Qeveria nuk guxon ta lejon krimin e Brezovicës të vjetërsohet dhe amnistohet, të ndiqet hap pas hapi dhe të ndëshkohet

Qeveria nuk guxon ta lejon krimin e Brezovicës të  vjetërsohet dhe amnistohet, të ndiqet hap pas hapi dhe të ndëshkohet

Hajrullah Tërnava

  • 30 December 2022 - 07:36

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Me këto tentime të neglizhimit dhe të stërzgjatjeve nëpër gjyqe me seanca të papërfunduara, sikur jemi mësuar deri më tani, ata që e kanë pru Kosovën në këtë gjendje, tani do të provojnë që edhe këtë mega skandal të madh të zbuluar të lidhjes së politikës me krimin e organizuar, ta zbeh dhe devalvon politika e infiltruar, me ndikim te prokurorët dhe gjyqtarët e shantazhuar, të cilët edhe në të kaluarën, në afera të tjera të ngjashme janë dëshmuar si njerëz besnik që ja bëjnë avokatinë mbrojtëse krimit të organizuar.

-Qeveria ne pushtet e cila e ka filluar luftimin e krimit ne përgjithësi, e sidomos te ati krimi te organizuar qe i filloj me zbardhjet e përfitimeve te mëdha ne ato pjese te Brezovices, dhe u konfiskuan tani një numër i madhe i vilave ne këto pjese, e ku edhe sot e disa muaj janë njerëzit e burgosur për ato krime te kryera, e ku ne ato krime ishin te involvuar udhëheqës komunal te Brezovices si dhe shume nga te mëdhenjtë e shtetit dhe familjar te tyre, dhe nëse rrezikohet kjo iniciative qe populli mezi po e pret zbardhjen e këtij krimi te organizuar, dhe nëse vjen deri te neglizhimi edhe i këtij aksioni atëherë ka rrezik që edhe afera e cila është po aq e madhe, e krimit të lidhur ngushtë me kokat kryesore politike, ajo Brezovica, të neglizhohet të hetohet e gjykohet, pasi që në fillim është nisur mbrapsht dhe pa përgatitje adekuate zhvillimi i seancave të para për konfirmimin e aktakuzave për grupin e parë të akuzuar dhe të arrestuar lidhur me këtë mega skandal.

Grupi i parë i të akuzuarve për të cilët ishte caktuar seance e ditës së premte, 23 dhjetor përbëhej nga Bratisllav Nikoliq, Dimitrije Raçiçeviq, Dragomir Millosavleviq, Hysni Bajrami, Sasha Millosavljeviq, Arben Çitaku, Bedri Halimi, Mustafë Hyseni, Raif Bajrami, Husein Ajdini, Sasa Spasiq dhe Jadran Kostiq. Mirëpo fillimi i gjykimit në rastin “Brezovica”, i caktuar për të premten e kaluar është shtyrë për 8 shkurt të vitit 2023 pasi që gjithçka ishte inskenuar për ta filluar një proces të paracaktuar për të mos i zhvilluar.

Që në fillim të seancës, tërësisht e improvizuar për të dështuar, mbrojtja e të akuzuarve është ankuar për mos plotësim të kushteve, mungesë të përgatitjes adekuate, dhe ka kërkuar shtyrje të fillimit të gjykimit sepse ishte në pyetje mosplotësimi i kushteve ligjore, nenit 244, që prokuroria është e obliguar ta dorëzojë aktakuzën dhe provat më së voni deri në momentin e ngritjes së aktakuzës, gjë që ato nuk janë dorëzuar fare, për çka edhe 12 të pandehurit nuk mund të deklaroheshin për veprat të cilat ju ngarkohen. Madje kanë munguar edhe materialet dhe provat që do të duhej të ishin të përkthyera në gjuhën serbe pasi që shumica e të dyshuarve në këtë grup janë pjesëtar të komunitetit serb.

Me këto tentime të neglizhimit dhe të stërzgjatjeve nëpër gjyqe me seanca të papërfunduara, sikur jemi mësuar deri më tani, ata që e kanë pru Kosovën në këtë gjendje, tani do të provojnë që edhe këtë mega skandal të madh të zbuluar të lidhjes së politikës me krimin e organizuar, ta zbeh dhe devalvon politika e infiltruar, me ndikim te prokurorët dhe gjyqtarët e shantazhuar, të cilët edhe në të kaluarën, në afera të tjera të ngjashme janë dëshmuar si njerëz besnik që ja bëjnë avokatinë mbrojtëse krimit të organizuar. Por çdo mos efikasitet në këtë aksion të ndërmarr të këtyre llojeve të krimit të organizuar, do të llogaritet si mos sukses i kësaj Qeverie, sepse për këto aksione është dashur kjo qeveri të përgatitet më mirë dhe me fakte si dhe me njerëz ekspertë me duar të pastërta ti qasen kësaj iniciative të luftimit të krimit me fakte dhe argumente dhe me seriozitetin më të madhe ta luftojnë krimin, që të jenë efikas në luftimin e këtij lloji të krimit të organizuar, prandaj çdo mos sukses në këtë pikëpamje do ti përshkruhet tani kësaj qeverie, prandaj populli do ta përjetoj një zhgënjim të madhe sa i përket kësaj qeverie, që opozita e tanishme do ta shfrytëzoj këtë situatë si sukses të sajë, dhe krimi që do të mbetet i pazbuluar tani mundë edhe të legalizohet, dhe vepër kryesit e këtij krimi do të jenë fitimtarët e veprave kriminale sikur deri me tani që në Kosovë, shumë pak luftohet krimi i organizuar dhe krimi në përgjithësi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".