Mjaft me politikë të ledhatimit nga perëndimi për regjimin e pro rusit Aleksandër Vuçiq, është koha e ndëshkimit dhe e izolimit

Mjaft me politikë të ledhatimit nga perëndimi për regjimin e pro rusit Aleksandër Vuçiq, është koha e ndëshkimit dhe e izolimit
Mjaft me politikë të ledhatimit nga perëndimi për regjimin e pro rusit Aleksandër Vuçiq, është koha e ndëshkimit dhe e izolimit

Gani Qarri

  • 30 December 2022 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Ditëve të fundit, e veçanërisht nga bllokimi total i qarkullimit dhe lëvizjes së lirë në veri, shihet qartë se presidenti serb Aleksandër Vuçiqi, vërtetë është duke u ledhatuar së tepërmi nga perëndimi, BE dhe SHBA-të me sjelljet e tij jo vetëm destruktive, por edhe kërcënime të hapura ndaj politikës që këto vende po e ndjekin në raport me zhvillimet e fundit në Kosovë,duke filluar me bllokimin e jetës dhe lirisë së lëvizjes nga bandat kriminale serbe në zonat e banuara me pjesëtarë të pakicës serbe në veri të Kosovës.

-Fakti se vet krimineli Vuçiqi është ai i cili qëndron, pas gjithë atyre që tash e gati dy javë me radhë, po ndodhin në veri, flasin reagimet e këtij Gebelsi të Millosheviqit, sa herë bëhet thirrjet për heqjen e barrikadave nga KFOR-i, EULEX-i dhe diplomatët ndërkombëtar në Kosovë, përfshirë edhe ambasadorin gjerman, kur Aleksandër Vuçiqi jo vetëm që nxiton për ti kundërshtuar vet personalisht kërkesat e tyre për zhbllokim të rrugëve, por nuk ngurron edhe për ti akuzuar në mënyrën më të ulët, të gjithë ata të cilët kërkojnë heqjen e barrikadave dhe garantimin e lëvizjes së lirë në veri të Kosovës.

Madje presidenti serb ka komentuar edhe deklaratën e ambasadorit gjerman në Prishtinë, vetëm pse ai ka thënë se barrikadat në Kosovë duhet të hiqen deri në Krishtlindje, duke e akuzuar se kinse:“Zoti Rode [ambasadori gjerman në Kosovë] është i njohur për deklaratat e tij anti serbe”!?. Për aq më tepër Vuçiq dëshmoi se, kohët e fundit është hallakatur tërësisht, duke u bërë edhe qesharak me deklaratat e tij të pa krip, se kinse sipas Vuçiqit, “përfaqësuesi gjerman(ambasadori Rode) menduaka të përcaktojë se çfarë lloj fasule duhet të hahet në Mitrovicë dhe çfarë në Zubin Potok”, duke u shprehur edhe se: “Ky është një kërcënim për popullin serb”?! Presidenti i turbulluar serb, shkon edhe më larg me çmendurinë e tij, duke pretenduar se me politikën e përcaktimit të «fasules për «serbët» në Mitrovicë e Zubin Potok» Gjermania dëshiruaka dominim të plotë në Ballkan, por një grusht kriminelësh serb të dirigjuar nga Vuçiqi në veri, qenkan pengesë e pakalueshme për Gjermaninë.

Dhe sikur mos të mjaftonte çmenduria e Vuçiqit, fjalorit luftënxitës të shefit të saj, i është bashkuar edhe kryeministrja Ana Bërnabiq, për të përshkallëzuar edhe më keq kërcënimet, se Serbia madje qenka në prag të një konflikti të armatosur, duke u bërë thirrje edhe organizatave joqeveritare, si pjesë e Konventës Kombëtare, që sipas saj, të flasin për “torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë”. Edhe në seancën e Konventës Kombëtare në Parlamentin e Serbisë, Bërnabiq, përçon mesazhe lufte në opinion e gjerë publik, në emër të ruajtjes së paqes, duke fajësuar Kosovën ani pse Kosova me asgjë nuk e rrezikon paqen, as kërcënon Serbinë, por është Serbia ajo e cila me bandat e saj kriminale, gjuan bomba, plagosë policët në detyrë, bllokon qarkullimin dhe lëvizjen në prani të KFOR-it dhe EULEX-it, në gjithë veriun e Kosovës, derisa edhe ata vetëm rrinë, duke bërë sehire krejtësisht të qetë, si tifozët më të rehatshëm!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".