NATO përmes misionit të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës duhet ti jep fund largimit të barrikadave deri në fund të këtij viti!

NATO përmes misionit të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës duhet ti jep fund largimit të barrikadave deri në fund të këtij viti!
NATO përmes misionit të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës duhet ti jep fund largimit të barrikadave deri në fund të këtij viti!

Agim Bajrami

  • 28 December 2022 - 16:04

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

 

Grupet kriminale dhe paramilitare serbo-ruse, të vendosura nga Serbia, sipas vlerësimeve, nuk do të largohen, pa përdorimin e masave të domosdoshme të forcave speciale të Kosovës në largimin e barrikadave , dhe në rast të shkarkimit të ndonjë viktime mbahet përgjegjëse Serbia,nga edhe i është kërkuar Serbisë largimin e strukturave kriminale paramilitare, serbo-ruse. Edhe popullsia civile serbe, mbështet forcat e Kosovës në largimin e barrikadave, dhe lirimin e tyre, nga dhuna,maltretimi dhe terrori e këtyre bandat kriminale serbe të armatosura, të cilët po i maltretojnë dhe terrorizojnë popullatën civile serbe.

 

 

Në Zubin Potok u raportua  se ka pasur të shtëna me armë,  aty ku gjenden KFOR-i dhe Policia e Kosovës

Ministri Sveçla, e mohon se ka pasur të shtëna me armë, ndërsa KFOR-i e pohon, se ka pasur gjuajtje me armë ,por siç thotë KFOR-i " jemi duke i hetuar të gjitha faktet dhe provat,se nga kush është bërë gjuajtja. Serbia , për të shtënat e mbrëmshme me armë në veri të vendit, fajëson Njësinë Speciale të Kosovës(NJSK) siç thotë Serbia," ka pasur shkëmbim të armëve në përpjekje të Policisë së Kosovës, për heqjen e barrikadave" . Shefi i shtabit të ushtrisë serbe deklaron, " se i kemi marr të gjitha detyrat konkrete,precize dhe të sakta, mbrëmë në Beograd, nga presidenti serb Vuçiq, dhe njëherit edhe komandant i ushtrisë serbe, në ngritjen e gatishmërisë ushtarake dhe dislokimin e forcave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën, për shkak të situatës së fundit atje". Palët, kanë lënë diplomacinë, dhe në komunikim të ndërsjellë kanë zgjedh përdorimin e gjuhës ushtarake dhe propagandën luftarake. Palët po presin çastin e inskenimit të ndonjë skenari për të fajësuar palën tjetër që të pozicionohen në luftimet e tyre, Serbia në pushtimin e Kosovës ndërsa Kosova në mbrojtjen rendit kushtetues dhe tërësisë territoriale të shtetit të Kosovës. Nga edhe kjo do të ishte me rrezik të shpërthen lufta e tretë ballkanike, kur edhe do të pasoj lufta e tretë botërore. Le të kthehemi mbrapa e të shohim si kanë rrjedhur ngjarjet e së kaluarës, luftëra ballkanike ,më pas luftëra botërore. Thuhet se historia është një cikël që përsëritet! Një shpresë na mban akoma ta ruajmë besimin se barrikadat do të largohen nga KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës, më së largu deri në fund të këtij viti 2022. 'Inteligjenca amerikane' sipas burimit,ka marr të gjitha masat e vlerësimit, se barrikadat nëpër rrugët e Kosovës duhen të largohen nga kapacitetet e policisë së Kosovës të mbështetura nga policia e EULEX-it dhe KFOR-i,dhe e ka bërë të përgjegjshme, 'qeverinë e Serbisë' që gjatë veprimit policor në largimin e barrikadave nëse shkaktohen viktima. Grupet kriminale dhe paramilitare serbo-ruse, të vendosura nga Serbia, sipas vlerësimeve, nuk do të largohen, pa përdorimin e masave të domosdoshme të forcave speciale të Kosovës në largimin e barrikadave , dhe në rast të shkarkimit të ndonjë viktime mbahet përgjegjëse Serbia,nga edhe i është kërkuar Serbisë largimin e strukturave kriminale paramilitare, serbo-ruse. Edhe popullsia civile serbe, mbështet forcat e Kosovës në largimin e barrikadave, dhe lirimin e tyre, nga dhuna,maltretimi dhe terrori e këtyre bandat kriminale serbe të armatosura, të cilët po i maltretojnë dhe terrorizojnë popullatën civile serbe. Barrikadat serbe në veri e kanë efektin e vetë pozitivë ,vetëm atëherë kur të largohen përmes marrëveshjes ndërmjet palëve. Në të kundërtën, largimi i barrikadave përmes forcës do shkakton viktima dhe paqartësi në shtetin unitar të Kosovës, e me mundësi të shpërthimit të konfliktit, nga do të jetë vështirë parashikimi për nga kohëzgjatja dhe përfundimi i konfliktit, dhe gjithsesi, shkatërrimet, humbjet e njerëzve dhe vetë statusi i veriut të Kosovës. Dhe hapja e konfliktit në veri të vendit do të shkon në interesin e Serbisë dhe Rusisë, ku edhe skenarët e tyre për veriun e Kosovës paraqesin rrezikun me mundësinë e eskalimit sipas agjendave të tyre, për ndarjen e Kosovës dhe destabilizimin e rajonit. Pas largimit të barrikadave, Kuvendi i Kosovës do të konfirmoj , 'Statutin' e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, i cili është duke u punuar nga grupi punues ndërkombëtar dhe kosovarë/shqiptaro-serb. Kryetari i Kuvendit të Kosovës sipas të gjitha gjasave do të firmos 'Statutin' e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Dhe pas kësaj, drama ballkanike, siç duket do të merr fund, dhe vendet do ti kthehen zhvillimit ekonomik, mirëqenies sociale dhe integrimeve evropiane!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".