Lidhja e mafies shqiptare mbi të gjitha, Tirana shpallet ndër qytetet më të rrezikshme në glob, krahasuar me atë të Kolumbias, të San Paulas dhe qytetet tjera

Lidhja e mafies shqiptare mbi të gjitha, Tirana shpallet ndër qytetet më të rrezikshme në glob, krahasuar me atë të Kolumbias, të San Paulas dhe qytetet tjera
Lidhja e mafies shqiptare mbi të gjitha, Tirana shpallet ndër qytetet më të rrezikshme në glob, krahasuar me atë të Kolumbias, të San Paulas dhe qytetet tjera

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 28 December 2022 - 16:58

Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhuriani

 

Shikoni tani me aeroportin e Vlorës të lidhur me mafien e Amerikës Latine që po i kërkon edhe FBI dhe CIA Amerikane, të lidhura me kanalet e nëntokës kriminale me  pastrim parash,  me spiunët serbo-rus, që janë dëshmuar botërisht me afera të kontrabandës, me korrupsion, prostitucioni, me mafien e Jelcinit dhe deri më sot vazhdojnë veprimtarinë e tyre kriminale. Vlon droga, korrupsioni, kontrabanda. A nuk mjafton ajo thënie në Angli ku thanë për ne shqiptaret:"Po vijnë kriminelët" dhe kjo nuk është pak.

 

Këtë për sot po e nisi me një rrëfim timin:"Kur isha i ri dhe veproja në ilegalitet të thellë, e urreja edhe të madhin Gjergj Fishtën, apo si thonë Homerin shqiptar edhe Faik Konicën për deklaratat e tyre të famshme, por me vend dhe, tani them se kishin pasur të drejtë...", pra dua të them se vërtetë është më tepër se e domosdoshme që duhet shkulur me rrënjë këto banda mafioze të skenës politike shqiptare dhe gjithandej. Përse? Jemi populli i vetëm në tërë globin që kufizohemi me popullin tonë dhe atë në Serbinë fashiste deri në Nish, me Malin e Zi, me Maqedoninë dhe andartë greko-fashist Çamërinë, dhe kudo vetëm skandale, afera, hajni, drogë, prostitucion dhe të gjitha të zezat dhe këtu nuk e kam fjalën me grupe të vogla, por e kam fjalën nga grupet krye mafioze shtetërore të lidhura me kanalet më të fëlliqura botërore. Dhe, më besoni shpesh herë, i shtroj pyetje vetes kur e dëgjojmë atë refrenin:"...jam krenar që jam shqiptarë..." dhe përse jam krenar, përse?

Këta kryebanditët e majave të shtetit kanë ra dhe në  botën e qytetëruar po njihemi si shtet narkoman, ose narko mafia që po na quajnë, ta zëmë, Gjermania, zbulon laboratorin e drogës në zemër të Shqipërisë, në Elbasan dhe shtrohet pyetje e thjeshtë dhe logjike, si mundet një laborator i madhe të ngrihet n shtet e të mos ketë dijeni banda krye mafioze shtetërore, ose Lazarati i famshëm, dënohen ministri i brendshëm i shtetit, bie helikopteri nga mbi pesha duke kaluar Adriatikun drejt Italisë po ashtu i lidhur me bandat më të tmerrshme të kanaleve të nëntokës kriminale dhe dalin para kamerave televizive dhe lehin dhe hanë m’t këta krye qenë dhe flasin për shtetin.

Sa e sa maune ose sa tonelata janë zbarkuar në portin e Durrësit dhe kanë ikur nga ky port drejtë Amerikës latine me tonelata drogë dhe si ka mundësi kjo të mos jetë në dijeni ose të mos jenë të lidhura me narko mafinë shtetërore!?

Nuk po merrem me grupe mafioze të drogës e prostitucionit, po fjalën e kam me krye mafiozët e majave të shtetit. Unë, jetoj në Gjermani dhe po të shkruajmë për këtë fenomen a dini ju se nuk ka ditë qe nuk raportohet për këtë dukuri të rrezikshme, për vrasje të kësaj natyre sa që thonë se vrasjet janë bërë normale. Tirana shpallet ndër qytetet më të rrezikshme në glob, me ata të Kolumbias, të San Paulas dhe qytetet tjera. Sa e vështire është bërë jeta atje, është bërë aq e rrezikshme që shumë shtete ju bëjnë thirrje qytetarëve të vetë të jenë shumë të kujdesshëm nga bandat mafioze me nam në botë.

Shikoni tani me aeroportin e Vlorës të lidhur me mafien e Amerikës Latine që po i kërkon edhe FBI dhe CIA Amerikane, të lidhura me kanalet e nëntokës kriminale me pastrim parash, me spiunët serbo-rus, që janë dëshmuar botërisht me afera të kontrabandës, me korrupsion, prostitucioni, me mafien e Jelcinit dhe deri më sot vazhdojnë veprimtarinë e tyre kriminale. Vlon droga, korrupsioni, kontrabanda. A nuk mjafton ajo thënie në Angli ku thanë për ne shqiptaret:"Po vijnë kriminelët" dhe kjo nuk është pak. Fjalën e kam kush e kupton, dhe nuk e thanë qytetarë të thjeshtë,por ishte thënie nga ata që kanë xhaketën e shtetit.

Mirëpo, narko mafia shtetërore, i ka hedhur pluhur syve popullit, duke e mashtruar dhe lënë sallamadi, e kanë ndërtuar vendin me drogë dhe popullit fukara vetëm jepi buke dhe të heshtë mos t´ia prish terezinë këtyre,  dhe ata nuk trazohen.  Këtu ka shembuj që mund të shkruash shumë libra. Kjo bandë mafioze shtetërore shikoni se si e shpërndanë në trojet tjera etnike, e shpërndanë taman si vaji në lakra, në Kosovë shiko korrupsionin, shiko si e shkatërruan Brezovicen, uzurpuan Prishtinën, ndërtuan rrokaqiejt më të mëdhenj se të Bill Klintonit, që deri dje kanë fjetur si qen dhe si langonj, si në pleme dhe stallë lopësh, lidhen me serbo-çetnik të Drazh Mihajlit, me rastin e "TOKES", dosje publike, vjedhin shtetin me 200 hektarë dhe e blejnë një ari sa një palë brekë të atyre rrospive serbe që rrinë te semafori për hamshor, nuk po them sa brekët e Merlin Morlos, shesin toka tona të mbrojtura me gjak , lëvizin gurtë e mexhes me serbianët për interesa të tyre personale dhe për të shpëtuar prapanicën  e vetë. Dhe merreni me mend sa të paturpshëm janë kjo farë e fëlliqur,  nuk skuqen fare dhe dalin publikisht hanë mut si ata qentë pas mercinave dhe flasin për shtet, se si mbrohet shteti kur pikërisht ky soj banditësh,hajnash... e kanë shkatërruar shtetin dhe e kanë vjedhur deri në palcë buxhetin e shtetit dhe djersën e qytetarit. Pra edhe këtu të mos i jap njëmijë e pesëqind shembuj, sepse andej dhe këndej dhe gjithandej është ajo që këto krye banda mafioze që na qiten hije të zezë si emër janë lidhur shumë ngushtë me kanalet kriminale të nëntokës,  e kanë bërë rrjetin taman si të merimangës, e kanë bërë zap sistemin gjyqësor dhe kanë qenë me duart të lidhura për t ushtruar këtë kriminalitet dhe për të vjedhur shtetin dhe qytetarin.  Dhe kështu janë pasuruar dhe janë bërë super milioner dhe kanë siguruar pasuri jo më pak se 50 breza.

Të mos flasim për atë Dritan Abazoviqin e mos paftë dritë të bardhë, shikoni atë lidhjen e kishës serbe, shikoni se si luan lojën e pistë me atë Ballkanin e hapur, shikoni lidhjet me bandat kriminale shtetërore të Serbisë fashiste dhe shumë e shumë afera dhe skandale mafioze të majave të shtetit. Dhe dua të them dhe desha të shpjegoj se ku është epiqendra e narko mafies dhe si u shpërnda në trojet tjera etnike dhe mu për këtë për interesa të huaja e sidomos për interesa serbe punuan dhe punojnë kjo gardë e kanaleve të nëntokës kriminale, mjerisht shqipfolëse por duke na qitur neve  faqen e zezë si emër. Kjo bandë kriminale të majave të shtetit ka për qëllim edhe eliminimin e një klase politike dhe ata janë që në qoftë se, punon për shtet ligjor, për shtet që i vjen era shtet nuk e lënë, bëhen bashke dhe e mundohen ta rrëzojnë sepse ia prishin terezinë, kanë frikën që i burgosin dhe ja konfiskojnë pasurinë e vjedhur me miliarda. Ose duhet të jesh i lidhur me këto banda kriminale të nëntokës shtetërore  ose nuk të lënë,  s´ka rrugë tjetër sepse  ky është projekti i tyre.

Pra, është i domosdoshëm që të bëhen ndryshime rrënjësore  në skenën mafioze të këtyre klaneve kriminale të nëntokës dhe kjo ka për të ndodhur herët a vonë, sepse kam lexuar dhe kam parë se kështu është i shkruar fati i tyre dhe këtë të jeni të sigurt.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".