Lexoni edhe:
Mjaft me politikë të ledhatimit nga perëndimi për regjimin e pro rusit Aleksandër Vuçiq, është koha e ndëshkimit dhe e izolimit
Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj - Zhuriani
Kërcënimet e opozitës për rrëzimin e Qeverise Kurti përpos që janë banale, ato janë primitive dhe qesharake. Së pari, a ka pasur deri tani opozitë? Ata janë në gjumë dhe të mos them të vdekur politikisht. Merreni me mend pa fije turpi Avdullah Hoti, përpos që kërkon nga lakmia rrëzimin e Qeverise Kurti aq “axhami” bëhet dhe thotë se atë e kanë gati edhe në pritje kandidatin për kryeministër të Kosovës!
-Po shihet ashiqare që Avdullah Hoti-Dulla, përpos lakmisë për të ardhur në pushtet, tregon edhe atë se në gjak e kanë pushtetin dhe janë në gjendje të japin çdo gjë, mirëpo, harron se kjo farë e fëlliqtë janë bërë horë deri më tani duke bërë martesë me bandat tjera dhe nuk patën fare sukses pos hajnisë dhe tradhtisë kombëtare, se të mos flasim vetëm për atë shtetërore. Nejse, Dulla, nuk është i keq si njeri, por është aq primitiv se e ndërsejnë të tjerët nga prapa dhe del në pazar dhe kinse po fol diçka pa menduar fare se bëhet qesharak dhe primitiv. Harron se populli i ka përjetuar të gjitha të zezat nga këto banda , që e vodhën shtetin dhe e sollën në derexhe të vdekjes. Pra, kjo opozitë ka dhënë shpirt dhe e ka zor të madh të vjen prapë në krye të shtetit dhe të marrin timonin.
Po e zëmë, po bie Qeveria! PO, kush do e merr atë? Mendoni se banda e Dullës dhe bandat tjera, jo,jo, gabim e keni se Kosova akoma lëngon nga plagët që e keni plagosur ju dhe i keni qitur hije të zeze shqiptarëve në tërë botën e qytetëruar, sepse ju fara e fëlliqtë titiste e keni në gjak pushtetin dhe hajnin. Ndaj, mos e mashtroni veten, se populli ju ka ra shuplake njëherë e mirë. Ju e keni përbuzur popullin, jeni tallur me të, keni mashtruar me lloj-lloj premtime boshe dhe atë sa për të mashtruar në fushata jeni sharë në rrënjë e në degë, dhe kur ka ardhur koha për të ndarë tortën i keni harruar të gjitha dhe jeni “martuar” bashkë, vetëm për të marr pushtetin. Dhe të mos flasim për korrupsion dhe zullume tjera, që atë zullum tani po e përjeton dhe po e paguan populli. Dhe, ju faqja e zezë mendoni se do e mashtroni popullin duke thënë se jeni përmirësuar dhe po rriteni, kurrën e kurrës, se më populli nuk e ha atë pykën tuaj të hajnisë e të tradhtisë.
Ju fara e fëlliqtë titiste ju hyni pazareve me Serbinë në dëm të Kosovës dhe kjo është dëshmuar disa herë që sa herë keni qenë në pushtet, i´a kemi parë sherrin si popull,prandaj mos e mashtroni veten. Në kohën kur Kosova ka qenë në rrezik të jetë apo të mos jetë ju keni bashkëpunuar me dreqin dhe i keni ra sakicë e hanxhar Kosovës vetëm për qëllimet e juaja për të ardhur në pushtet dhe e keni bërë hallakamë e sallamadi, që na hynë në Kosovë edhe çetnikët serb sa kanë dashur dhe kur kanë dashur, dhe ju jeni tallur me popullin duke e mashtruar me pallavra se ne nuk do e lëmë me hy këtë e atë, dhe ata vinin në pikë të ditës dhe këmbëkryq, por edhe këto dredhi kanë vdekur se nuk ju beson kush më .
Ç´është e vërteta, më vjen pak keq për Dullen që e keni bërë LOLO dhe i shkreti del e fol në të rrallë atë që ja servoni ju. kot e ka Dulla, se ju njëherë e keni ngrenë çorbën e Beogradit dhe do villni tërë jetën. Merreni me mend, vetëm këto raste të fundit me provokimet serbe në Kosovë, në vend që të bëhemi bashkë dhe të dalim nga kjo krizë dhe nga gjakësori serb, Dulla dhe ata lolot tjerë dalin dhe lehin si qentë e rrahur pas hënës, duke thënë në duam pushtet, duhet rrezuar qeverinë se ne e kemi në gjak hajnin dhe pushtetin. Turpi raftë mbi ju, more faqezi, pa asnjë të bardhë. Ju ndër dej akoma e keni atë që i keni ra kambanave të mortit kundër Kosovës, ju keni dëgjuar edhe frymëmarrjen e atdhetarëve dhe janë burgosur, ju jeni kjo farë e fëlliqtë që ndër dej akoma ju buron gjaku pansllavist.
Ndaj lërini salltanetet dhe mos u bëni horë dhe se do ju jetë buka në fyt që e keni ngrënë haram e me hajni bashkë me ato bandat tjera. Populli nuk mashtrohet më, populli ju ka dënuar dhe do ju dënon përjetësisht. Mos e përdorni Dullen dhe mos e shitni mish për top edhe pse i shkreti nuk di se ka shkon dhe se nga vjen. Mosni se nuk është mirë se do e paguani edhe këtë.
Se sa naiv jeni që nuk e kuptoni dot, se kur ka komshiu mort, mos bëni dasmë, Për ju kjo është normale dhe atë jo ju që doni, por ju shtyn ajo që e keni në gjak dhe keni ngrënë bashkë bukë në sofrën e Kalimegdanit dhe keni kënduar "Zikina kolen", ngek,ngek,ngek. Kanë ikur ato kohë. Mos u kthefshi kurrë sa të jetë toka e qielli, se zullum të madh na keni bërë si popull. Në theqafje shkofshi!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".