastaj me intervenua , Vuçiq ashtu sikur që ai e planifikon këtë dhe e dëshiron.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".